TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2) NVE: SEKSIONI P – ARSIMI


SEKSIONI P – ARSIMI

Ky seksion përfshin arsimimin në çdo nivel dhe për çdo profesion. Mësimet mund të jenë në formë verbale apo me shkrim, si dhe mund të sigurohen përmes radios dhe televizionit ose të tjera mjete komunikimi.

Ky seksion përfshin arsimimin nga institucione të ndryshme në sistemin e rregullt arsimor në nivele të ndry- shme si edhe arsimin e të rriturve, programe të mësimit të shkrimit e leximit etj. Gjithashtu janë përfshirë shko- llat ushtarake dhe akademitë, shkollat e burgjeve etj, në nivelet e tyre respektive.

Seksioni përfshin arsimin publik si dhe atë privat.

Për çdo nivel të arsimit fillestar, përfshihet gjithashtu arsimimi i posaçëm për nxënës me prapambetje mendore ose fizike.

Ndarja e kategorive në këtë seksion bazohet në nivelet e arsimit sikurse përcaktohet nga nivelet e ISCED 1997. Aktivitetet e institucioneve arsimore që ofrojnë arsimimin në nivelin 0 të ISCED jane klasifikuar ne 85.10, te nivelit 1 të ISCED ne 85.20, të nivelit 2-3 të ISCED ne grupin 85.3, te nivelit 4 ne 85.41 dhe të nivelit 5-6 të ISCED ne 85.42.

Ky seksion përfshin gjithashtu instruktimin që merret kryesisht me sportin dhe kulturën, si dhe aktivitete mbësh- tetëse të arsimit.

84           Arsimi

85.1    Arsimi parashkollor

85.10    Arsimi parashkollor

Kjo klasë përfshin:

  • arsimin para shkollor (arsimin përpara nivelit të parë). Arsimi parashkollor është përcaktuar si faza fillestare e organizuar për përshtatjen e të vegjëlve në një ambjent të tipit “shkollë” në mënyrë që ta kenë më të lehtë kalimin nga ambjenti i shtëpisë në atë të shkollës

Kjo klasë nuk përfshin:

  • mbajtjen në kujdes ditor të fëmijëve, shih 88.91

85.2      Arsimi fillor

85.20    Arsimi fillor

Kjo klasë përfshin arsimin fillor: kryerjen e kurseve shkollore dhe kurse shoqëruese pune që u japin nxënësve njohuri fillestare në lexim, shkrim dhe matematikë si dhe njohuri fillestare të lëndëve të tjera si histori, gjeografi, shkenca natyrore, art dhe muzikë. Një arsimim i tillë zakonisht ofrohet për fëmijë, megjithatë këtu përfshihen edhe programet e mësimit të shkrimit e leximit brenda ose jashtë sistemit shkollor, të cilët janë të ngjashëm në përmbajtje me programet e arsimit fillestar por që bëhen për ata që konsiderohen të mëdhenj për të qënë në shkolla fillore (p.sh. programet e të mësuarit për të rritur).

Kjo klasë nuk përfshin:

  • arsimin e të rriturve sikurse përcaktohet në 85.5
  • mbajtjen në kujdes ditor të fëmijëve, shih 88.91

85.3      Arsimi mesëm

Ky grup përfshin ciklin e lartë të 9 vjeçares dhe arsimin e mesëm të përgjithshëm, teknik dhe profesional. Ky grup nuk përfshin:

  • arsimin e të rriturve siç përcaktohet tek 85.5.
85.31     Arsimi mesëm i përgjithshëm

Kjo klasë përfshin dhënien e atij arsimi që vendos bazat e të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe zhvillimit njerëzor dhe mundëson vazhdimin e të mësuarit të mëtejshëm. Këto institucione ofrojnë programe që zakonisht janë me një orientim më të gjerë lëndësh, duke përdorur mësues më të specializuar dhe shpesh punësojnë mësues që zhvillojnë mësimet në fushën e tyre të specializimit.

