Ne ju ndihmojmë me një ekonomist të jashtëm të dedikuar dhe me mbështetjen e një ekipi financiar, për menaxhimin dhe organizimin e plotë të financave të biznesit tuaj.
Shumica e bizneseve të vogla dhe të mesme në Shqipëri ndodhen në këtë situatë: kanë nevojë për kontabilitet dhe deklarime, por përtej tyre u duhet edhe dikush që të kujdeset për financat, të hartojë buxhete dhe të ndihmojë në vendimmarrje. Punësimi i një ekonomisti të brendshëm shpesh është i kushtueshëm dhe nuk justifikohet me përmasat e biznesit. Për këtë arsye, kontraktimi i një ekonomisti të jashtëm është një zgjidhje praktike, fleksibël dhe shumë më e qëndrueshme.
Duke zgjedhur këtë shërbim, ju nuk merrni vetëm një individ, por një ekip të dedikuar që mbulon të gjitha funksionet e një departamenti finance. Ky model ofron siguri dhe vazhdimësi: nuk jeni më të varur nga një punonjës i vetëm dhe nuk pengoheni nga mungesat, largimet apo nevoja për trajnim. Ekipi ynë merr përsipër menaxhimin e zyrës suaj financiare në tërësi, duke u bërë partner i përhershëm në organizim dhe drejtim.
Ekonomisti i Jashtëm shkon përtej detyrave klasike të kontabilitetit. Ai përfshin hartimin e planit të biznesit, ndihmën për organizimin e brendshëm, ndarjen e qartë të roleve dhe përgjegjësive, si dhe ngritjen e një sistemi menaxhimi të qëndrueshëm. Ne punojmë ngushtë me drejtuesin dhe ekipin tuaj për të siguruar qartësi, transparencë dhe vendimmarrje të bazuar në të dhëna.
Përveç aspektit financiar, ky shërbim lidhet edhe me organizimin më të gjerë të aktivitetit. Përgatiten buxhete dhe raporte mujore, analizohen treguesit e performancës, sigurohet komunikim me bankat dhe institucionet, ndërsa drejtuesi i biznesit kursen kohë dhe ka më shumë hapësirë për t’u fokusuar tek klientët dhe rritja.
Përvojat tona si biznes na kanë treguar se përdorimi i instrumenteve si modeli EOS® për strukturën dhe fokusin afatgjatë, apo metoda GTD® për organizimin e përditshëm, ndihmon realisht. Ne nuk jemi të licencuar për këto metoda, por i kemi zbatuar në praktikë dhe i përshtatim për klientët tanë që kërkojnë më shumë rregull dhe qartësi.
Ky shërbim është pjesë e paketave të abonimit të AlProfit. Në këtë mënyrë, ju përfitoni një departament të jashtëm financiar – nga drejtuesi e këshilltari, tek ekonomisti dhe kontabilisti – të gjitha të integruara në një ofertë të vetme. “Ekonomisti i Jashtëm” është mbi shërbimet bazë: është një partner strategjik që ju siguron stabilitet, rritje dhe besim në menaxhimin e biznesit tuaj.
Paketa e plotë e shërbimeve të Ekonomistit të Jashtëm përfshin:
Hartimin dhe ndjekjen e planit të biznesit dhe buxhetit;
Raportim financiar mujor dhe analiza të qarta;
Mbështetje në marrëdhënie me banka dhe institucione;
Organizimin e brendshëm dhe ndarjen e roleve/përgjegjësive;
Mbikëqyrjen e cash-flow dhe indikatorëve kryesorë financiarë;
Takime periodike për progresin dhe prioritetet;
Një ekip të dedikuar që funksionon si departamenti juaj financiar i jashtëm.
Një Ekip Profesionistësh
Ne mund t’ju ndihmojmë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin tuaj.
Analizojmë Biznesin Tuaj
Ne mund të ndërtojmë një strukturë dhe mënyrë pune ku bëhemi pjesë e administrimit financiar të klientëve tanë.
Ne ju ftojmë që të përfitoni nga konsultimi ynë i parë falas për të diskutuar rreth kërkesave apo pyetjeve tuaja për idetë dhe projekte tuaja. Ju lutemi telefononi në +355693232349, ose shkruani në [email protected] për të lënë një takim.