- Akti normativ nr. 7, datë 14.12.2023, shtyu me një vit zbatimin e zbritjeve tatimore sipas nenit 22 të ligjit nr. 29/2023 dhe të deklaratës mbi statusin personal.
- Për gjithë vitin 2024, Tatimi mbi të Ardhurat nga Punësimi (TAP) u mbajt njëlloj si në 2023, pa zbritjet e reja dhe pa deklaratë statusi personal.
- Që nga janari 2025, zbritjet dhe deklarata mbi statusin personal janë në fuqi dhe zbatohen çdo muaj.
Më 11 mars 2024, Administrata Tatimore sqaroi se, sipas Aktit Normativ nr. 7, datë 14.12.2023, nenet 22, 23 dhe 24.1 të ligjit nr. 29/2023 (zbritjet tatimore dhe deklarata mbi statusin personal) do të shtrinin efektet vetëm nga janari 2025. Prandaj, për gjithë vitin 2024, përllogaritja dhe mbajtja e Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi (TAP) vijoi njëlloj si në vitin 2023, pa zbritjet e reja dhe pa qenë e nevojshme deklarata mbi statusin personal.
Lexo edhe: Deklarata e statusit personal dorëzohet te një punëdhënës i vetëm dhe Agjenti tatimor i listëpagesës, detyrimet e punëdhënësit, afatet dhe gjobat.
Njoftimi i atëhershëm sqaronte edhe situatën e individëve me më shumë se një punësim njëkohësisht:
Përllogaritja dhe mbajtja e Tatimit mbi të Ardhurat nga Punësimi, për të gjithë të punësuarit, përgjatë vitit 2024, vijoi të kryhej në të njëjtën mënyrë sikurse më parë. Për individët me më shumë se një punësim gjatë një muaji, punëdhënësit përkatës deklaruan dhe mbajtën TAP sipas vlerave të përllogaritura në listëpagesë, ndërsa diferenca u pagua nga vetë individi me Deklaratën Individuale Vjetore 2024, njësoj si për vitin fiskal 2023.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falas
