TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

AlProfit Agency – Kurse profesionale: Kontabilitet praktik (Video)

Pasqyrë e kursit

Ky kurs është projektuar për t’ju ardhur në ndihmë studentëve të sapodiplomuar apo edhe profesionistëve të fushave të tjera për të kuptuar më shumë rreth profesionit të ekonomistit dhe zbatuar në praktikë konceptet teorike.

Ndjekja e kursit ofron një mundësi unike për tu bërë pjesë e projektit tonë të angazhimit të një numri shumë të madh të hapur të çdo të interesuari që dëshiron të mësojë më shumë rreth profesionit të ekonomistit. Ai do të jetë një dritare e hapur për tu bërë pjesë e rrjetit tonë të profesionistëve për ndarë ide, projekte, koncepte dhe mbështetur në të ardhmen. 

Me siguri, në përfundim të kursit ju nuk do të jeni ekonomist apo në gjendje të punoni në mënyrë të pavaruar; sepse kjo  mund të arrihet vetëm nga vitet e eksperiencës, por, ju do të keni ide të qartë të punës që ju pret në vazhdim dhe mësoni disa shprehi fillestare, që janë të nevojshme në fillimet e punës.

Kursi do të zhvillohet në 8 faza, i ndarë në 24 seanca me një kohëzgjatje të planifikuar 8 javë. Nuk ka rrugë të shkurtër dhe ne besojmë që për të përfituar sa më shumë do të nevojitet angazhim që duhet të zgjasë të paktën 2 muaj në kohë.

Kështu ne do të kemi kohën e mjaftueshme për tu angazhuar në detaje për çështjet e nevojshme të kësaj faze.

Fazat e kursit do të jenë:

  1. Konfigurimi i ndërmarrjes dhe regjistrimet e çeljes.
  2. Proceset e blerjes
  3. Procesi i shitjes.
  4. Listë pagesa
  5. Arka dhe Banka
  6. Veprime rregulluese
  7. Pasqyrat Financiare
  8. Paketa Office
  9. Programi financiar (Alpha, Financa 5, QuicBooks) (2 seanca).
Programi i kursit “Kontabiliteti Praktik”

Çdo seancë do të zgjasë 2 orë.

Kjo do të jetë një mundësi fantastike për të qenë pjesë jo vetëm e një trajnimi por të një procesi trajnimi dhe praktike njëkohësisht. Ne do të kemi mundësi angazhimi me çështje praktike të përditshme që do të kërkojnë vëmendjen tuaj, tashmë në detyrën e ekonomistit.

Për kë është ky kurs?

  • Studentët e sapo-diplomuar ose në proces diplomimi.
  • Ekonomistët e rinj dhe që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre.
  • Profesionistët e fushave të tjera;
  • Çdo person të përfshirë direkt ose indirekt në administrimin financiar.
  • Menaxherët e biznesit të vogël që administrojnë vetë të dhënat.
  • Të apasionuarit e fushës së kontabilitetit dhe financës. 

Ne nuk ju sigurojmë që në përfundim të këtij kursi ju do të jeni ekonomist i pavarur dhe që do të jeni në gjendje të punoni si ekonomist me eksperiencë, mbyllni bilance apo qoftë. nuk mund të ketë asnjë kurs të kësaj natyre; që zgjat mesatarisht 2 muaj, dhe japë të gjithë eksperiencën e nevojshme, por, ne ju premtojmë që në përfundim të këtij kursi, ju do të keni një këndvështrim tërësisht tjetër për punën që ju pret në të ardhmen. 

Çfarë do të mësoj?

  • Do të kuptoni detyrat që kryen një ekonomist.
  • Do të mësoni rreth mjeteve dhe praktikave të përditshme.
  • Do të mësoni më shumë rreth programet e kontabilitetit.
  • Do të mësoni më shumë rreth paketës Office.
  • Do të njiheni dhe mësoni rreth Fiskalizimit.
  • Do të zbatoni në praktikë njohuritë e fituara.
  • Do të jeni pjesë e një rrjetë të gjerë të ekonomistëve.
  • Do të shohim së bashku ciklin e jetës së një biznesi.
  • Do të shohim regjistrimet kontabël.
  • Do të mësojmë rreth përgatitjes së pasqyrave financiare.

Kërkesat

  • Dëshirë dhe vullnet për të mësuar rreth profesionit të nderuar të ekonomistit.
  • Njohuri të fushës së financës.
  • Njohuri të raportimit financiar.
  • Njohuri të legjislacionit tatimor.
  • Dëshirë dhe vullnet për të mësuar.

Burimi: AlProfit Agency.

Më shumë https://edu.alprofitconsult.al/home/course/kontabilitet-praktik/3

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online