TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Parathënie

Vlerësimi i Riskut është bërë një mjet kyç për menaxhimin e sigurisë dhe shëndetit në punë. Të kuptuarit e dikurshëm për organizimin e sigurisë në punë dhe masat shëndetësore ka qenë për shumë vite i bazuar thjesht në parimin e respektimit të rregullave ligjore. Edhe pse larmishmëria e veprimtarive të punës, specifikat e secilit vend pune si dhe të gjitha aspektet e punës nuk mund të mbulohen dhe rregullohen tërësisht nga dispozitat ligjore, gjithsesi ato do të kuptohen në mënyrë të zgjeruar. Nga ana tjetër, qasja e bazuar në zbulimin e asaj që tashmë ka shkuar keq, që nuk është në përputhje me rregullat ligjore, nuk është në gjendje të parashikojë se çfarë mund të ndodhë, dhe të parandalojë krijimin e mangësive.

Metodat e vlerësimit të riskut na japin mundësinë të identifikojmë të gjitha objektet specifike të cilat mund të dëmtojnë personat dhe mund të shkaktojnë pasoja të padëshirueshme; ato na japin mundësinë të vlerësojmë seriozitetin e një ngjarjeje të tillë të mundshme si dhe të identifikojmë zgjidhjet më të përshtatshme për mbrojtjen kundër këtyre lloj pasojave. Parandalimi është parimi udhëheqës i procesit të Vlerësimit të Riskut.

Por Vlerësimi i Riskut do të thotë më shumë se thjesht një procedurë. Vlerësimi i Riskut është një filozofi e menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë; ai është një mënyrë e të sjellurit së punonjësve; është një mënyrë e mbrojtjes së tyre.

Vlerësimi i Riskut është në të njëjtën kohë edhe një detyrim ligjor, sipas Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë dhe Vendimeve të Këshillit të Ministrave të dala në bazë dhe për zbatim të tij. Detyrimi për të vlerësuar risqet në punë është në fuqi për më shumë se tre vjet, megjithatë vlerësimet e riskut në shumë ndërmarrje kryhen thjesht formalisht dhe disa punëdhënës (kryesisht në bizneset e vogla) as nuk e dinë që Vlerësimi i Riskut është pjesë e detyrimeve të tyre ligjore.

Ky manual ka si ambicie që të paraqesë një procedurë hap pas hapi të thjeshtë, të qartë dhe lehtësisht të përdorshme për të siguruar kryerjen e Vlerësimit të Riskut, për të motivuar subjektet që e kanë atë detyrimin ligjor dhe për të zbatuar qasjen e parandalimit në kuadër të organizimit të punës.

Për një zbatimin të suksesshëm të këtij Manuali është thelbësore që përdoruesit e tij:

  • të kenë dëshirën e mirë për të bërë diçka për përmirësimin e sigurisë dhe shëndetit,
  • të pranojnë sigurinë dhe shëndetin në punë (SSHP) si një pjesë integrale të të gjitha proceseve të punës,
  • të kuptojnë dhe pranojnë filozofinë e teorisë së Vlerësimit të Riskut
  • të marrin një rol aktiv në menaxhimin e sigurisë dhe shëndetit në punë dhe të zbatojnë rezultatet e Vlerësimit të Riskut në praktikën e përditshme

1.  Qëllimi dhe kuadri ligjor

Ky manual, jo ligjërisht i detyrueshëm, është përgatitur për të ndihmuar inspektorët e punës që të kuptojnë procedurën e Vlerësimit të Riskut, zbatimin dhe menaxhimin e tij, si dhe për të ndihmuar punëdhënësit për të përmbushur detyrimet e tyre, si dhe për të ndihmuar specialistët e SSHP që të kryejnë Vlerësimin e Riskut në punë dhe për të miratuar masa të përshtatshme parandaluese dhe korrigjuese në përputhje me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Ai paraqet një qasje të thjeshtëzuar si dhe metodat e procedurat; ai përshkruan në detaje parime dhe hapa të veçantë të Vlerësimit të Riskut dhe jep udhëzime se si t’i zbatojmë në praktikë rezultatet e Vlerësimit të Riskut. Është i përshtatshëm për ndërmarrjet e vogla, si dhe për kompanitë më të mëdha.

Çfarë kërkon në të vërtetë legjislacioni?

  • vlerësohen risqet dhe të merren masa mbrojtëse

Punëdhënësi kryen një Vlerësim të Riskut lidhur me risqet për SSHP, përfshirë ato me të cilat përballen grupet e punëmarrësve të ekspozuar ndaj risqeve të veçanta; ai gjithashtu vendos për masat mbrojtëse që duhen marrë. (Neni 9/1 i Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë).

§  Të përgatitet një plan i masave parandaluese dhe mbrojtëse

Punëdhënësi është i detyruar të hartojë një plan për parandalimin dhe mbrojtjen, që përbëhet nga masa teknike, mjekësore, organizative dhe higjieno-sanitare, për llogari të Vlerësimit të Riskut, që ata duhet të zbatojnë në bazë të kushteve të punës që janë specifike për ndërmarrjen e tyre (Neni 10/b i Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë).

§     Të informohen punëmarrësit mbi rezultatet e Vlerësimit të Riskut

Punëdhënësi informon punëmarrësit dhe përfaqësuesit e tyre për çdo risk në vendin e punës, dhe për masat mbrojtëse që duhet të merren për t’i kontrolluar këto risqe dhe për eliminimin e pasojave të tyre të dëmshme. Informacioni mbi rezultatet e Vlerësimit të Riskut dhe masat e marra i vihet në dispozicion punëmarrësve… (Neni 12/1 i Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë).

§     Punëmarrësit dhe përfaqësuesit e tyre të përfshihen në Vlerësimin e Riskut

Përfaqësuesit e punonjësve për SSHP marrin pjesë gjatë përgatitjes së Vlerësimit të Riskut dhe planifikimit të masave parandaluese, si dhe dokumenteve të tjera që lidhen me SSHP. (Neni 18 i Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë).

Këshilli i Sigurisë dhe Shëndetit ka kompetencë të marrë pjesë në vlerësim, të hartojë dhe zbatojë programe për parandalimin e riskut në ndërmarrje; (Neni 20 i Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë).

§  Të ndiqen parimet e mëposhtme të parandalimit

  1. shmangia e risqeve;
  2. vlerësimi i risqeve që nuk mund të shmangen;
  3. luftimi i risqeve në burim;
  4. zëvendësimi i të rrezikshmes me të parrezikshmen ose më pak të rrezikshmen;
  5. dhënia prioritet masave mbrojtëse kolektive në raport me masat mbrojtëse individuale;
  6. dhënia e udhëzimeve të përshtatshme për punonjësit. (Neni 6/3 i Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë).

Kush është parimi për të plotësuar kërkesat e përmendura ligjore?

TË MOS JEMI THJESHT FORMALË!

Ky manual ofron më shume se sa metoda të thjeshta të procedurës së Vlerësimit të Riskut. Ai paraqet gjithashtu parime dhe rekomandime se si të organizojmë dhe menaxhojmë Vlerësimin e Riskut në një ndërmarrje me një theks të veçantë tek faza përgatitore dhe në veçanti tek faza e zbatimit – si të zbatojmë rezultatet e vlerësimit në praktikë.

2.  Përkufizime

Vlerësimi i Riskut, si një disiplinë profesionale përdor gjuhën e vet të veçantë të kombinuar me terminologjinë juridike. Shprehjet si “rrezik”, “risk”, përdoren në mënyrë alternative në gjuhën e përditshme, por kuptimi i tyre në teorinë dhe zbatimin praktik të Vlerësimit të Riskut është specifik. Ato përshkruajnë hapa të veçantë të procedurës së Vlerësimit të Riskut.

Vlerësimi i Riskut

Vlerësimi i Riskut është një procedurë e cila përcakton nivelin e riskut në lidhje me një dëmtim në punë, sëmundje profesionale, sëmundje të lidhur me punën dhe çrregullime të lidhura në procesin e punës që mund të shkaktojnë efekte të dëmshme tek shëndeti dhe siguria e punëmarrësve.

