Bashkëpunimi me Atelié Gjyms’Hana ka nisur që prej Shtatorit 2019
Atelié Gjyms’Hana është një sipërmarrje që ka sjellë për herë të parë në Shqipëri, një shërbim holistik përsa i përket interior dhe exterior design. Një hapësirë me një vendndodhje lehtësisht të aksesueshme, që nëpërmjet simbiozës së produktit vendas dhe importit të huaj, ofron shërbime dhe produkte arkitekturore, plotëson të gjitha kërkesat për ata që janë në kërkim të zgjidhjeve arkitektonike.
Një risi e veçantë që kjo sipërmarrje sjell është angazhimi i arkitektëve të rinj në implementimin e interior design, ndërkohë që janë ende në bankat e shkollës, duke ua lehtësuar kështu përballjen me tregun e punës,dhe gjithashtu duke rritur profesionalizmin mes brezit të ri të arkitektëve.