
Nëse je i huaj por përfiton të ardhura pasive me burim nga Republika e Shqipërisë (të ardhura nga dividentët, interesat, honoraret) do të paguani tatimin në Republikën e Shqipërisë.
Nëse përfitoni nga marrëveshjet tatimore në fuqi, masa e tatimit të paguar në Shqipëri do të jete ajo e përcaktuar në marrëveshjen tatimore.
Në qoftë se je i huaj që punon ne Shqipëri, i rëndësishëm është afati i qëndrimit: nëse ky është i përkohshëm, apo i vazhdueshëm.
Nëse është i përkohshëm dhe dendron më pak 183 ditë brenda një viti, do të jeni jo rezident për qëllime tatimore në Shqipëri. Gjithashtu nëse punëdhënësi juaj është jo rezident dhe shpërblimi nuk ka lindur nga një seli e përhershme ose bazë fikse që punëdhënësi ka në Shqipëri, të ardhurat tuaja nga punësimi do të tatohen vetëm në vendin e rezidencës tuaj.
Kushtet e mësipërme duhet te plotësohen njëkohësisht. Nëse njëri nga kushtet nuk plotësohet të ardhurat tuaja nga punësimi do të tatohen në Shqipëri.
Nëse qëndroni më shumë se më shume 183 ditë brenda një viti do të jeni rezident për qëllime tatimore në Shqipëri.
Nëse jeni student apo ndiqni kurse trajnimi apo kualifikimi në Shqipëri, të ardhurat tuaja nuk do jenë të tatueshme në Shqipëri nëse ato janë me burim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Nëse je i huaj dhe zotëron pasuri të paluajtshme në Shqipëri të ardhurat që rrjedhin nga kjo pasuri, nga përdorimi direkt, dhënia me qira, ose çdo forme tjetër përdorimi i pasurive të paluajtshme do të tatohen në Shqipëri.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.