Vlerësimi i Riskut është veprimtaria që kryhet:

  • për të identifikuar rreziqet që ndodhen në vendin e punës ose që kanë lidhje me punën,
  • për të vlerësuar riskun e dëmtimeve që këto rreziqe mund të shkaktojnë tek njerëzit, mjedisin ose pronën, dhe
  • për të përcaktuar masa për parandalimin e dëmtimeve të tilla.

Ligji shqiptar për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë dhe aktet nënligjore përkatëse përdorin shprehjen “vlerësim i rrezikut”, që ka një kuptim të ngjashëm dhe është e pranueshme që të përdoren të dyja shprehjet si të njëjta në kuptim. Megjithatë ky manual do të përdorë shprehjen që përdoret më shumë në nivel ndërkombëtar “vlerësimi i riskut “.

Risku

Risku është një kombinim i probabilitetit që dikush mund të dëmtohet ose që të mund të shkaktohet një dëm tjetër nga rreziku – dhe pasojës të këtij dëmtimi.

Risku përfaqëson një nivel –rëndësia e situatave të mundshme të rrezikshme, kur një person (ose mjedis ose pronë) ekspozohet ndaj rrezikut.

Rreziku

Rreziku është një karakteristikë – aftësi potenciale e çdo gjëje (pajisje pune, veprimtarie, mjedisi pune, substance, etj.) për të shkaktuar lëndime ose dëmtime të tjera.

Rreziku është burimi i riskut të mundshëm për shëndetin dhe jetën e punonjësve dhe të tjerëve.

Situata të rrezikshme – është një përshkrim i situatës se si rreziku mund të shkaktojë dëm ose të dëmtojë. Ai karakterizon rrezikun në veprim.

Faktori i riskut

Faktori i riskut i referohet një cilësie të një substance ose mjedisi, që është në gjendje të shkaktojë ndikime negative për shëndetin e punonjësve të ekspozuar.

Masat parandaluese

Masat parandaluese janë veprimtari të planifikuara dhe të miratuara paraprakisht, të fokusuara në eliminimin ose reduktimin e risqeve në punë, reduktimin e influencës së faktorëve të riskut, kufizimin e aksidenteve në punë, sëmundjeve profesionale, helmimeve dhe dëmtime të tjera si pasojë e punës, duke marrë në konsideratë parimet e parandalimit në përputhje me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Masat korrigjuese

Masat korrigjuese janë veprimtaritë e fokusuara për eliminimin ose reduktimin e risqeve në punë dhe reduktimin e ndikimit të faktorëve të riskut, zakonisht të marra si një reagim ndaj gjetjeve të Vlerësimit të Riskut që janë të pa pranueshme. Masat korrigjuese zakonisht nënkuptojnë vendosjen e barrierave ndërmjet një rreziku dhe një personi i cili mund të lëndohet.

Përshkrimi i punës – veprimtaritë e punës

Përshkrimi i punës është një sërë veprimtarish që kryhen nga një punonjës bazuar në kontratën e tij të punës.

3. Parime të teorisë së Vlerësimit të Riskut

Vlerësimi i riskut, menaxhimi i riskut – është shndërruar në një disiplinë të pavarur profesionale. Ajo sjell teorinë dhe parimet e veta, të cilat është shumë e rëndësishme që të kuptohen dhe merren parasysh gjatë zbatimit të Vlerësimit të Riskut.

Parimi kyç është:

RISKU ZERO NUK EKZISTON

Vendi i punës nuk është asnjëherë absolutisht i sigurt. Siguria absolute nuk ekziston

Siguria nënkupton  një gjendje në të cilën niveli i riskut është i pranueshëm.

Shembull: Edhe pse probabiliteti që një farë rreziku të shkaktojë një aksident mund të jetë një herë në 1000 vjet, nuk është e mundur të përcaktojmë nëse ai mund të ndodhë pas 1000 vjetësh, pas një qind vjetësh apo nesër. Kjo është arsyeja përse masat e menjëhershme parandaluese janë thelbësore.

Duke pasur parasysh parimin e lartpërmendur, punonjësit nuk duhet të konsiderojnë asnjë punë si absolutisht të sigurt (siç janë bindur të besojnë në të kaluarën), ata duhet të jenë përherë të vetëdijshëm për rreziqet në punë dhe ta përshtatin sjelljen e tyre me to.

Për këtë arsye punonjësit kanë nevojë për informacionin e duhur në lidhje me rreziqet ekzistuese, si t’i shmangin risqet dhe se si të mbrojnë veten e tyre. Prandaj Vlerësimi i Riskut nuk do të kishte kuptim nëse informacioni mbi risqet nuk do t’i transmetohej punonjësve.

Parim: Meqenëse SSHP duhet të sigurohen lidhur me të gjitha rrethanat ekzistuese të lidhura me punën, për rrjedhojë

Vlerësimi i riskut duhet të fokusohet në të gjithë aspektet që lidhen me punën;

për të marrë në konsideratë jo vetëm parandalimin e aksidenteve, substancat e faktorët e rrezikshëm, sigurinë e pajisjeve teknike dhe proceseve, por edhe situatat që sjellin ngarkesë të tepërt fizike, mendore, të ndjeshmërisë ose stresit. Është e nevojshme të vlerësohet edhe faktori njerëzor, kushtet e punës, higjiena, pajisjet sanitare në vendin e punës, aspektet psikosociale, stresi dhe dhuna në punë, shëndeti mendor i punonjësve, etj. Çdo gjë e cila është e pafavorshme në punë duhet të konsiderohet si risk.

Figura: Mbrojtja e punonjësve duhet ë fokusohet përveç sigurisë dhe shëndetit, edhe tek të ndierit mirë) dhe mirëqenia – ajo përfaqësohet nga aspekte të veçanta ku disa prej tyre janë paraqitur në fushën me ngjyrë gri.

Parim:

Niveli i pranueshmërisë së riskut nuk është i fiksuar

Pranueshmëria e risqeve varet nga zhvillimi i teknologjisë, kulturës së shoqërisë, kulturës së ndërmarrjes, vendndodhjes gjeografike, dimensionin historik ose aspekte të tjera.

Shembull: Risqe të cilat kanë qenë të pranueshme pesëdhjetë vite më parë, nuk janë të tilla në kohët e sotme; risqet të cilat mund të jenë të pranueshme në një shtet, nuk janë domosdoshmërisht të tilla në një shtet tjetër; shumë risqe bëhen të papranueshme kur progresi i teknologjisë sjell një zgjidhje lidhur me to.

Niveli i pranueshmërisë së riskut mund të përcaktohet për çdo rast në bazë të legjislacionit për sigurinë dhe shëndetin në punë, standardet ndërkombëtare dhe kombëtare, specifikimet dhe normat teknike, rregullat e krahasueshme të sigurisë, udhëzues dhe parime të praktikës së mirë.

Parim:

Aksidentet nuk duhet të ndodhin, ndodhja e tyre mund të parandalohet

Edhe pse gjerat jo gjithmonë shkojnë aq mirë sa kemi planifikuar – është e mundur të parandalojmë aksidentet ose të minimizojmë efekte te tyre. Risqet në punë janë pjesë përbërëse e veprimtarive të punës. Risqet duhet të vlerësohen dhe të mbahen nën kontroll.

4. Qasja e përgjithshme ndaj Vlerësimit të Riskut:

Për një të kuptuar të duhur të procedurës së Vlerësimit të Riskut, kryerje të suksesshme të këtij vlerësimi dhe për menaxhimin e parandalimit, duhet të merren parasysh parimet e mëposhtme:

Parim:

Nuk ka një mënyrë të vetme “të saktë” për kryerjen e Vlerësimit të Riskut.

Vlerësimi i Riskut është thjesht një ekzaminim i kujdesshëm i asaj që mund të shkaktojë dëm tek njerëzit, në mënyrë që ne të mund të gjykojmë nëse kemi marrë masa të mjaftueshme apo duhet të bëjmë më shumë për të parandaluar dëmtimet.

