Shërbime Kontabiliteti

Çdo biznes ka detyrim të mbajë kontabilitet. Por kontabiliteti i mbajtur mirë bën diçka më shumë se sa të plotësojë një detyrim ligjor. Jep pamjen e saktë të gjendjes financiare dhe bazën për çdo vendim.

Shërbimi ynë i kontabilitetit në Tiranë ofron mbështetje të plotë financiare. Ngrejmë sistemin kontabël që i përshtatet aktivitetit tuaj. Ky sistem nuk është vetëm detyrim ligjor. Është burimi kryesor i informacionit për drejtimin e biznesit.

Ne punojmë bashkë me ju çdo muaj. Kujdesemi për regjistrime, deklarime dhe raportim financiar. Ju fokusoheni te rritja e biznesit.

Për cilat biznese është ky shërbim

Shërbimet tona të kontabilitetit janë të përshtatshme për bizneset e vogla dhe të mesme. Punojmë me biznese nga 0 deri në 50 punonjës. Mbulojmë Tiranën dhe zonat përreth.

Profili

Madhësia dhe vendndodhja

✓ I regjistruar në Shqipëri
✓ Biznes privat
✓ Deri në 50 punonjës
✓ Të ardhura nën 200,000 € / muaj

Organizimi

Struktura e brendshme

✓ Pa ekonomist të brendshëm
✓ Nuk kërkon prani të përditshme
✓ Preferon ekonomist të jashtëm

Qasja

Mënyra e bashkëpunimit
✓ Bashkëpunues dhe komunikues
✓ I qartë në pritshmëri
✓ Synon rritje afatgjatë

Paketa e plotë e shërbimeve kontabël

  • Mbajtja e plotë e llogarive tuaja.
  • Ngritjen e sistemit të informacionit kontabël.
  • Përgatitja e pasqyrave financiare.
  • Rishikim i raportimeve dhe të dhënave kontabël.
  • Raporte dhe analiza të ndryshme për qëllime të vendimmarrjes.
  • Rakordimi i llogarive bankare dhe i arkës
  • Ndjekja e fiskalizimit dhe e faturave
  • Administrim i pagave dhe i sigurimeve shoqërore

Si lidhet kontabiliteti me paketat tona

Kontabiliteti përfshihet në të tri paketat e abonimit. Diferenca qëndron në frekuencën e regjistrimeve, takimeve dhe shërbimeve të lidhura.

START

15,000 – 30,000 Lekë/muaj
  • Regjistrime kontabël çdo tre-muaj
  • Pasqyra financiare gjashtëmujore
  • Lëshimi i faturave deri në 5/muaj
  • + Deklarime · Paga · Takime · QKB
Kërko Ofertë

STANDARD

Më e zgjedhura · 30,000 – 60,000 Lekë/muaj
  • Regjistrime kontabël çdo muaj
  • Pasqyra financiare tremujore
  • Lëshimi i faturave deri në 20/muaj
  • + Deklarime · Paga · Takime · QKB
Kërko Ofertë

PREMIUM

Nga 60,000 Lekë/muaj
  • Regjistrime kontabël çdo javë
  • Pasqyra financiare mujore
  • Lëshimi i faturave pa limit
  • + Deklarime · Paga · Takime · Pagesa bankare · QKB
Kërko Ofertë

Pyetje të shpeshta

Sa kushton shërbimi i kontabilitetit?

Kontabiliteti është i përfshirë në të tri paketat tona. Tarifa minimale është 15,000 Lekë në muaj. Çmimi final varet nga madhësia e biznesit dhe volumi i transaksioneve. Shikoni paketat në faqen e çmimeve ose kërkoni ofertë të personalizuar.

Çfarë programi kontabël përdorni?

Punojmë me QuickBooks dhe jemi në kalim tek Odoo. Sipas natyrës dhe nevojave specifike të çdo klienti, punojmë edhe me Financa 5 dhe Alpha Web.

A mund të ndërroj kontabilistin tim me AlProfit?

Po. Marrim në dorëzim situatën ekzistuese. Bashkëpunojmë me kontabilistin e mëparshëm për dorëzimin e dokumentacionit. Tranzicioni bëhet pa ndërprerje dhe pa kosto shtesë.

A mbuloni kontabilitetin për biznese me pronarë të huaj?

Po. Punojmë me biznese të regjistruara në Shqipëri, pavarësisht kombësisë. Komunikojmë edhe në anglisht dhe italisht.

Sa shpesh do të komunikojmë?

Komunikimi është i pakufizuar në çdo paketë. Na kontaktoni çdo ditë. Takimet formale janë periodike sipas paketës së zgjedhur.

Ekipi ynë

Manjola Kullolli

https://www.linkedin.com/in/erjola-treska-b48283158/

Juljana Avdi

[gdlr_core_social_network facebook=”https://www.facebook.com/julianaavdi”

Kristiana Gjata

https://www.linkedin.com/in/erjola-treska-b48283158/

Përfitoni nga konsultimi i parë falas

Diskutoni kërkesat tuaja të kontabilitetit me ekipin tonë. Pa detyrim dhe pa kosto paraprake.

GDPR