Postim historik, 6 nëntor 2020. Ky postim ishte pjesë e lajmeve rreth nisjes së fiskalizimit në Shqipëri. Sistemi sot funksionon plotësisht dhe rregullat aktuale janë të përmbledhura te faqen tonë aktuale për fiskalizimin.
Në zbatim të nenit 37, të ligjit Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, bankat, institucionet e tjera financiare jobankare dhe subjekte të tjera, të cilat ofrojnë shërbime të pagesave pa para në dorë të faturave elektronike, duhet të regjistrojnë dhe raportojnë tek Administrata Tatimore në fund të çdo dite pagesat e procesuara për këto fatura elektronike.
Me qëllim automatizimin e procesit dhe veprimeve të nevojshme për kryerjen e pagesave, në shoqërim të faturës elektronike, do të vihet në dispozicion të tatimpaguesve edhe Urdhërpagesa elektronike, mjeti i cili do të lehtësojë dhe automatizojë në mënyrë të ndjeshme punën e përditshme të çdo subjekti.
Në kuadër të këtij detyrimi për raportimin e pagesave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikon dokumentin “Servisi e-Faturës për pagesat” si dhe dokumentet funksionale shoqëruese per krijimin e webservisit.
Materialet ndihmëse të përfshira në dokumentin teknik, janë sipas listës që vijon:
Lista e dokumenteve teknike
- eInvoice service, Technical v01;
- XMLdsig core schema;
- eInvoice-Bank-service;
- eInvoice-Bank-service;
- GetPaymentOrderRequest;
- GetPaymentOrderResponse;
- PaymentNotificationReques;
- PaymentNotificationResponse.
Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë. KONTAKTO ME NE