Qasje të ndryshme mund të funksionojnë në rrethana të ndryshme. Megjithatë ka disa hapa të cilët duhet të ndërmerren në çdo rast:

  1. të zbulohet se çfarë mund të dëmtojnë personat në punë ose mund të shkaktojë ngjarje të padëshiruara;
  2. të vlerësohet se sa serioz është risku;
  3. të vendoset nëse risku është i pranueshëm;
  4. të vlerësohet nëse masat aktuale janë të mjaftueshme për të mbrojtur personat dhe pronën;
  5. të përcaktohen me merren masa parandaluese dhe korrigjuese, nëse është e nevojshme;
  6. të ofrohet informacion në lidhje me risqet dhe mbrojtjen kundër tyre në mënyrë që punëmarrësit dhe/ose përfaqësuesve të tyre të sillen në mënyrë të sigurt dhe që menaxherët e ndërmarrjes ta menaxhojnë punën në mënyrë të sigurt.

Parim:

Menaxherët si dhe punonjësit në vendin e punës duhet të jenë në gjendje të dallojnë se çfarë mund t’i dëmtojë ata.

Menaxherët janë kryesisht përgjegjëses për mbrojtjen e punonjësve, për udhëzimet e sigurisë në punë, mbi bazën e të cilave ata do të jenë në gjendje të identifikojnë rreziqet, të vlerësojnë risqet që lindin prej tyre dhe të marrin masa adekuate të sigurisë. Kjo do të thotë që është e dobishme nëse ata kanë aftësi për vlerësimin e risqeve.

Gjithashtu punonjësit duhet të jenë të arsyeshëm, perceptues dhe të ndjeshëm për rreziqet në punë, për të shmangur risqet. Për këtë lloj aftësie mund të ofrohen trajnime dhe ajo mund të zhvillohet. Sigurisht në radhë të parë dhe më kryesorja është që punonjësit të marrin informacionin e duhur mbi rreziqet dhe risqet.

Megjithatë menaxherët dhe punonjësit shpesh nuk janë në gjendje të dallojnë dhe të zbulojnë risqet. Ata nuk mund të dinë gjithçka. Ndonjëherë ka disa karakteristika të fshehura të substancave, produkteve ose veprimtarive të caktuara, që mund të identifikohen vetëm nga profesionistët. Kjo është arsyeja përse angazhimi i ekspertëve për Vlerësimin e Riskut shpesh është thelbësor.

Parim:

Vlerësimi i Riskut duhet të fokusohet tek të gjithë personat që ka mundësi të jenë të pranishëm në vendin e punës

Përveç punonjësve që punojnë atje, gjithashtu edhe personeli i mirëmbajtjes, shërbimit, ofruesit e jashtëm të shërbimeve dhe vizitorët duhet të merren në konsideratë.

Kushtet dhe aftësitë e grupeve të ndjeshme të riskut të specifikuara në Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë duhet të merren në konsideratë të veçantë gjatë kryerjes së Vlerësimit të Riskut. Gjithashtu, masat parandaluese dhe korrigjuese duhet të përshtaten dhe të merren duke pasur parasysh kërkesat për kushtet dhe aftësitë e grupeve të ndjeshme ndaj riskut.

Parim:

Pasojat e mundshme të risqeve vlerësohen edhe jashtë vendit të punës ose ndërmarrjes.

Gjatë kryerjes së Vlerësimit të Riskut aspektet mjedisore, zona përreth dhe lagjja e ndërmarrjeve të tjera, objektet publike dhe komuniteti publik, efektet e tyre të mundshme mbi risqet ekzistuese, si dhe efektet e mundshme shumëfishuese të risqeve të jashtme duhet gjithashtu të merren parasysh.

Parim:

Punëmarrësit duhet të përfshihen në Vlerësimin e Riskut

Punëdhënësi duhet të krijojë, zbatojë dhe ruajë procedura për pjesëmarrjen e punëmarrësve nëpërmjet përfshirjes së tyre të duhur në identifikimin e rrezikut, vlerësimin e riskut dhe përcaktimin e masave të kontrollit. Rrjedhimisht punëmarrësit duhet të jenë të informuar në lidhje me rezultatet e Vlerësimit të Riskut dhe zbatimin e masave korrigjuese dhe/ose parandaluese, si dhe të marrin pjesë në vëzhgimin e vazhdueshëm të risqeve të mundshme.

Parim:

Vlerësimi i Riskut nuk është thjesht një procedurë që kryhet një herë e përgjithmonë; ai është një proces i vazhdueshëm dhe duhet të ripunohet herë pas here.

Vlerësimi i Riskut duhet të zbatohet si një proces i vazhdueshëm, një sistem i vëzhgimit të rreziqeve dhe risqeve; punëdhënësi duhet të sigurojë që ai të përsëritet rregullisht, pas çdo dëmtimi fatal, kolektiv apo të rëndë, rasteve të përcaktuara të sëmundjeve profesionale dhe çrregullimeve në punë, që mund të kenë efekte të dëmshme për shëndetin dhe sigurinë e punëmarrësve, dhe bazuar në vendimin përfundimtar të inspektorit të punës, d.m.th të paktën një herë në çdo dy vjet.

Parim:

Vlerësimi i Riskut kryhet duke pasur parasysh parimet e përgjithshme të parandalimit të parashikuara në Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Vlerësimi i Riskut është një metodë e cila mund të zbulojë se çfarë nuk shkon dhe është e rrezikshme dhe ndihmon për marrjen e masave korrigjuese të përshtatshme. Por në të njëjtën kohë Vlerësimi i Riskut mund të përdoret për të hamendësuar se çfarë mund të ndodhë, dhe për të parashikuar se çfarë mund të jetë e mundur të shkojë keq, se çfarë mund të shkaktojë dëmtime. Kjo lejon marrjen e masave parandaluese – që të mos ndodhin avari ose dëmtime.

Parim:

Vlerësimi i Riskut është një procedurë, e cila nuk mund të kryhet me sukses pa një përgatitje të duhur dhe nuk mund të ketë kuptim pa një zbatim të duhur

Vlerësimi i Riskut duhet të jetë një “fushatë” në të gjithë ndërmarrjen. Organizimi i Vlerësimit të Riskut duhet të konsistojë në fazat e mëposhtme:

  1. faza e përgatitjes,
  2. procedura e vlerësimit të riskut,
  3. faza e zbatimit,
  4. regjistrimi dhe dokumentimi.

Përgjithësisht menaxhimi i riskut mund të paraqitet në mënyrë më të zgjeruar sesa hapat e thjeshtë të procedurës, përfshirë përgatitjen dhe zbatimin e veprimtarive si më poshtë :

Punëdhënësit duhet të përgatisin me kujdes planin se çfarë do të bëjnë për të përmbushur detyrimin e tyre për kryerjen e Vlerësimit të Riskut, si dhe të parashikojnë masat e nevojshme për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punonjësve. Ekspertët e sigurisë dhe/ose personat e emëruar për çështje e SSHP luajnë një rol aktiv në inicimin dhe menaxhimin e procesit të Vlerësimit të Riskut në ndërmarrje dhe në motivimin e menaxherëve të lartë për të mbështetur procesin. Faza e përgatitjes është thelbësore për organizimin dhe realizimin e suksesshëm të Vlerësimit të Riskut. Rekomandohet që të ndërmerren hapat e mëposhtëm:

  1. Angazhimi i menaxherëve të lartë
  2. Hartimi i Planit të Veprimit të Vlerësimit të Riskut
  3. Përzgjedhja dhe caktimi i personave për kryerjen e vlerësimit
  4. Përfshirja e punëmarrësve – trajnimi fillestar
  5. Sigurimi i dokumentacionit, burimeve të informacionit dhe shkresave të nevojshme të përshtatshme.

Angazhimi i menaxherëve të lartë

Menaxherët e lartë duhet të marrin pjesë aktive në përgatitjen e Planit të Veprimit të Vlerësimit të Riskut; ata duhet të paraqesin dukshëm përfshirjen e tyre aktive dhe interesin e tyre për një veprim të suksesshëm; ata duhet të nisin kryerjen e Vlerësimit të Riskut; të rishikojnë dhe vlerësojnë rregullisht të gjithë procesin.

