TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Si do të përfitohet paga sipas Paketës nr.3

Vendimi nr.651, datë 13.08.2020 përcakton procedurën, dokumentacionin dhe masën e përfitimit të ndihmës financiare, për të punësuarit apo ish-të punësuarit në subjektet e transporti publik qytetas dhe ndërqytetas, në kuadër të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19.

Punonjësit e sektorit të sipërcituar, të cilët janë deklaruar nga subjektet në listëpagesën e muajit Shkurt 2020, përfitojnë ndihmë financiare në masën 26.000 (njëzet e gjashtë mijë lekë), pavarësisht nëse kanë qenë apo jo përfitues nga paketat ndihmës financiare nr. 1 dhe 2.

Individët përfitues sipas VKM nr.254 datë 27.03.2020 dhe VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar (Paketa 1 dhe 2) janë automatikisht përfitues dhe kalimi i masës së përfitimit do të kryhet sipas të dhënave të llogarive bankare të dorëzuara më parë.

Informojmë individët përfitues sipas VKM nr.651, datë 13.08.2020, të cilët nuk rezultojnë përfitues të paketave 1 dhe 2, sipas listë bashkëngjitur këtij njoftimi, se duhet të plotësojnë të dhënat e llogarisë bankare në linkun  https://docs.google.com/forms/d/1wxSyMQ-IcsfiYutNslCgzT08XptYZbob3sB9l891tYg/viewform?edit_requested=true

Plotësimi i Formularit të të dhënave bankare është i thjeshtë dhe pas dorëzimit të tij do të vijohet menjëherë me kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit.

Administrata Tatimore fton të gjithë individët e interesuar të verifikojnë të dhënat e tyre në listën bashkëngjitur dhe të plotësojnë menjëherë formularin e të dhënave bankare për të mundësuar sa më shpejt kalimin e ndihmës financiare në llogarinë e tyre. Për çdo ankesë apo problematikë që mund të keni, ju mund të përcillni një e-mail në adresën [email protected] ose mund të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 0002, e hënë- e enjte në orarin 08.00-16.30 dhe e premte 08.00-14.00.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Perfitues paketa 3

Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë KONTAKTO ME NE

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online