“Fiscalization”, MFE meeting calendar for public consultations on the draft law

Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i njohur ndryshe edhe si “Fiskalizimi”, do të vazhdojë deri në fund të muajit gusht, të jetë pjesë e konsultimit publik. Ministria e Financës dhe Ekonomisë e konsideron shumë të rëndësishëm procesin e konsultimit publik, me qëllim mbarëvajtjen e një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës. Për këtë janë ftuar të gjitha grupet e interesit dhe opinioni në tërësi, të japin komentet dhe sugjerimet e tyre. Kështu, krahas platformës online: http://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/195 and the https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi njoftojmë se konsultimet publike, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me grupe të ndryshme të interesit, janë përcaktuar në datat e mëposhtme: Kalendari i Konsultimeve Publike • 20 Gusht – Takim me kontabilistët • 22 Gusht – Takim me biznesin e IT-së • 23 Gusht – Takim i Këshillit Tatimor • 27 Gusht – Takim me shoqatat e biznesit • 28 Gusht – Takim me Shoqatën e Bankave • 29 Gusht – Takim i Këshillit të Investimeve Projektligji synon krijimin e një sistemi të ri faturimi dhe monitorimi të transaksioneve të bizneseve në vend. Ai parashikon që, duke nisur që nga data 1 Janar 2020, të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportohen te Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale, ndërsa nga 1 Janari 2021, të gjitha transaksionet ndërmjet biznesit me njëri – tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëhen në bazë të faturës elektronike. Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, prej datës 1 gusht është hedhur për konsultim publik, proces i cili do të zgjasë deri në fund të muajit gusht 2019.

Accounting, tax filings, and tax consulting for your business, all in a monthly package. The first consultation is free and no obligation.

VIEW PRICES

About the author

Andi Haxhillari is an economist and the founder of AlProfit Consult, an accounting, tax advisory, and financial management firm in Tirana, established in 2015. He holds the professional title of Certified Accountant, certificate no. 359, issued by the Certification Authority of the Ministry of Finance on July 4, 2012. He graduated with a Master's degree in Accounting and as a General Economist from the Faculty of Economics at the University of Tirana. For more than ten years, he has worked as an external economist for small and medium-sized businesses in Albania.

GDPR