Menaxherët e lartë duhet të ofrojnë mbështetje morale dhe burime materiale për zbatimin e Vlerësimit të Riskut dhe marrjen e masave parandaluese e mbrojtëse korrigjuese. Ata duhet të garantojnë dhe inkurajojnë zbatimin e një sistemi të vazhdueshëm të monitorimit të riskut.

Plani i Veprimit të Vlerësimit të Riskut

Organizimi i Vlerësimit të Riskut në një ndërmarrje duhet të përshkruhet në detaje, në mënyrë që të japë udhëzime të qarta – çfarë duhet të bëhet, cili është plani kohor, cilat janë masat organizative dhe personat përgjegjës për hapa të veçantë gjatë gjithë procesit. (shih shembullin në Shtojcën 4). Plani i veprimit të vlerësimit të riskut duhet të konsultohet me përfaqësuesit e punëmarrësve; ai mund të përmbajë parashikime lidhur me:

  • organizimin, koordinimin, planin kohor dhe nisjen e procesit,
  • caktimin e personave përgjegjës për hapa të veçantë,
  • caktimin e personave kompetentë për të kryer vlerësimet,
  • përfshirjen e punonjësve dhe përfaqësuesve të tyre – trajnimi fillestar dhe pjesëmarrja në identifikimin e rrezikut, si dhe ndryshimi dhe monitorimi,
  • dhënien e informacionit, trajnimit, burimeve të nevojshme dhe mbështetjes së anëtarëve të ekipeve të vlerësimit,
  • sigurimin e koordinimit adekuat ndërmjet vlerësuesve dhe vendeve të veçanta të punës, menaxherëve të linjës së parë, përfaqësuesve të punonjësve dhe pjesëmarrësve të tjerë,
  • sigurimin që masat parandaluese dhe korrigjuese të marrin parasysh rezultatet e Vlerësimit të Riskut,
  • sigurimin që Vlerësimi i Riskut të dokumentohet, duke hartuar planin e masave për reduktimin e nivelit të risqeve dhe Dokumentin e Vlerësimit të Riskut në përputhje me Urdhrin për Vlerësimin e Riskut,
  • informimin dhe diskutimin me punonjësit ose përfaqësuesit e tyre ose Këshillin Sigurisë dhe Shëndetit në Punë – sipas rastit, të rezultateve të vlerësimit dhe të masave të parashikuara (duke u vënë atyre në dispozicion gjithë të dhënat),
  • përcaktimin e masave organizative që duhen marrë për të rishikuar dhe ndryshuar Vlerësimin e Riskut
  • monitorimin e masave mbrojtëse dhe korrigjuese për të siguruar që efektiviteti i tyre është ruajtur.

Përfshirja e punonjësve– trajnimi fillestar

Është e rëndësishme që punonjësit të marrin pjesë në Vlerësimin e Riskut. Ata i njohin problemet dhe detajet e asaj çka realisht ndodh gjatë kryerjes së detyrave ose veprimtarive të tyre, kështu që ata janë në gjendje të kontribuojë më së miri nëpërmjet gjetjeve më të rëndësishme të çdo gjëje që mund t’i dëmtojë ata, dhe ata e perceptojnë si të rrezikshme ose që shkakton shqetësime. Njohuritë dhe aftësitë e tyre praktike shpesh janë gjithashtu të nevojshme për identifikimin e masave parandaluese funksionuese.

Gjithashtu, punonjësit kanë detyrimin ligjor për të bashkëpunuar me punëdhënësin dhe specialistin e besuar prej tij për çështjet e sigurisë, si dhe me përfaqësuesit e punonjësve për sigurinë për identifikimin e zgjidhjeve për të gjitha problemet që lidhen me SSHP, siç parashikon Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Punonjësi duhet të informojë menjëherë punëdhënësin ose specialistin e ngarkuar të sigurisë ose përfaqësuesin e sigurisë së punonjësve për çdo çështje që ai me arsye beson se paraqet një rrezik të menjëhershëm për sigurinë dhe shëndetin, dhe çdo lloj gabimi në rregullat e sigurisë dhe të shëndetit.

Përveç kësaj, është e rëndësishme që punonjësit dhe përfaqësuesit e tyre të trajnohen në mënyrë që ata të kuptojnë Vlerësimin e Riskut dhe rolin e tyre në të. Është thelbësore që të organizohen trajnime fillestare përpara se të fillojë Vlerësimi i Riskut për t’u shpjeguar atyre se si të marrin pjesë në procesin e Vlerësimit të Riskut si dhe për t’i motivuar ata për një pjesëmarrje aktive.

Punonjësit dhe përfaqësuesit e tyre kanë të drejtën/detyrimin:

  • të konsultohen lidhur me aranzhimet lidhur me organizimin e Vlerësimit të Riskut dhe caktimin e personave që do të marrin përsipër detyrën,
  • të njoftojnë eprorët ose punëdhënësit e tyre në lidhje me risqet e perceptuara prej tyre,
  • të deklarojnë çdo anomali / devijimin dhe pothuajse aksidente në vendin e punës.

Në fazën e mëvonshme punonjësit dhe përfaqësuesit e tyre kanë të drejtën/ detyrimin:

  • të bashkëpunojnë për të ndihmuar punëdhënësit në garantimin e një ambienti pune të sigurt,
  • të përfshihen në procesin e vendim-marrjes mbi masat parandaluese dhe mbrojtëse që duhet të zbatohen,
  • t’i kërkojnë punëdhënësit që të parashikojë masa të përshtatshme dhe të bëjnë propozime për të minimizuar rreziqet ose për të mënjanuar rrezikun në burim,
  • të   jenë   të   trajnuar/marrin   udhëzime   mbi   masat   që   do   të   parashikohen,
  • të jenë të informuar mbi risqet për sigurinë dhe shëndetin e tyre dhe masat e nevojshme për të eliminuar ose zvogëluar këto risqe.

Krijimi i grupit të punës

Vlerësimi i Riskut mund të kryhet nga vetë punëdhënësi, sidomos në ndërmarrjet shumë të vogla dhe të vogla dhe duke kryer veprimtari jo specifike dhe të thjeshta. Megjithatë më së shumti ekziston nevoja e një vlerësimi më të gjerë, më të plotë dhe më sistematik me përfshirjen e ekspertëve të SSHP, përfaqësuesve të punonjësve dhe vlerësuesve të kualifikuar. Për këtë arsye për vlerësimin e risqeve duhet të caktohet një grup pune në vend të një personi të vetëm (duke eliminuar kështu subjektivitetin e faktorit njerëzor).

Urdhri për Vlerësimin e Riskut parashikon se një ose më shumë grupe duhet të ngrihen për kryerjen e Vlerësimit të Riskut. Grupi i punës duhet të përbëhet nga të paktën tre ekspertë. Praktikuesit me orientim teknik, në mënyrë të preferueshme në përputhje me aktivitetit ekonomik të punëdhënësit, si dhe specialistë të mjekësisë në punë, janë të nevojshëm.

