Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2) NVE: Seksioni T.


SEKSIONI T – AKTIVITETET E FAMILJEVE SI PUNËDHËNËS; AKTIVITETE TË PRODHIMIT TË MALLRAVE E SHËRBIMEVE TË PANDRYSHUESHME TË FAMILJEVE PËR PËRDORIM TË VET

97      Aktivitete të familjeve si punëdhënës të personelit shtëpiak

97.0      Aktivitete të familjeve si punëdhënës të personelit shtëpiak

97.00    Aktivitete të familjeve si punëdhënës të personelit shtëpiak

Kjo klasë përfshin aktivitetet e familjeve si punëdhënës të personelit shtëpiak si shërbyese, kuzhiniere, kamarier, garderobist, shërbëtor, rrobalarëse, kopshtar, portier, stallier, shofer, kujdestar, guvernante, dado, tutor, sekretare etj.

Kjo klasë nuk përfshin:

– shërbimet si kuzhiniere, kopshtar, etj pjesë të shërbimeve të pavarura (ndërmarrje ose individë), shiko në varësi të tipit të shërbimit.

98           Aktivitete të prodhimit të mallrave e shërbimeve të pandryshueshme të familjeve për përdorim të vet

Kjo ndarje përfshin aktivitetet e prodhimit të mallrave dhe shërbimeve të pandryshueshme të familjeve për përdorim të vet.

Familjet do të mund të klasifikohen këtu vetëm në qoftë se është e pamundur të identifikohet aktiviteti kryesor për aktivitete jetësore të familjeve. Nqs familjet janë të angazhuara në aktivitete tregtare, duhet të klasifikohet në aktivitetin kryesor të realizuar.

98.1      Aktivitete të prodhimit të mallrave të pandryshueshme të familjeve për përdorim të vet

98.10    Aktivitete të prodhimit të mallrave të pandryshueshme të familjeve për përdorim të vet

Kjo klasë përfshin aktivitetet e prodhimit të mallrave të pandryshueshme të familjeve, që do të thotë, aktivitetet e familjeve që janë të zënë në aktivitete të ndryshme që prodhojnë mallra për nevojat e tyre jetësore.

Këto aktivitete përfshijnë gjueti dhe grumbullim, fermat, prodhimi i strehave dhe veshjeve dhe mallra të tjera të prodhuara sipas familjeve për nevojat e tyre jetësore.

Në qoftë se familjet prodhojnë gjithashtu mallra të destinuara për tu shitur, ato klasifikohen në industrinë e duhur sipas NVE-së. Në qoftë se ato kryesisht janë të zënë në aktivitete të prodhimit të mallrave, ato klasifiko- hen në industrinë e duhur sipas NVE-së.

98.2      Aktivitete të prodhimit të shërbimeve të pandryshueshme të familjeve për përdorim të vet

98.20    Aktivitete të prodhimit të shërbimeve të pandryshueshme të familjeve për përdorim të vet

Kjo klasë përmban aktivitetet e prodhimit të shërbimeve të pandryshueshme të familjeve. Këto aktivitete përfshijnë gatim, mësim, kujdestari për anëtarët e familjes dhe shërbime të tjera të familjeve për nevojat e tyre jetësore.

Në qoftë se familjet prodhojnë të mira të ndryshme për qëllime jetësore, ato klasifikohen në aktivitete të prodhimit të të mirave të familjeve për përdorimit të vet.

Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR

ALPROFIT CONSULT
Ekonomisti iJashtëm iBiznesit Tuaj.

Ne kujdesemi për kontabilitetin dhe taksat, në mënyrë që ju të kurseni kohë, para dhe të fokusoheni në rritjen e biznesit.

Kërko Ofertë
Kontabilitet

Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.

Taksa

Profesionistë në fushën e administrimit të taksave.

Këshillim Financiar

Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.