Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të gjithë tatimpaguesit, të cilët si arsye për refuzim të aplikimit për ndihmë financiare kanë mospërputhjen e Kodit të aktivitetit me përshkrimin e aktivitetit, apo me llojin e veprimtarisë që ata realisht ushtrojnë, se duhet të përditësojnë të dhënat e tyre.
Përditësimi i të dhënave të regjistrimit nga tatimpaguesi, person fizik apo juridik, vjen si detyrim i përcaktuar në nenin 43 të Ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar.
Për të përditësuar të dhënat, konkretisht kodin NACE dhe përshkrimin e aktivitetit:
- Tatimpaguesit me status ligjor Person fizik, duhet të aplikojnë në platformën e-albania, në menunë Biznesi im. Detajet shpjeguese mbi mënyrën e aplikimit dhe përdorimit të këtij shërbimi i gjeni në : https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=4965
- Tatimpaguesit me status ligjor person juridik, duhet të paraqiten pranë sporteleve të QKB në të gjithë vendin
Përditësimi dhe saktësimi i të dhënave të mësipërme do të mundësojë trajtimin në mënyrë korrekte të ankesave të tatimpaguesve, vijimin e procesit të aplikimeve për ndihmën financiare dhe kalimin e pagesave në llogarinë e individëve, të cilët pas verifikimit të të dhënave do të rezultojnë përfitues të ndihmës.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.