Suksesi i Vlerësimit të Riskut dhe parashikimi i një mbrojtje efikase kundër aspekteve negative të punës varet shumë nga përvoja dhe aftësitë vendim-marrëse të vlerësuesve dhe aftësia e tyre për t’i përfshirë të gjithë të punonjësit dhe menaxherët në këtë proces. Disa parime duhet të merren në konsideratë si më poshtë:

  • anëtarët e grupit të punës duhet të jenë ekspertë në Vlerësimin e Riskut dhe gjithashtu praktikues të cilët kanë njohuri shumë të mira të proceseve të punës, teknologjisë, pajisjeve dhe substancave të përdorura;
  • kualifikimi i vlerësuesve të veçantë duhet të përzgjidhet në mënyrë të tillë që të mbulojë të gjitha rreziqet specifike dhe rrethanat e tjera në vendin e punës;
  • nëse anëtarët e grupit të punës janë punëmarrës të kompanisë, është praktike që të ftohen ekspertë të jashtëm, që janë të pavarur dhe nuk e kanë atë që quhet “verbëri operacionale – që shkaktohet kur të mësohet syri me ambientin e punës ku punon çdo dite”;
  • nga ana tjetër, nëse ftohet një shërbim i jashtëm për të kryer Vlerësimin e Riskut, punonjësit e kompanisë duhet të marrin gjithmonë pjesë në grupin e punës;
  • menaxherët e vendeve të veçanta të punës dhe përfaqësuesit e punonjësve duhet të marrin pjesë në çdo vizitë të vlerësuesve në vendin e punës dhe në analizën, vlerësimin e risqeve dhe miratimin e masave parandaluese dhe korrigjuese që lidhen me vendin e tyre të punës;
  • punëdhënësi duhet të sigurojë trajnim (ose një takimi koordinues) të këtyre vlerësuesve jo vetëm lidhur me fushat teknike, por edhe metodat e analizës logjike, modelimit dhe vlerësimit;

Edhe pse Vlerësimi i Riskut kryet nga grupi i punës, punëdhënësi nuk mund të heqë nga vetja përgjegjësinë për kryerjen e tij, rezultatet, performancën dhe zbatimin e Vlerësimit të Riskut.

Burimet e informacionit

Personat që kryejnë Vlerësimin e Riskut mbledhin informacion në mënyrë paralele në veçanti nga disa burime të ndryshme:

  • vëzhgimi i tyre në vendet e punës,
  • Intervistimi  i punëmarrësve, menaxherëve dhe profesionistëve të veçantë,
  • dokumentacioni teknik, teknologjik dhe lidhur me aspekte të tjera,

(dokumentacioni teknik i pajisjeve të punës, teknologjisë dhe materialeve, tabelat me të dhëna, kërkesat organizative dhe teknike të ndërmarrjes, udhëzimet me shkrim, udhëzuesit, metodat e punës, të dhënat mbi aksidentet, lëndimet, sëmundjet profesionale,  pushimet  për  arsye  shëndetësore,  pothuajse  aksidentet,  avaritë, informacione rreth ngjarjeve të rrezikshme, raportet nga inspektimet e jashtme ose të brendshme dhe kontrollet, etj).

Personat që kryejnë Vlerësim e Riskut duhet të ketë njohuri dhe / ose informacione mbi:

  • profesionet e veçanta dhe objektin e punës së tyre, procedurat e punës, proceset dhe organizimin e punës, ndërveprimin e punonjësve me materialet dhe pajisjet e përdorura,
  • materialet, substancat, pajisjet dhe teknologjinë e përdorur në punë,
  • statistikat, analizat dhe tendencën e numrit të aksidenteve në punë,
  • informacione për grupet e ndjeshme të punëmarrësve, si dhe për veprimtaritë e punonjësve të punëdhënësve bashkëpunues që punojnë në ndërmarrje,
  • rreziqet dhe risqet që dihen tashmë se ekzistojnë, dhe mënyrën se si ato krijohen,
  • llojin, probabilitetin, shpeshtësinë dhe kohëzgjatjen e ekspozimit ndaj rreziqeve. Në disa raste kjo mund të nënkuptojë zbatimin e teknikave moderne të besueshme të matjeve,
  • marrëdhënien ndërmjet ekspozimit ndaj një rreziku dhe efektit të tij,
  • standardet ligjore dhe kërkesat përkatëse të risqeve të pranishme në vendin e punës,
  • çfarë konsiderohet si praktikë e mirë në fushat ku nuk ka standarde të veçanta ligjore.

6. Procedura e Vlerësimit të Riskut:

Vlerësimi i Riskut është një seri hapash logjike për të mundësuar, në një mënyrë sistematike, analizën dhe vlerësimin e risqeve. Ka shumë mënyra dhe metoda të përdorura për identifikimin e rrezikut dhe kualifikimin e riskut, ku secila prej tyre ka disa përfitime dhe mangësi. Kjo është arsyeja pse përzgjedhja e metodës së përshtatshme është shumë e rëndësishme.

Ky manual paraqet një metodë të thjeshtëzuar të bazuar në pesë hapa të propozuar gjithashtu edhe nga Udhëzuesi Evropian për Vlerësimin e Riskut në Punë , dhe është paraqitur si qasje e përgjithshme në bazën e të dhënave të Agjencisë Europiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Qasja e drejtpërdrejtë me pesë hapa

Në disa raste mund të jetë i përshtatshëm një ushtrim i vetëm i cili mbulon të gjitha risqet në vendin e punës ose veprimtaritë e lidhura me të. Në raste të tjera, qasje të ndryshme mund të jenë të përshtatshme për pjesë të ndryshme të punës ose lloje të ndryshme të aktivitetit të punës.

Hapi 1. Identifikimi i rreziqeve dhe atyre që janë në risk

Kini parasysh: Rreziku është një karakteristikë e fshehur, në shumicën e rasteve e padukshme – një aftësi potenciale që çfarëdolloj gjëje (pajisje pune, aktivitet, mjedis pune, substancë, etj) të shkaktojë dëm për shëndetin ose dëmtime të tjera. Identifikimi i rreziqeve do të thotë t’i zbulojmë këto karakteristika dhe aftësi potenciale. Ne mund të pyesim veten tonë dhe të tjerët: Çfarë mund të shkaktojë dëm për shëndetin? Çfarë mund të shkaktojë efekte të pafavorshme?

Identifikimit të rreziqeve në të gjitha aspektet e punës duhet t’i qasemi nëpërmjet:

  • ecjes përreth vendit punës dhe duke kërkuar për çfarë mund të shkaktojë dëm,
  • intervistimit dhe konsultimit të punonjësve dhe / ose përfaqësuesve të tyre për çdo problem qe ata kanë hasur. Shpesh mënyra më e shpejtë dhe më e sigurt për të identifikuar detajet e asaj që ndodh në të vërtetë është që të pyesim punonjësit e përfshirë në  veprimtarinë që po vlerësohet. Ata e dinë se çfarë hapash të procesit ndiqen, çfarë pothuajse aksidente kanë ndodhur në të kaluarën, nëse ka ndonjë mangësi, ose mënyra për të tejkaluar një detyrë të vështirë, dhe çfarë veprimesh parandaluese ata ndërmarrin (shih shembullin në Shtojcën 6).
  • ekzaminimit sistematik të të gjitha aspekteve të punës, që do të thotë:
    • të shohim se çfarë ndodh në të vërtetë në vendin e punës ose gjatë aktivitetit të punës (praktika reale mund të jetë e ndryshme nga manuali punëve),
    • të mendojmë për veprimtari jo rutinë dhe të përkohshme (si p.sh. operacionet e mirëmbajtjes, ndryshimet në ciklet e prodhimit),
    • të marrim parasysh ngjarjet e paplanifikuara por të parashikueshme të tilla si ndërprerje të aktivitetit të punës,
    • të rishikojmë faktorët psikologjik, socialë dhe fizik të cilët mund të kontribuojnë në stresin në punë, që ndërveprojnë së bashku dhe me faktorë të tjerë në organizimin e punës dhe mjedisin,
  • marrja në konsideratë e rreziqeve afat-gjata për shëndetin, të tilla si nivelet e larta të zhurmës ose ekspozimi ndaj substancave të dëmshme, si dhe risqet më komplekse ose më pak të dukshme të tilla si faktorët e riskut psikosocial ose të organizimit të punës,
  • shikimi i të dhënave të aksidenteve të ndërmarrjes dhe të dhënave mbi sëmundjet profesionale dhe lejet për arsye shëndetësore, dhe krahasimi me të dhënat brenda së njëjtës degë të ekonomisë,
  • duke kërkuar informacion nga burime të tjera të tilla si:
    • manualet udhëzuese të furnizuesve dhe prodhuesve ose tabelat e të dhënave),
    • rregulla e brendshme dhe udhëzimet e punës,
    • broshurat e sigurisë dhe shëndetit në punë dhe faqet e internetit lidhur me këtë fushë,
    • të dhënat e organeve të inspektimit, përfaqësuesve të punonjësve dhe/ose të sindikatave,
    • rregullat ligjore dhe standardet teknike,

Lista informative e rreziqeve dhe burimeve të tyre ndodhet në Shtojcën 1. Rreziqet e identifikuara regjistrohen. Formulari i propozuar ndodhet në Shtojcën “Tabela e Vlerësimit të Riskut për një Profesion”.

