Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit, miratoi ndryshimin e disa SKK-ve dhe i publikon ato për komente nga palët e interesuara. Ndryshimet e miratuara lehtësojnë njësitë ekonomike të vogla në dhënien e shënimeve shpjeguese të pasqyrave financiare. Pas reflektimit të komenteve, ndryshimet e SKK-ve do të dërgohen për shpallje nga Ministri përgjegjës për financat.
Afati për komente është deri në datë 10 tetor 2021.
Jeni të lutur të angazhoheni me komentet dhe sugjerimet tuaja për t’i bërë SKK-të sa më të kuptueshme dhe lehtësisht të zbatueshme.
Burimi: Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit.
Shkarko këtu ndryshimet e SKK-ve.