TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

[Paketa e re fiskale] Tatimi mi të ardhurat nga punësimi dhe disa ndryshime në ligjin për Akcizat dhe TVSH.

Zerohet tatimi mbi të ardhurat për pagat deri në 40 mijë lekë. Pas gati 8 vitesh, qeveria ka vendosur të rrisë pragun e pagës së pataksueshme, nga 30 mijë lekë që është aktualisht, në 40 mijë lekë. Paketa e re fiskale që është paraqitur për konsultim, parashikon po ashtu përgjysmimin në 6.5 të tatimit mbi të ardhurat për pagat deri në 50 mijë lekë si edhe aplikimin e normës maksimale të taksimit, konkretisht 23% për pagat mbi 200 mijë lekë.

Të tjera ndryshime që do të zyrtarizohen duke nisur nga korriku i vitit që vjen janë edhe ato për vendosjen e akcizës me 6 lekë për gazin e përdorur për ngrohje apo gatim, gjë që pritet të sjellë një rritje të çmimit në treg si edhe taksim i jahteve që furnizohen me karburant në vendin tonë, të cilët deri më tani kanë qenë të zhveshur nga çdo detyrim tatimor. PAGAT Ndërhyrja e Qeverisë mbi nivelin e taksimit, prek dy kategori, ata me të ardhura të ulëta si edhe “të pasurit”. Për fashën nga 50 mijë lekë deri në 150 mijë lekë, barra tatimore është e pandryshueshme dhe mbetet 13%.

Konkretisht, projektligji për disa ndryshime në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” përcakton rritjen e pagës dysheme të patatueshme nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë. Çka do të thotë se për pagat deri në 40 mijë lekë nuk do të rëndojë tatimi mbi të ardhurat. Pas këtij pragu, pra, për pagat deri në 50 mijë lekë tatimi mbi të ardhurat është përgjysmuar, nga 13 për qind që është aktualisht në 6.5 për qind. Ky taksim nuk do të aplikohet për pagën e plotë por vetëm për diferencën (50 mijë-30 mijë). “Projektligji parashikon reduktimin e normës tatimore me 50% për tatimpaguesit me të ardhura nga paga nga 40,001 lekë/muaj deri në 50,000 lekë/muaj.

Këta tatimpagues do paguajnë 0% tatim deri në shumën 30,000 lekë të ardhura mujore nga paga, dhe mbi këtë shumë do paguajnë gjysmën e normës tatimore prej 13% (pra 50%*13%). Kjo siguron që qytetarët me më pak të ardhura të paguajnë tatim më të ulët mbi të ardhurat nga paga, si edhe mbështetja e shtresës së mesme, duke rishikuar fashën e sipërme të taksimit progresiv. Tatimi 23% parashikohet të fillojë të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë/muaj, nga 150,000 lekë/muaj që është aktualisht”, thuhet në relacionin që shoqëron draftin.

Për ta bërë më të thjeshtë çdo i punësuar me një pagë nën 40 mijë lekë do të ketë zero taksa. Ndërkohë, për pagat nga 40 mijë lekë deri në 50 mijë lekë formula për llogaritjen e detyrimit tatimor është kjo: Deri në 30 mijë lekë taksa është zero, diferenca është ajo që do të tatohet. Thënë më thjesht, dikush me një pagë 46 mijë lekë në muaj, do të paguaj tatim mbi të ardhurat (46 000-30 00) për 16 mijë lekë. Tatimi për këtë diferencë, pra, për 16 mijë lekë nuk do të jetë 13 për qind sa është aktualisht, por 6.5 për qind. Pra, do të paguhet vetëm 1 mijë lekë taksa. Ndërkohë, me skemën aktuale, detyrimi tatimor është 13 për qind ose rreth 2000 lekë.

Burimi: Panorama.al

PËRFITUESIT

Sipas relacionit, nga lehtësimi i barrës tatimore, pra, nga zerimi i tatimit për pagat deri në 40 mijë lekë përfitojnë 71,500 të punësuar dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 7,800 lekë për tatimpagues në vit ose rreth 557 milionë lekë për të gjithë tatimpaguesit. “Gjithashtu, në të njëjtën linjë, për lehtësimin e barrës tatimore të shtresave në nevojë të popullsisë, me anë të këtij projektligji propozohet që tatimpaguesit me të ardhura nga paga nga 40,001 lekë në muaj deri në 50,000 lekë në muaj, të vijojnë të paguajnë 0% tatim deri në shumën 30,000 lekë të ardhura nga paga, dhe ndryshe nga regjimi i mëparshëm, mbi shumë 30,000 lekë të paguajnë gjysmën e normës tatimore prej 13% (13%*50%).

Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 58 mijë dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 11,700 lekë për tatimpagues në vit ose në total 678 milionë lekë për të gjithë tatimpaguesit”, theksohet më tej në relacion. Ndërkohë është parashikuar edhe ndryshimi i fashës së sipërme të taksimit progresiv. Kështu, tatimi 23% parashikohet të ûllojë të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë në muaj, nga 150,000 lekë që është aktualisht. Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 5,900 dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 23,000 lekë për tatimpagues në vit ose në total 135 milionë lekë për të gjithë tatimpaguesit.

Aplikimi i këtyre ndryshimeve ligjore, sipas relacionit të Qeverisë, rezulton me një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej -1.37 miliardë lekë në vit, ndërsa sa i takon vitit 2022, duke qenë se ky parashikim nis të zbatohet në korrik të vitit 2022, efekti negativ për vitin 2022 parashikohet të jetë -685 milionë lekë. GAZI Sakaq, Qeveria ka ulur akcizën për gazin, nga 8 lekë që është aktualisht në 6 lekë, por në skemë është përfshirë edhe gazi që përdoret për ngrohje dhe për gatim dhe jo vetëm ai për qarkullim. Pra, prej 1 korrikut të vitit që vjen, akciza e gazit do të jetë 6 lekë, pavarësisht qëllimit të përdorimit, pra, nëse përdoret nga konsumatorët familjarë apo për qarkullim. Kjo pritet të sjellë edhe rritje të çmimit në treg.

QUMËSHTI

Përmes paketës së re fiskale, qeveria ka vendosur taksë edhe për qumështin. “Taksa për importimin ose prodhimin e qumështit pluhur është në vlerën 100 lekë për kg”, thuhet në draft, gjë që po ashtu pritet të reflektohet me rritje të çmimit të këtij produkti në treg.

KARBURANTET PËR JAHTET

Deri më tani, jahtet turistike që furnizohen me karburant janë të përjashtuara nga detyrimet tatimore. Por prej korrikut të vitit që vjen, këto mjete do t’u nënshtrohen politikave taksuese. Në draft propozohet vendosja e një takse prej 65 lekë për litër mbi karburantin (e cila përfshin akcizën (37 lekë), taksë qarkullimi (27 lekë) dhe taksë karboni (1.5 lekë) që përdoret për furnizimin e tyre në këto zona. Aplikimi i taksës prej 65 lekë për litër sjell rritje të ardhurash në buxhet, duke qenë në të njëjtën kohë një taksë më e ulët se ajo e karburantit që importohet në kushte normale, për të cilin taksat në total janë rreth 90 lekë për litër taksa.

Burimi: Panorama.al

Burimi: Panorama.al

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online