Sipas procedurës së propozuar në këtë manual, identifikimi i rreziqeve dhe Vlerësimi i Riskut duhet të kryhet për të gjitha veprimtaritë e punës së kryer nga punonjësi në bazë të kontratës së tij të punës. Kjo qasje është e justifikuar për shkak se ajo siguron një panoramë të plotë të të gjithë rreziqeve dhe masave të lidhura me një punonjës të veçantë.

Për identifikimin e rreziqeve, të cilat nuk mund të mbulohen nga Vlerësimi i Riskut i punëve të veçanta, dhe të cilat janë të lidhura me të gjithë ambientet ose punishten (siç janë tubacionet, shtigjet e kalimit, shkallët), shërben formuari në Shtojcën 3. (Propozohet kryerja e vlerësimit plotësues të riskut, mjedisit të punës, pajisjeve dhe materialeve).

Identifikimi i personave që mund të ekspozohen ndaj rreziqeve

Për çdo rrezik është e rëndësishme që të jetë e qartë se kush mund të dëmtohet, pasi kjo do të ndihmojë për identifikimin e mënyrës më të mirë të menaxhimit të riskut.

Duhet të merren parasysh punonjësit që bashkëveprojnë me rreziqet qoftë drejtpërdrejt ose tërthorazi, p.sh. një punonjës që lyen një sipërfaqe është drejtpërdrejtë i ekspozuar ndaj tretësave, ndërsa punonjës të tjerë në afërsi të tij, të angazhuar me aktivitete të tjera, janë në mënyrë të paqëllimtë dhe tërthorazi të ekspozuar.

Kjo nuk do të thotë që të rendisim të gjithë me emër, por të identifikojmë grupet e personave të tillë si ‘personat që punojnë në depo’ ose ‘kalimtarët’. Pastruesit, kontraktorët, dhe të tjerë nga publiku munden gjithashtu të jenë në risk.

Nëse vendi i punës është i përbashkët për shumë punonjës, është e nevojshme të mendojmë për ndërveprimet e punës dhe të efekteve të ndërsjella të stafit të veçantë.

Kujdesi i veçantë duhet t’i kushtohet:

  • Çështjeve gjinore dhe
  • Grupeve të punonjësve të cilët mund të jenë në risk të shtuar ose të kenë kërkesa të veçanta:
    • punonjësve me aftësi të kufizuara,
    • punonjësve të rinj dhe të vjetër,
    • grave shtatzëna dhe nënave me fëmijë në gji,
    • punonjësve të huaj (që flasin një gjuhë tjetër),
    • stafit të patrajnuar ose pa përvojë,
    • punonjësve të përkohshëm dhe atyre me kohë të pjesshme.

Është e rëndësishme që të identifikojmë se çfarë mund të rrisë risqet për këta persona.

Identifikimi i situatave të rrezikshme

Ndonjëherë informacioni në lidhje me rreziqet (çfarë mund të shkaktojë dëm), nuk është i mjaftueshëm për të imagjinuar apo kuptuar se çfarë mund të ndodhë. Është praktike që të dini se si rreziku mund të shkaktojë dëm. Kjo është arsyeja përse përshkrimi (identifikimi) i një situate të tillë të rrezikshme mund të jetë i nevojshëm. Ne mund të pyesim veten dhe të tjerët: Si mund të shkaktohen dëmi? Si mund të krijohet një incident ose dëmtim? Informacioni mbi situatën e rrezikshme ndihmon për gjetjen e masave të efektshme për mbrojtjen.

Për shembull: gazi  është një rrezik. Ai mund të shkaktojë dëm nga shpërthimi, helmimi ose djegia. Energjia elektrike është një rrezik. Ajo mund të shkaktojë dëm nga mos izolimi i mirë, prishja e strukturës, vendosja e gabuar e kabllove, qarku i shkurtër, etj.

Përdorimi i formularëve për mbledhjen e të dhënave për rreziqet

Të dhënat e mbledhura gjatë identifikimit të rreziqeve duhet të regjistrohen.  Ky manual ka paraqitur formularë në Shtojcën 2 dhe Shtojcën 3 për regjistrimin dhe përshkrimin e duhur të rreziqeve, në mënyrë që të kemi informacion të mjaftueshëm për identifikimin e masave mbrojtëse dhe korrigjuese.

Qasja e propozuar e Vlerësimit të Riskut bazohet në vlerësimin e të gjitha profesioneve të veçanta (grupeve të punonjësve) në ndërmarrje. Faqja e parë përmban karakteristikat themelore të profesionit, të tilla si: struktura e punonjësve të profesioneve të vlerësuara, kushtet për punë, vendi i punës, lista e veprimtarive të kryera nga një punonjës apo një grup punonjësish, makineritë, pajisjet, substancat dhe materialet e përdorura.

Faqet e ardhshme janë destinuar për informacion mbi rreziqet, si dhe vlerësimin e tyre. Shpjegimet e artikujve të përdorur në Tabelë janë si në vijim:

KolonaShpjegim
Numri i veprimtarisëËshtë i rëndësishëm për identifikim më të mirë të veprimtarive të veçanta në rastin kur lista është shumë e gjatë.
VeprimtariaSipas hapave do të plotësohen veprimtaritë e kryera  nga profesioni. Është e rëndësishme që t’i rendisim të gjitha veprimtaritë që lidhen me përdorimin e makinerive, pajisjeve, substancave, e materialeve të veçanta si dhe në lidhje me faktorët e mjedisit të punës. P.sh. prerja – duke përdor sharrë disk; smerilim me dorë të sipërfaqes.
VendndodhjaIdentifikimi i vendit se ku është kryer puna, ku janë makineritë ose stendat teknologjike të përmendura. (Një veprimtari mund të kryhet ndonjëherë në më shumë se një vend) P.sh.: punishte druri – sharrë disk 2.2 dhe 2.3; punishte druri – sharrë me gomë.
RreziqetIdentifikimi i rreziqeve – çfarë mund të shkaktojë dëmtime ose sëmundje. Për një veprimtari pune mund të identifikohen disa rreziqe. P.sh.: lëvizja e pjesëve të makinës, pluhuri i drurit; elektriciteti.
Situata e rrezikshmeSituata të rrezikshme– përshkrimi se si mund të ndodhë një dëmtim i shëndetit. Disa situata të rrezikshme mund të identifikohen për një rrezik. P.sh. prerja e gishtave gjatë sharrimit; prishja e diskut; goditja nga një material nga prapa; thithja e pluhurit të drurit.
Masat aktuale mbrojtëseMasat të cilat janë marrë tashmë për shkak të rrezikut.
PMundësia e ndodhjes së dëmtimit të mundshëm
CSerioziteti i pasojave
RRisku
Masat         e propozuaraMasat parandaluese dhe korrigjuese të propozuara për reduktimin e riskut.

Hapi 2. Përcaktimi paraprak dhe vlerësimi i risqeve

Hapi i radhës është përcaktimi paraprak i risqeve nga çdo rrezik. Përcaktimi paraprak i riskut është një proces ku vlerësohet kombinimi i probabilitetit të ndodhjes së dëmit dhe seriozitetit (pasojës) së atij dëmi. Përcaktimi paraprak ofrohet nga niveli të veçantë i shkallës përzgjedhur. Ky vlerësimi quhet vlerësimi cilësor.

