TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Njoftim për vend të lirë pune: Ekonomist/e (me dhe pa eksperiencë pune)

POZICIONI I PUNËS: Ekonomist/e (me dhe pa eksperiencë pune)

DATA E SHPALLJES SË APLIKIMIT:  09 Nëntor 2020

RRETH PUNËDHËNËSIT

AlProfit Consult është një studio e pavarur e cila ofron shërbime kontabiliteti, shërbime të administrimit të taksave dhe shërbimeve të konsulencës financiare se bashku me shërbime te trajnimeve ne këto fusha. Ne ofrojmë një paketë të plotë të shërbimeve profesionale të personalizuara ndaj bizneseve dhe individëve që dëshirojnë të përfitojnë nga këto shërbime.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Regjistrimi i të gjitha transaksioneve në sistemin e informacionit kontabël.
  2. Kryerja e deklarimeve tatimore periodike.
  3. Ofrimi i shërbimit të këshillimit ndaj klientëve të studios dhe mbështetje e vazhdueshme.
  4. Përfshirja graduale në të gjitha proceset e ofrimit të shërbimit ndaj klientit.

KUSHTET

  1. Dëshirë dhe vullnet për të zgjeruar njohuritë dhe praktikuar profesionin e ekonomistit.
  2. Diplomuar (ose në proces) në fushën e Financës, Kontabilitetit ose në fusha të ngjashme. Pranohen edhe kandidatët që dëshirojnë të kryejnë praktikën profesionale pranë studios sonë.
  3. Njohuri të mira të fushës së financës, raportimit financiar, buxhetimit, kontabilitetit të drejtimit dhe legjislacionit tatimor.

APLIKIMI

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV – në e tyre, bashkëlidhur dhe dokumentet që tregojnë edukimin dhe çertifikimet e ndjekura, në formë elektronike, në adresën: [email protected]

Shkarko Njoftim për vend të lirë pune AlProfit Consult 09.11.2020.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online