Alprofit Consult është një studio e pavarur e cila ofron shërbime kontabiliteti, shërbime të administrimit të taksave dhe shërbimeve të konsulencës financiare se bashku me shërbime te trajnimeve ne këto fusha. Ne ofrojmë një paketë të plotë të shërbimeve profesionale të personalizuara ndaj bizneseve dhe individëve që dëshirojnë të përfitojnë nga këto shërbime.
Edhe nëse aktiviteti juaj është i ri ose ekzistues, organizatë jo-fitimprurëse apo biznes në një industri të caktuar, Alprofit Consult mund t’ju ndihmojë që të përmbushni objektivat tuaja duke ju mbështetur me shërbime të konsulencës financiare që plotësojnë nevojat tuaja unike. Si klienti ynë, ju do të përfitoni nga qasja në ekipin tonë të besueshëm financiar dhe shërbimet tona të përshtatshme, teknologjikisht të avancuara.
Në Alprofit Consult ne jemi të përkushtuar për të siguruar që klientët tanë të kenë burimet që kanë nevojë për të optimizuar gjendjen e tyre financiare dhe operacionet e biznesit. Ne mirëpresim mundësinë për të mësuar më shumë për nevojat tuaja të shërbimeve financiare dhe se si mund t’ju ndihmojmë.
Alprofit Consult është krijuar në vitin 2015, si një projekt për krijimin e një studio kontabiliteti. Synimi ynë kryesor, në fillim dhe në vazhdim, ka qenë jo vetëm ofrimi i shërbimeve rutinë, dhe pa vlerë të shtuar të një studioje kontabiliteti, por më gjerë.
Ekspert nuk quhet ai që kryhen 1000 punë njëkohësisht por ai që kryhen 1 punë 1000 herë, prandaj ne kemi besim të plotë në këto fusha.
Ne synojmë që të përmbushim çdo nevojë të klientëve tanë për konsulencë financiare dhe manaxheriale.