Specializimi sipas lëndëve në këtë nivel, shpesh fillon të ketë ndikim madje edhe në eksperiencën arsimore të atyre që ndjekin programe të arsimit të përgjithshëm. Këto programe janë hartuar të kualifikojnë studentët si për arsimin teknik edhe për atë profesional ose për tu pranuar në arsimin e lartë pa ndonjë kërkesë paraprake për njohuri në lëndë të veçanta.

Kjo klasë përfshin:

  • ciklin e lartë të 9 vjeçares (klasat 7-8-9)
  • arsimin e mesëm të përgjithshëm e cila në parim jep mundësi hyrje në arsimin e lartë (klasat 10-11- 12)

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • arsim të posaçëm të këtij niveli për studentë me prapambetje

Kjo klasë nuk përfshin:

  • arsimimin e të rriturve sikurse përcaktohet në 85.5
85.32     Arsim i mesëm teknik dhe profesional

Kjo klasë përfshin dhënien e atij arsimi ku përgjithësisht programet i vënë theksin specializimit sipas lëndëve dhe mësimit si në teori dhe në praktikë, në përgjithësi shoqëruar me punësim aktual ose në të ardhmen. Synimi i një programi mund të ndryshojë nga përgatitja për një fushë të përgjithshme punësimi deri në një vend pune shumë specifik.

Kjo klasë përfshin:

  • arsimin teknik dhe profesional nën nivelin e arsimit të lartë sikurse është përcaktuar në 85.4

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • instruktimin e guidave turistike
    • instruktimin për kuzhiniere, hotelierë dhe punonjës të restoranteve
    • shkollat kozmetike dhe berberi
    • trajnimin për riparim kompjuterash
    • shkollat për shoferë profesionistë p.sh. për kamionë, autobuzë, tren, pilotë

Kjo klasë nuk përfshin:

  • arsimin teknik dhe profesional të lartë, shih 85.4
    • kryerjen e instruktimit artistik për argëtim, hobet dhe qëllime vet-zhvilluese, shih 85.52
    • shkollat për të drejtuar automjetin jo për shoferë profesionistë, shih 85.53
    • trainime pune si pjesë e aktiviteteve të punës sociale pa akomodim, shih 88.10, 88.99

85.4       Arsimi i lartë

Kjo klasë përfshin dhënien e arsimit pas të mesmes jo të lartë dhe dhënien e arsimit të lartë për sigurimin e diplomave të nivelit të parë, të nivelit të dytë dhe niveleve më të larta. Kërkesa për pranim është të paktën një diplomë e shkollës së mesme.

Ky grup nuk përfshin:

  • arsimin për të rritur siç është përcaktuar tek 85.5
85.41     Arsimi pas të mesmes jo i lartë

Kjo klasë përfshin arsimin pas të mesëm, i cili nuk konsiderohet arsim i lartë. Si shembull është marrja e arsimit plotësues pas të mesëm për përgatitjen e hyrjes në arsimin e lartë ose në pas të mesme jo të lartë profesionale.

85.42     Arsimi i lartë

Kjo klasë përfshin:

  • fazën e parë, të dytë dhe të tretë të arsimit të lartë:

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • shkollat e artit që ofrojnë arsim të lartë

85.5      Shërbime të tjera arsimi

Ky grup përfshin vazhdimin e arsimit të përgjithshëm ose profesional si dhe trajnimet për çdo profesion, hobet ose me qëllim vet-zhvillimi. Këtu përjashtohen aktivitetet arsimore sikurse janë paraqitur në grupet 85.1-85.4, arsimi para shkollor, arsimi fillor, arsimi sekondar dhe arsimi i lartë.

