On new legal changes for excise taxpayers

Administrata Tatimore informon të gjithë tatimpaguesit që kanë qenë të regjistruar pranë saj për përgjegjësinë tatimore të Akcizës se : Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin nr. 655, datë 31.10.2018, “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 612, datë 5.9.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë‟, të ndryshuar””. Ky vendim është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 157-2018 të datës 7 nëntor 2018. Të gjithë tatimpaguesit, subjekt të Akcizës, të cilët në datën 1 tetor 2012 kanë qenë në proces kontrolli nga Administrata Tatimore për rimbursimin e Akcizës duhet t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për të marrë rimbursimin. Gjithashtu edhe subjektet që kanë plotësuar kërkesën për rimbursimin e Akcizës për periudhën para datës 1 tetor 2012 dhe kanë vijuar procedurat e kërkimit dhe të marrjes së shumës së pretenduar për rimbursim tek administrata tatimore, dhe u është njohur kjo e drejtë duhet t’i drejtohen administratës doganore për të marrë rimbursimin. Kërkesës duhet t’i bashkëlidhet edhe dokumentacioni i konfirmimit të njohjes së rimbursimit nga ana e Administratës Tatimore. Theksojmë se, ky proces përfundon brenda 6 muajve, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Gjithashtu, ju bëjmë me dije se, të gjitha detyrimet e papaguara të Akcizës, të periudhës pas vitit 2010, që janë kontabilizuar në Administratën Tatimore para datës 1 tetor 2012, si dhe për borxhet që mund të lindin pas datës 1 tetor 2012, për detyrimet e Akcizës që i përkasin periudhës para datës 1 tetor 2012, kalojnë në ndjekje të administratës doganore.

Accounting, tax filings, and tax consulting for your business, all in a monthly package. The first consultation is free and no obligation.

VIEW PRICES

About the author

Andi Haxhillari is an economist and the founder of AlProfit Consult, an accounting, tax advisory, and financial management firm in Tirana, established in 2015. He holds the professional title of Certified Accountant, certificate no. 359, issued by the Certification Authority of the Ministry of Finance on July 4, 2012. He graduated with a Master's degree in Accounting and as a General Economist from the Faculty of Economics at the University of Tirana. For more than ten years, he has worked as an external economist for small and medium-sized businesses in Albania.

GDPR