TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2) NVE: Seksioni O – Administrim publik dhe mbrojtja; Sigurimi social i detyrueshëm


SEKSIONI O – ADMINISTRIM PUBLIK DHE MBROJTJA; SIGURIMI SOCIAL I DETYRUESHËM

Ky seksion përfshin aktivitete me natyrë qeveritare, normalisht të kryera nga administrata publike.

Kjo përfshin dekretimin dhe interpretimin juridik të ligjeve dhe rregulloreve të tyre, si edhe administrimin e programeve bazuar në to, aktivitete legjislative, taksimi, mbrojtja kombëtare, rendi publik dhe sigurimi, shërbime imigrimi, punët e jashtme dhe administrimi i programeve qeveritare.

Statusi ligjor ose institucional nuk është në vetvete faktori vendimtar që një veprimtari të bëjë pjesë në këtë seksion, por aktiviteti që ka një natyrë të specifikuar në paragrafin e mëparshëm.

Kjo do të thotë që aktivitetet e klasifikuara gjetkë në NVE nuk janë në këtë seksion, edhe nëse kryhen nga njësi publike. Për shembull, administrimi i sistemit arsimor (rregullore, kontrolle, curricula) janë në këtë sek- sion kurse mësimdhënia në vetvehte nuk është (shih seksionin P), një spital burgu ose ushtarak klasifikohet në shëndetësi (shih seksionin Q). Në mënyrë të ngjashme disa aktivitete të përshkruara në këtë seksion mund të kryhen nga njësi jo-qeveritare.

Ky seksion gjithashtu përfshin aktivitete të sigurimit social të detyrueshëm.

84           Administrimi publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm

84.1         Administrimi i Shtetit dhe politikat ekonomike e sociale të komunitetit

Ky grup përfshin administratën e përgjithshme (p.sh,. ekzekutivin, legjislativin, administratën publike etj në nivel qeverie ) dhe mbikëqyrjen në fushën sociale dhe jetën ekonomike.

84.11          Aktivitete të administratës së përgjithshme publike

Kjo klasë përfshin:

  • administratën ekzekutive dhe legjislative qendrore, rajonale dhe lokale
  • administrimin dhe mbikëqyrjen e çështjeve fiskale :
    • funksionimi i skemave të taksimit
    • mbledhja e tatimeve e taksave mbi mallrat dhe hetimi i shkeljes së legjislacionit fiskal
    • administrata doganore
  • zbatimin e buxhetit dhe manaxhimin e fondeve publike dhe borxhit publik:
    • mbledhja dhe përdorimi i fondeve dhe kontrolli i shpenzimeve
  • administratën e përgjithshme të politikave të kërkim zhvillimit (civile) dhe fondeve përkatëse
  • administratën dhe punën e shërbimeve statistikore dhe të planifikimit ekonomik e social në nivele të ndryshme të qeverisë.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • funksionimin e ndërtesave pronë ose të zëna qeveritare, shih 68.2, 68.3
  • administrimin e politikave të kërkim zhvillimit që synojnë rritjene mirëqënies personale dhe të fondeve përkatëse, shih 84.12
  • administrimin e politikave të kërkim zhvillimit që synojnë përmirësimin e ecurisë ekonomike dhe konkurencës, shih 84.13
  • administrimin e politikave të kërkim zhvillimit lidhur me mbrojtjen dhe fondet shoqëruese, shih 84.22
  • funksionimin e arshivave qeveritare, shih 91.01
84.12          Aktivitete të organizmave drejtuese për shëndetin, arsimin, kulturën dhe të tjera shërbime sociale, përveç sigurimit social

Kjo klasë përfshin:

  • administrimin publik të programeve që synojnë rritjen e mirëqënies personale:
    • shëndeti
    • arsimimi
    • kultura
    • sporti
    • argëtimi
    • mjedisi
    • strehimi
    • shërbimet sociale
    • administrimin publik të politikave të kërkim zhvillimit dhe fondeve përkatëse në këto fusha Kjo klasë gjithashtu përfshin:
    • sponsorizimin e aktiviteteve argëtuese dhe kulturore
    • shpërndarjen e granteve publike artistëve
    • administrimin e programeve të furnizimit me ujë të pijshëm
    • administrimin e grumbullimit të mbeturinave dhe heqjes së tyre
    • administrimin e programeve të mbrojtjes së mjedisit
    • administrimin e programeve të strehimit Kjo klasë nuk përfshin:
    • ujrat e zeza, heqjen e mbeturinave dhe kanalizime, shih grupet 37, 38, 39
    • aktivitetet e detyrueshme sigurimi social, shih 84.30
    • aktivitetet e arsimimit, shih seksionin P
    • aktivitetet që lidhen me shëndetin e njerëzve, shih grupin 86
    • muzeumet dhe institucione të tjera kulturore, shih grupin 91
    • aktivitetet e librarive dhe arkivave publike, shih 91.01
    • aktivitetet sportive dhe të tjera argëtuese, shih grupin 93
84.13          Aktivitete të organizmave drejtuese për aktivitetin ekonomik

Kjo klasë përfshin:

  • aktivitetet e administrimit publik të sektorëve të ndryshëm ekonomik, përfshirë shpërndarjen e- subvencioneve:
    • bujqësia
    • përdorimi i tokës
    • burimet energjitike dhe miniera
    • infrastruktura
    • transporti
    • komunikacioni
    • hotele dhe turizmi
    • tregtia me shumicë dhe pakicë
  • administrimin e politikave të kërkim zhvillimit dhe fondeve përkatëse për përmirësimin e ecurisë ekonomike
    • administrimin e çështjeve të përgjithshme të punës
    • zbatimin e masave politike të zhvillimit rajonal p.sh. për reduktimin e papunësisë

Kjo klasë nuk përfshin:

  • aktivitete kërkimi dhe zhvillimi eksperimental, shih ndarjen 72

84.2      Kryerja e shërbimeve ndaj komunitetit

Ky grup përfshin punët e jashtme, mbrojtjen dhe rendin publik, dhe aktivitete sigurimi.

84.21     Punët e jashtme

Kjo klasë përfshin:

  • aktivitetin administrativ dhe operativ të ministrisë së punëve të jashtme, të misioneve diplomatike dhe konsullore të vendosura jashtë ose në zyra të organizatave ndërkombëtare
  • administrimin, funksionimin dhe mbështetjen e informacionit dhe shërbimeve kulturore të destinuara për tu shpërndarë përtej kufijve kombëtarë
  • ndihmën ndaj vendeve të huaja, nëse kryhet ose jo nëpërmjet organizatave ndërkombëtare
  • dhënien e ndihmës ushtarake vendeve të huaja
  • menaxhimin e tregtisë së jashtme, çështjeve ndërkombëtare financiare dhe atyre teknike të jashtme.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shërbimet ndaj katastrofave ndërkombëtare dhe konflikteve të refugjatëve, shih 88.99
84.22     Aktivitete të mbrojtjes

Kjo klasë përfshin:

  • administrimin mbikëqyrjen dhe funksionimin e mbrojtjes ushtarake dhe të forcave të mbrojtjes tokë sore, detare, ajrore dhe hapsinore si:
    • forcat luftarake të ushtrisë, flotës detare dhe forcës ajrore
    • xhenierit, transportin, komunikacionin, materialet, personelin dhe forcat komando të tjera jo luftarake
    • forca rezervë dhe mbështetëse të institucioneve të mbrojtjes
    • logjistika ushtarake (pajisje, struktura, rezerva ushqimore etj.)
    • aktivitete shëndetsore për personelin ushtarak në terren
  • administrimin, funksionimin dhe mbështetjen e forcave civile të mbrojtjes
    • përgatitjen e planeve për situata emergjente dhe kryerjen e provave me pjesëmarrjen e institucio- neve e popullsisë civile
    • administrimin e politikave të kërkim zhvillimit të lidhura me mbrojtjen dhe fondeve përkatëse

Kjo klasë nuk përfshin:

  • aktivitetet e kërkimit dhe zhvillimit eksperimental, shih ndarjen 72
    • dhënien e ndihmës ushtarake vendeve të tjera, shih 84.21
    • aktivitetet e gjykatave ushtarake, shih 84.23
    • furnizimin e popullatës me artikuj të domosdoshëm për urgjenca të brendshme në raste të katastrofave në kohë paqe, shih 84.24
    • aktivitetet arsimore të shkollave ushtarake, kolegje dhe akademi, shih 85.4
    • aktivitetet e spitaleve ushtarake, shih 86.10
84.23     Drejtësi dhe aktivitete juridike

Kjo klasë përfshin:

  • administrimin dhe funksionimin e gjykatave të çështjeve kriminale dhe atyre administrative civile, gjykata ushtarake dhe sistemi juridik, përfshirë përfaqësimin juridik dhe njoftimin në emër të qeverisë ose kur kryhet nga qeveria me pagesë ose shërbime
    • pasqyrimin e gjykimit dhe interpretimin e ligjit
    • gjykimin e çështjeve civile
    • administratat e burgjeve dhe shërbimet e riedukimit (korrektimit), përfshirë shërbimet e rehabilitimit, pavarësisht nëse administrimi dhe kryerja e tyre bëhet nga njësi qeveritare ose nga njësi private me kontratë ose me pagesë.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • këshillimin dhe përfaqësimin në çështjet civile, kriminale dhe çështje të tjera, shih 69.10
    • aktivitetet e shkollave të burgjeve, shih ndarjen 85
    • aktivitetet e spitaleve të burgjeve, shih 86.10
84.24     Aktivitete të rendit publik dhe sigurimit

Kjo klasë përfshin:

  • administratën dhe funksionimin e forcave policore të rregullta ose ndihmëse mbështetur nga au- toritetet publike të porteve, kufirit, rojes bregdetare dhe të tjera forca speciale të policisë, përfshirë rregullimin e trafikut, regjistrimi i të huajve, mbajtja e regjistrave të ndalimeve
    • furnizimin e popullatës me artikuj të domosdoshëm për urgjenca të brëndshme në raste të katastrofave në kohë paqe

Kjo klasë nuk përfshin:

  • funksionimin e laboratorëve të policisë, shih 71.20
    • administratën dhe funksionimin e forcave të armatosura ushtarake, shih 84.22
84.25     Aktivitete shërbimi kundra zjarrit

Kjo klasë përfshin:

  • luftën kundër zjarrit dhe parandalimin e tij:
    • administratën dhe funksionimin e brigadave të rregullta dhe ndihmëse për parandalimin e zjarrit dhe shuarjen e tij, shpëtimin e njerëzve dhe kafshëve, asistencë në katastrofat civile, përmbytje, aksidenteve rrugore etj.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shërbimet e mbrojtjes kundra zjarrit të pyjeve dhe shuarjes të këtyre zjarreve, shih 02.40
    • shuarjen e zjarrit në zona gazi dhe naftëmbajtëse, shih 09.10
    • shërbimet e shuarjes së zjarrit dhe parandalimit të tij në aeroporte, të ofruara nga njësi jo të specializuara shih 52.23

84.3      Aktivite të sigurimit të detyrueshëm

84.30    Aktivite të sigurimit të detyrueshëm

Kjo klasë përfshin:

  • financimin dhe administrimin e programeve qeveritare të sigurimit social:
    • sigurimet për sëmundje, aksidente në punë, dhe papunësi
    • pensione pleqërie
    • programe që mbulojnë humbjen në të ardhura për shkak të shtatzanisë, paaftësisë së përkohëshme, vejani etj.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • sigurimin social jo të detyrueshëm, shih 65.30
  • shërbimin e bamirësisë dhe punës sociale (pa akomodim), shih 88.10, 88.90

Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

Ju duhet ndihmë?

Lini kontaktet tuaja. Ne do t’ju përgjigjemi shumë shpejt.

+355693232349
[email protected]

Kontakto

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online