Këtu përfshihen qendrat dhe shkollat që ofrojnë instruksione në sport ndaj grupeve ose individëve, instruk- sione të gjuhës së huaj, në arte, dramë ose muzikë, ose trainime të specializuara, në përgjithësi për të rritur dhe jo të krahasueshme me arsimin e grupeve 85.1-85.4

85.51     Arsimi për sporte dhe argëtim

Kjo klasë përfshin formimin sportiv për grupe ose individë në qendra dhe shkolla me ose pa akomodim. Nuk përfshihen shkollat akademike, kolegjet dhe universitetet. Instruktimi mund të kryhet në mjedise të ndryshme, në ato të qendrës apo shkollës ose të klientëve. Instruktimi i përfshirë në këtë klasë është i organizuar në formë zyrtare.

Kjo klasë përfshin:

  • formimin sportiv (futboll, basketboll, beizboll, kriket, etj)
  • qendrat që ofrojnë formim sportiv
  • instruksionet e gjimnastikës
  • instruksionet e kalërimit
  • instruksionet e notit
  • instruktorë, mësues dhe trajnerë të sporteve profesionale
  • instruksione të arteve marciale
  • instruksione të lojrave me letra (si brixhi)
  • instruksione të jogës

Kjo klasë nuk përfshin:

  • arsimin kulturor, shih 85.52
85.52     Arsim kulturor

Kjo klasë përfshin instruktimin në arte, dramë dhe muzikë. Institucionet që japin këtë lloj instruktimi mund të quhen “shkolla”, “studio”, “klasa” etj. Ato japin instruktime të organizuara në formë zyrtare, kryesisht për hobet, argëtim ose për zhvillim të vetvehtes, por këto instruktime nuk të çojnë në marrjen e një diplomë profesionale apo diplomave të arsimit të lartë

Kjo klasë përfshin:

  • mësuesit e pianos dhe të tjera instruktime muzike
    • instruktime arti
    • instruktime vallëzimi dhe studio vallëzimi
    • shkollat e dramës (përveç atyre akademike)
  • shkollat e arteve të bukura (përveç atyre akademike)
    • shkollat e bërjes së artit (përveç atyre akademike)
    • shkollat fotografike (përveç atyre profesionale)

Kjo klasë nuk përfshin:

  • kurset për gjuhët e huaja, shih 85.59
85.53     Aktivitete të shkollave të drejtimit të mjeteve

Kjo klasë përfshin:

  • autoshkollat, shkollat për fluturim, lundrim, transport detar që nuk japin çertifikata tregtare dhe leje

Kjo klasë nuk përfshin:

  • shkollat për drejtues profesionistë automjetesh, shih 85.32
85.59    Shërbime të tjera shkollimi

Kjo klasë përfshin:

  • arsimin që nuk është i përcaktuar sipas niveleve
  • shërbimet e mbikqyrjes akademike
  • kurse trainimi të rikuperimit arsimor
  • kurse përgatitore për provimet
  • instruktime gjuhësore dhe të biseduarit
  • trajnime kompjuteri
  • instruktime fetare

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • trajnimin për mbrojtjen e jetës
  • trajnimin për të mbijetuar
  • trajnimin për të folur në publik
  • instruktimin për shpejtësinë e të lexuarit

Kjo klasë nuk përfshin:

  • programet e mësimit të shkrimit e leximit të të rriturve, shih 85.20
  • arsimin sekondar të përgjithshëm, shih 85.31
  • arsimin sekondar teknik dhe professional, shih 85.32
  • arsimin e lartë, shih 85.4

85.6      Shërbime arsimore mbështetëse

85.60    Shërbime arsimore mbështetëse

Kjo klasë përfshin dhënien e shërbimeve jo të instruktimit që mbështesin procesin arsimor ose sistemet arsimore:

  • konsultimin arsimor
  • shërbimet këshillimore për orientimin arsimor
  • shërbime të vlerësimit të testeve arsimore
  • shërbimet e testimit arsimor
  • organizimin e programeve të shkëmbimit të studentëve

Kjo klasë nuk përfshin:

  • punën kërkimore dhe eksperimentale në shkencat sociale dhe humane, shih 72.20

Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online