Shënim: Në disa raste të mundësisë së fatkeqësive të mëdha në industrinë kimike, ose  stacionet e  energjisë  bërthamore,  ose procese  të  tjera  të  veçanta  të prodhimit,  risku  mund  të  llogaritet  me  metodat  sasiore.  Duhet  të  jetë  e mundur të maten atributet sasiore të riskut, të tilla si shpeshtësia e statistikave, sasia,  ekspozimi,  dëmtimi,  etj.  Ky  manual  nuk  trajton  këto  metoda  dhe zgjidhje.

Në shumicën e rasteve vlerësimi cilësor është i mjaftueshëm. Sic sugjeron edhe emri përcaktimi paraprak cilësor i riskut duke përdorur metoda cilësore është subjektiv dhe shpesh pre i shumë interpretimeve dhe diskutimeve. Megjithatë aftësitë profesionale dhe përvoja e vlerësuesve janë të nevojshme, pasi duhet të jetë një përcaktim paraprak i kualifikuar. Ka metoda të ndryshme të vlerësimit të riskut të përdorura në vendet e punës. Këtu propozohet një mjet “metoda e matricës”, i cili mund të përdoret. Ai bazohet në përkufizimin e riskut.

RISKU = Probabiliteti x Pasojat

Atributet  cilësore  të  riskut  –  probabiliteti  dhe  pasoja  e  dëmtimit  të mundshëm përcaktohen paraprakisht në shkallën me pesë pikë dhe krahasohen në një matricë.

Krahasimi i rezultateve me pesë nivelet e riskut:

Matrica për përcaktimin paraprak cilësor të riskut

Shkalla e probabilitetit

I.jo domethënësnuk ka gjasa
II.i  ulëtnuk ka shumë gjasa
III.i mundurka gjasa, rrallë, me raste
IV.i lartëka shumë gjasa, shpesh,shpesh
V.ekstremisht i lartëpothuajse e sigurt

Shkalla e pasojave

  A  të parëndësishmedëmtime të shëndetit të neglizhueshme (shumë të lehta); nuk   ka   paaftësi   të   përkohshme   për   punë   (leje   për   arsye shëndetësore).
    B    të vogladëmtime të lehta dhe të përkohshme të shëndetit (të kthyeshme) që mund të kërkojnë kujdes shëndetësor por trajtim të kufizuar të vazhdueshëm; paaftësi e përkohshme për punë; nuk ka paaftësi të përhershme për punë.
    C    seriozedëmtim serioz i shëndetit që kërkon kujdes mjekësor dhe trajtim të zgjatur të vazhdueshëm; dëmtim serioz të shëndetit që mund të shkaktojë aftësi të reduktuar për punë të përhershme
  D  madhoredëmtim serioz i përhershëm dhe/ ose progresiv i shëndetit; paaftësi e përhershme për punë.
Ekatastrofikevdekje; ëmtim shumë serioz i shëndetit me hendikap*

* WHO – Organizata Botërore e Shëndetit, Klasifikimi ndërkombëtar i dëmtimeve, paaftësive dhe Hendikapeve (ICIDH): ‘Handikap’ është gjendja e dizavantazhuar që rrjedh nga dëmtimi ose paaftësia që kufizon një person që të kryejë një rol i cili konsiderohet normal për moshën, gjininë dhe faktorët socialë dhe kulturorë të tij.

Klasifikimi i risqeve

Përcaktimi  paraprak  i  probabilitetit  dhe  pasojave  do  të  thotë  thjesht  t’i  japësh përgjigje pyetjeve:

  • sa gjasa ka që një rrezik do të shkaktojë dëm (p.sh. nëse nuk ka gjasa, është e mundur por nuk ka shumë gjasa, rastësisht, ose shpesh në kohë).
  • sa serioz ka gjasa që të jetë ai dëmtim që (p.sh. duke rezultuar në dëme të papërfillshme, një indicet pa lëndime, një plagosje e papërfillshme, (mavijosje, gërvishtje), dëmtim serioz i shëndetit (frakturë, prerje, sëmundje kronike), një fatalitet, ose fatalitet i shumëfishtë).

Përcaktimi paraprak i probabilitetit dhe pasojës mund të bëhet duke marrë parasysh faktorët që ndikojnë mbi probabilitetin dhe pasojën e dëmtimit të mundshëm.

Ata mund të jenë të matshëm, të tillë si: kohëzgjatja e ekspozimit, numri i personave të rrezikuar, parametrat e sistemit – pesha, lartësia, shpejtësia e lëvizjes, vlera e humbjeve, etj.

Faktorët e pamatshëm, të tillë si: dallimin e rrezikut, dallimin e fillimit të aksidentit, kualifikimi i punonjësve, niveli i kontrollit dhe i mirëmbajtjes, influenca përreth, masat parandaluese, kompleksiteti i sistemit, etj.

Shembuj :

kur kohëzgjatja e ekspozimit është më e lartë – probabiliteti i dëmit është i lartë, shumë;

  • kur më shumë persona janë të ekspozuar – pasoja e aksidentit do të jetë më e keqe;
  • kur kualifikimi i punëtorit është më e ulët – probabiliteti i dëmit është më i lartë;

Vlerësimi i probabilitetit dhe pasojës propozohet të kryhet me diskutimin, negocimin dhe marrëveshjen e disa vlerësuesve.

  • kur kohëzgjatja e ekspozimit është më e lartë – probabiliteti i dëmtimit është i lartë gjithashtu;
  • kur më shumë persona janë të ekspozuar – pasoja e aksidenti do të ishe më e keqe;
  • kur kualifikimi i punonjësit është më i ulët – probabiliteti i dëmit është më i lartë;

Vlerësimi i riskut

Pas përcaktimit paraprak të riskut, kryhet vlerësimi i riskut për të përcaktuar nëse reduktimi i riskut është i nevojshëm, ose nëse është siguruar tashmë një standard i pranueshëm i sigurisë. Pranueshmëria e risqeve duhet të bazohet në parimet e sigurisë, dhe aspekte të tjera të përmendura në kapitullin 3 mbi Parimet e Vlerësimit të Riskut.

Metoda e propozuar – Matrica për përcaktimin paraprak cilësor të riskut na jep një ide të parë se sa serioze janë risqet, të ndara në pesë kategori. Megjithatë, kur është e arsyeshme, vlerësuesit mund të konsiderojnë si risk të pranueshëm ose të papranueshëm çdonjërin prej  tyre, në qoftë se kjo nuk është në kundërshtim me rregullat ose standardet. Në veçanti risku në kategoritë më të ulëta (1 dhe 2) duhet të merret në konsideratë.

Listat e risqeve të vlerësuara mund të jetë shumë e gjatë nganjëherë duke mos paraqitur një analizë të lehtë. Kjo është arsyeja pse është praktike që t’i prioritarizojmë risqet – t’i rendisim ato sipas rëndësisë, për t’u dhënë atyre përparësi gjatë miratimit të masave parandaluese.

Mbështetja e profesionistëve

Në disa raste mund të mos jetë e mundur që thjesht të identifikojnë rreziqet dhe të vlerësojmë risqet pa mbështetjen dhe këshillën e peronave me njohuri profesionale. Kjo nevojë mund të lindë në lidhje me procese dhe teknologji më të ndërlikuara në vendin e punës, ose rreziqe, të tilla si ato të lidhura me shëndetin, të cilat nuk mund të jenë menjëherë dhe lehtësisht të identifikueshme, dhe mund të kërkojnë kryerjen e analizave dhe matjeve.

Hapi i 3. Marrja e vendimit mbi veprimet parandaluese dhe korrigjuese

Pasi kemi vlerësuar risqet, hapi tjetër është të bëjmë propozime dhe të marrim masa efektive  parandaluese  dhe  korrigjuese.  Qëllimi  i  tyre  është  të  eliminojnë  ose minimizojnë risqet  ekzistuese  duke mos  krijuar risqe të  reja në të njëjtën kohë.

A është e mundur t’i heqim qafe risqet?

