Të gjitha kompanitë prodhuese dhe sipërmarrjet e shërbimit që nuk hyjnë në listën e aktiviteteve të ndaluara duhet të marrin masa që ditën e hënë, të sigurojnë transportin e punonjësve të tyre duke vënë në dispozicion autobusë të akredituar nga Policia e Shtetit përmes email-it te adresa e policisë së shtetit [email protected], [email protected], ose duke akredituar mjetet e punonjësve të tyre.
Përmbajtja e email-it duhet të jetë si më poshtë:
Emri dhe mbiemri i punonjësve;
Targa e autobusit me të cilin do të qarkullojnë punonjësit;
Targa e makinës së punonjësit që do të lëviz me mjet privat;
Vendi i punës ku do të shkojnë;
Orari i lëvizjes;
Në këto automjete, punonjësit duhet të pajisen me mjete mbrojtëse si doreza, maska dhe dizinfektant.