Nëpërmjet shërbimit “Makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë (pesëqind milionë) lekë, te cilat nuk janë për shitje” aplikohet për autorizim për përjashtimin e TVSH-së për investimet të cilat e kalojnë shumën 500 milion Lekë. Me anë të këtij autorizimi operatori ekonomik nuk paguan TVSH në momentin e zhdoganimit të mallit. Ky lloj përjashtimi jepet për makineritë dhe pajisjet të cilat janë të përfshira në aneksin e bazës ligjore të mëposhtme.
Ligji Nr. 92, datë 24.07.2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar (neni 56 pika 38/a); VKM Nr. 953, datë 29.12.2014, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar (neni 8 dhe aneksi 1); VKM Nr. 13, datë14.01.2015, Për një shtesë në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” • VKM Nr. 841, datë 14.10.2015, Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar; VKM Nr. 8, datë11.01.2017, Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.953, datë 29.12.2014, të këshillit të ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014, ‘Pë tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; VKM Nr. 84, datë 08.02.2017, Për një ndryshim në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr/ 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që ngarkohen nga aplikanti:
- Kopje të marrëveshjes me Këshillin e Ministrave, me anë të së cilës është miratuar kontrata e investimit, ku të jetë e specifikuar vlera e investimit e barabartë ose mbi 50 milionë (pesëdhjetë milionë) lekë (nëse ka një marrëveshje të tillë), ose në raste të investimeve tërësisht private, kopje të lejes/licencës/autorizimit (vetëm për kërkesën e parë)
- Kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin, ku të jetë e përcaktuar se vlera e investimit është e barabartë ose mbi 500 000 000 (pesëqind milionë) lekë, si dhe kohëzgjatja e investimit
- Kopje të aktit të pronësisë apo të marrjes me qira të ambienteve ku do të bëhet investimi
- Përshkrimin skematik dhe narrativ të skemës teknologjike për çdo element të saj
- Deklaratë e personit të tatueshëm që makineria apo pajisja, për të cilën kërkohet përjashtimi, nuk është importuar për qëllime shitje
Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin “Makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë (pesëqind milionë) lekë, te cilat nuk janë për shitje”;
- Klikoni butonin” Përdor”;
- Plotësoni formularin e aplikimit me të dhënat e kërkuara, ngarkoni dokumentacionin e specifikuar dhe klikoni “Dërgo”;
- Aplikimi dërgohet për shqyrtim pranë personave përgjegjës;
- Nëse aplikimi i plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacion, bëhet hedhja e autorizimit në sistem. Nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet, aplikanti lajmërohet për plotësim dokumentacioni/kthim përgjigje për mosmiratim.
- Përgjigja rreth aplikimit tuaj dërgohet në rubrikën “Dokumentet e mia” në llogarinë tuaj në portalin e-albania dhe në adresën tuaj të e-mailit, me të cilën keni kryer regjistrimin në portal.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
15 ditë
Periudha e vlefshmërisë
Në varësi të mënyrës së zhdoganimit, nga 1 deri në 6 muaj
Kostot
Pa pagesë
Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]
Burimi: e-albania