Implementimi i programit financiar QuickBooks

Konsiderohet një nga platformat më të përdorura për administrimin kontabël dhe financiar në të gjithë botën. Lehtësia në përdorim, fleksibiliteti, njohja e tij nga përdoruesit në shkallë më të gjerë, kostoja relativisht e ulët, mundësia e madhe e përzgjedhjeve, etj. Ka shumë arsye për të të cilat mund të rekomandohet përdorimi i kësaj platforme për të administruar informacionin financiar në sipërmarrjen tuaj.

AlProfit Consult mund t’ju  ndihmojë në implementimin e plotë të QuickBooks, duke filluar nga instalimi (pa kosto), trajnimi dhe ndjekja në vijimësi, e përshtatjes së plotë të programit më të përdorur financiar pranë Jush. Lehtësia e konfigurimit, shembuj dhe udhëzime të vetë aplikacionit, Ju lejojnë që të përdorni atë, edhe pa qenë nevoja të jeni ekonomist apo ekspert i fushës. I krijuar dhe përshtatur për ti ardhur në ndihmë, kryesisht kompanive të vogla dhe të mesme, ai mund të përdoret nga të gjitha kompanitë, në të gjitha fushat.

Do të ishim mjaft të gatshëm për të prezantuar QuicBooks tek Ju dhe jemi të bindur që do të ndryshojë tërësisht perceptimin tuaj për rolin e programit të kontabilitetit. Ju mirëpresim.https://www.youtube.com/watch?v=9tfT1dDVHKM

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR

ALPROFIT CONSULT
Ekonomisti iJashtëm iBiznesit Tuaj.

Ne kujdesemi për kontabilitetin dhe taksat, në mënyrë që ju të kurseni kohë, para dhe të fokusoheni në rritjen e biznesit.

Kërko Ofertë
Kontabilitet

Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.

Taksa

Profesionistë në fushën e administrimit të taksave.

Këshillim Financiar

Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.