TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Regjistrimi i Bizneseve

Pjesë e rëndësishme e shërbimeve të studios sonë të kontabilitetit është këshillimi dhe më pas ndjekja e procesit të regjistrimit fillestar dhe ndryshimeve të tjera në të dhënat e regjistrimit të bizneseve.

Ky shërbim është pjesë shumë e rëndësishme e punës tonë të përditshme, por për ne ai nuk është shërbim rutinë dhe proces i parëndësishëm e “punë që duhet të bëhet”. Përkundrazi, ne vlerësojmë që ky shërbim është shumë i rëndësishëm, dhe për fat të keq, sipërmarrjet nuk marrin shërbim cilësor, ose nuk vlerësohet sa duhet.

Në pjesën më të madhe të rasteve, ky shërbim ofrohet nga zyrat e kontabilitetit, si një aktivitet rastësor, dhe, që nuk mund të kryhet nga aktorë të tjerë të lidhur me të. Ose shpesh bizneset nuk marrin kohën e nevojshme për të gjetur formën dhe mënyrën më të mirë të regjistrimit fillestar.

Vendimi për formën e regjistrimit fillestar të biznesit do të ndikojë në shumën e taksave që kjo sipërmarrje do të paguajë në të ardhmen. Shpesh hasen regjistrime të bizneseve, në një formë ose status që nuk përputhet me faktin dhe pritshtmëritë që ka sipërmarrja. 

Forma e regjistrimit fillestar (p.sh. person fizik apo shoqëri), statusi i duhur tatimor (nëse do të jetë biznes i madh, subjekt ose jo i TVSH), koha e humbur nga sipërmarrjet në sportelet e regjistrimeve të bizneseve sepse nuk kanë informacion të nevojshëm, lënia e bizneseve pa plotësuar deklaratat tatimore sepse biznesi nuk ka informacionin për kalimin në status pasiv, mungesa e informacionit për çregjistrimin e biznesit etj.

Ne do të vlerësojmë së bashku rastin tuaj, diskutojmë më pas të gjitha alternativat dhe më pas marrjen e vendimit për formën e regjistrimit. Ne do të ndjekim më pas të gjitha format e ndryshimeve në regjistrim dhe këshillojmë e ndjekim nga afër bashkëpunimin me zyrën tuaj juridike.

Ndryshimet e fundit në fushën e regjistrimeve të bizneseve dhe marrja e pothuajse të gjitha dokumenteve në formë elektronike, bën që ky shërbim të jetë më tepër i rëndësishëm dhe lehtësisht i prekshëm për sipërmarrjet.

  • Regjistrimi fillestar i biznesit
  • Ndryshime të ndryshme në regjistrim
  • Përditësim i të dhënave

Një ekip
Profesionistësh.

Ne mund t’ju ndihmojmë me regjistrimin fillestar të biznesit dhe ndryshime të tjera.

Analizojmë
biznesin tuaj.

Ne do të administrojmë gjithë procesin e regjistrimit fillestar dhe ndryshimeve të tjera në regjistrim.

Ne ju ftojmë që të përfitoni nga konsultimi ynë i parë falas për të diskutuar rreth idesë suaj për regjistrimin e një sipërmarrje dhe situatën tuaj. Ju lutemi telefononi në +355693232349, ose shkruani në [email protected] për të lënë një takim.

Ekipi jonë i ekspertëve:

Andi Haxhillari

Këshilltar Financiar

+355 693232349
[email protected]

Juljana Avdi

Auditues Senior

+355 695450758
[email protected]

Klejda Elezaj

Kontabilist

+355 ‪692069170
[email protected]

Ediola Blloshmi

Kontabilist Senior

+355 697018481
[email protected]

Aida Caushi

Kontabilist

+355 694063491
[email protected]

Merentina Bënja

Kontabilist

+355 694028740
[email protected]

Klodeta Hasa

Kontabilist

+355 697046708
[email protected]

MERR PREZANTIMINShkarko materialin më të fundit në format pdf.

Ju duhet ndihmë?

Lini kontaktet tuaja. Ne do t’ju përgjigjemi shumë shpejt.

+355693232349
[email protected]

Kontakto

Share This

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online