TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

1. Fillimisht, cdo profesionist i Finacës apo Kontabilitetit duhet të bëhet pjesë e një shoqate profesionale. Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë, e themeluar në vitin 1998, është selia profesionale e profesionistëve të kësaj fushe. Për t’u anëtarësuar, fare thjesht ndiqni linkun http://shkfsh.org/si-te-antaresohesh

2. Për të hyrë në provimet për marrjen e titullit Kontabël i Miratuar duhet të plotësohen këto kritere:

2.1. Kërkesën me shkrim drejtuar Komisionit të Provimeve të Aftësisë Profesionale, ku të listohen dokumentat e paraqitura;

2.2. Fotokopje të Kartës së identitetit,

2.3. Kopje të noterizuar të diplomës së shkollës së lartë ku përfshihet Diplomë e integruar e nivelit të dytë (sistemi 4-vjeçar) ose Diplomë e nivelit të pare plus Diplomë e nivelit Master Profesional ose Diplomë e nivelit të parë plus Diplomë e nivelit Master Shkencor ose diplomat e barazvlershme me to, për çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomik apo të barazvlershme me to (Kur diploma është marrë në një shtet tjetër ajo duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Shqipërisë).

2.4. Lista e notave e noterizuar, për secilën nga diplomat më sipër.

2.5. Vërtetim nga punëdhënësit ku të tregohet angazhimi prej të paktën tre vitesh pas përfundimit të shkollës së lartë (dates/pajisjes me diplomën e nivelit të dytë), në fushën e kontabilitetit, financës, kontrollit financiar dhe në fusha të ngjashme,

2.6. Kopje të librezës së punës të noterizuar, të shoqëruar me vërtetim nga sigurimet shoqërorë për gjendjen e sigurimit shoqëror e shëndetësor për të paktën minimumin e periudhës së angazhimit të përshkruar në pikën 2.5,

2.7. Vërtetime ose çertifikata (te noterizuar) që tregojnë se kandidati ka kryer kursin e kualifikimit në fushën e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar, të organizuar ose të monitoruar nga organizata profesionale e kontabilistëve të miratuar, apo edhe organizata të tjera të njohura,

2.8. Dëshmi të gjendjes personale gjyqësore (dëshmi penaliteti) të 3 muajve të fundit.

3. Lidhur me Pikën 2.7., SHKFSH organizon kurset përgatitore për “Kontabël i Miratuar” (SKK & SNK) për sezonin 2019 (për profesionistët që përgatiten për Provimet e Aftësisë Profesionale), sipas kalendarit te mëposhtëm:

  1. Tiranë në datën 04 Shkurt 2019, [Përfunduar]
  2. Në Tiranë në datën 18 Shkurt 2019, [Përfunduar]
  3. Tiranë në datën 04 Mars 2019, [Vazhdojnë regjistrimet]

Kalandari i trajnimeve per SKK& SNK, “Si të regjistroheni”, tarifat:

http://www.shkfsh.org/njoftime/2-lajme/110-2019-02-24-20-25-47

4. Kalendari i provimeve për Provimet e Aftësisë Profesionale, sipas disiplinave, për Sezonin 2019, i caktuar nga Autoriteti i Certifikimit, është si më poshtë vijon:

(20 prill 2019) 1. Raportimi dhe përgatitja e pasqyrave financiare, sipas standardeve kombëtare e ndërkombëtare të raportimit financiar;

(11 maj 2019) 2. Zbatimi në praktikë i legjislacionit mbi të drejtën civile, të drejtën penale, legjislacionit tregtar dhe të drejtën e punës në Republikën e Shqipërisë, në masën që këto i interesojnë profesionit të auditimit ligjor të pasqyrave financiare;

(1 qershor 2019) 3. Zbatimi në praktikë i kërkesave të legjislacionit të tatimeve dhe taksave në Republikën e Shqipërisë;

Me kalimin me sukses të ketyre 3 provimeve të Aftesise Profesionale, kandidatët shpallen “Kontabilistë të Miratuar” në RSH.

Burimi: Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online