Ndër gjërat që duhet të merren në konsideratë në këtë fazë është nëse risqet janë të parandalueshme  ose  të  shmangshme.  Kjo  mund  të  kryhet,  për  shembull,  duke:

  • vlerësuar nëse detyra ose puna është e nevojshme,
  • larguar rrezikun,
  • përdorur substanca ose procese të ndryshme të punës

Parime të parandalimit

Nëse risqet nuk janë të shmangshme ose të parandalueshme, ato mund të reduktohen në një nivel të pranueshëm. Gjatë përcaktimit të një strategjie për të reduktuar dhe kontrolluar risqet, punëdhënësit duhet të njihen me parimet e përgjithshme të mëposhtme të parandalimit (Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë):

  • luftimin e riskut në burim,
  • përshtatjen e punës me individin, veçanërisht sa i takon projektimit të vendeve të punës, përzgjedhjen e pajisjeve të punës dhe metodave të punës dhe të prodhimit, me qëllim, në veçanti, lehtësimin e punës monotone dhe punës me një normë të paracaktuar dhe reduktimin e efekteve të tyre mbi shëndetin,
  • përshtatjen me progresin teknik,
  • zëvendësimin e të rrezikshmes me të parrezikshmen ose më pak të rrezikshmen (duke zëvendësuar makinerinë ose materialin ose funksionin tjetër që paraqet rrezikun me një alternativë).
  • zhvillimi i politikave koherente të përgjithshme të mbrojtjes e cila mbulon teknologjinë, organizimin e punës, kushtet e punës, marrëdhëniet sociale dhe ndikimin e faktorëve që lidhen me mjedisin e punës,
  • dhënien prioritet masave mbrojtëse kolektive në raport me masat mbrojtëse individuale (p.sh. kontrolli i ekspozimit ndaj tymrave përmes ajrimit lokal të gazrave të çliruar në vend të pajisjeve personale respiratore),
  • dhënia e udhëzimeve të duhura për punonjësit.

Strategjia e përzgjedhjes së masave të sigurisë

Hierarkia e mëposhtme e masave është e nevojshme:

  1. Shmangni (eliminoni) rrezikun; ndryshoni vetitë e burimit
  2. Zëvendësoni rrezikun
  3. Masa mbrojtëse kolektive (ndarje hapësinore e rrezikut)
  4. Përdorini pajisje mbrojtëse individuale (ndarje hapësinore e punonjësit)
  5. Masa që kanë lidhje me sjelljen (trajnimi, udhëzimet)

Ndonjëherë duhet të adoptohet qasja e lidhjes së disa masave të njëpasnjëshme me synimin për të arritur të paktën kufijtë e riskut të pranueshëm.

7.  Zbatimi i Vlerësimit të Riskut

Dy hapat e ardhshëm i takojnë fazë së zbatimit Vlerësimit të riskut:

Hapi 4. Ndërmarrja e veprimeve

Pasi janë identifikuar masat më të përshtatshme parandaluese dhe korrigjuese, hapi tjetër është vënia e tyre në jetë në mënyrë të efektshme.

Zbatimi i Vlerësimit të Riskut mbulon:

  1. ekzekutimin e masave akute dhe urgjente,
  2. miratimin e Planit të veprimit të Zbatimit të Vlerësimit të Riskut të masave parandaluese dhe korrigjuese me caktimin e detyrave, përgjegjësive, specifike afateve kohore dhe monitorimit,
  3. informimin dhe trajnimin e të gjithë punëmarrësve dhe menaxherëve mbi gjetjet e Vlerësimit të Riskut dhe udhëzimin për parandalimin e risqeve,
  4. reagimet mbi efektshmërinë e masave të marra duhet të sigurohen dhe prezantohen.

Zbatimi i panit të veprimit

Plani i Veprimit për zbatimin e masave parandaluese dhe korrigjuese përmban në veçanti:

  1. listën e detyrave për zbatimin e masave parandaluese dhe pro korrigjuese duke marrë parasysh përparësinë e tyre;
  2. identifikimin e personave përgjegjës për marrjen e masave dhe atyre që janë përgjegjës për kontrollin kur veprimet duhet të përfundohen;
  3. planin kohor për ekzekutimit të çdo mase, shpenzimet e lejueshme dhe burimet, etj;
  4. programin për veprimtaritë e tjera të zbatimit të tilla si trajnimi, dhënia e informacionit, vendosja e shenjave të sigurisë, hartimi i planeve të emergjencës, etj.

Informimi dhe trajnimi

Punonjësit dhe përfaqësuesit e tyre duhet  të informohen lidhur me masat ose procedurat që do të zbatohen (ose që janë zbatuar tashmë), për mënyrën se si ato do të zbatohen, dhe kush do të jetë personi i ngarkuar për zbatimin e tyre. Është e rëndësishme që punonjësit të informohen, udhëzohen ose trajnohen lidhur me risqet e zbuluara dhe se si ata duhet të sillen për të mbrojtur veten e tyre dhe si të kenë kujdes për të shmangur pasojat negative të efekteve të riskut.

Trajnimi i veçantë duhet të sigurohet për menaxherët. Menaxherët janë ata që organizojnë veprimtaritë e punës, caktojnë detyrat tek punonjësit si dhe janë të detyruar ta bëjnë ketë duke pasur parasysh rregullat e sigurisë, dhe gjithë risqet e njohura dhe të zbuluara. Menaxherët janë përgjegjës për të siguruar mbrojtjen e duhur të punonjësve ndërsa kryejnë punën e tyre.

Hapi 5. Monitorimi dhe ndryshimi

Monitorimi

Edhe pse procedura e Vlerësimit të Riskut mund të kryhet në mënyrë të përkryer dhe në detaje, më së shumti ajo nuk është në gjendje të zbulojë të gjitha rreziqet dhe situatat e rrezikshme. Sistemi i vëzhgimit të vazhdueshëm të rreziqeve që lindin në punë duhet të zbatohet. Sistemi (masat organizative) duhet të përshkruhen  me shkrim dhe duhet të kërkojë pjesëmarrjen e të gjithë punonjësve dhe menaxherëve për monitorimin e vazhdueshëm – për të zbuluar rreziqe ose situata të tjera të rrezikshme të mundshme. Sistemi duhet të përshkruajë, sa herë që zbulohet një rrezik i ri ose situatë e re e rrezikshme, mënyrën e regjistrimit të rreziqeve të reja, mënyrën e paraqitjes, përfshirjes së informacionit në bazën e të dhënave të riskut të ndërmarrjes, mënyrën e miratimit të masave përkatëse mbrojtëse ose korrigjuese si dhe mënyrën e shpërndarjes së tyre në të gjitha vendet e punës ose tek grupet e personave të ekspozuar ndaj rrezikut të ri.

Regjistrimi i pothuajse aksidenteve dhe analizës së aksidenteve duhet gjithashtu të jetë pjesë e monitorimit të vazhdueshëm dhe informacionit të siguruar mbi rreziqet e reja dhe risqet dhe duhet të përfshihet në bazën e të dhënave të riskut të ndërmarrjes dhe të pasohet nga masa të përshtatshme, përfshirë informimin e punonjësve.

Ndryshimi

Edhe pse risqet monitorohen në mënyrë të vazhdueshme, Vlerësimi i Riskut nuk duhet të jetë një veprimtari që kryhet një herë e përgjithmonë.

Punëdhënësi duhet ta përditësojë Vlerësimin e Riskut në pjesë me rëndësi të veprimtarive të punës, vendit të punës dhe mjeteve të tjera të punës, në veçanti në rastin e:

  1. një aksidenti ose ngjarjeje të rrezikshme ose sëmundje profesionale;
  2. zbulimit të një rreziku ose risku të ri;
  3. instalimit të një makinerie, pajisje pune, materiali, teknologjie të re në vendin e punës;
  4. krijimit të një profesioni ose pozicioni të ri pune;
  5. ndryshimit të kushteve të punës, organizimit të punës ose proceseve të punës;
  6. urdhrit të inspektorit, nëse ai konstaton se Vlerësimi i Riskut nuk është kryer në mënyrë të përshtatshme dhe në përputhje me ligjet dhe/ose aktet nënligjore specifike, ose ai nuk pasqyron situatën reale në vendin e punës;
  7. humbjes  së  vlefshmërisë  së  të  dhënave  ose  informacionit  ku  është  bazuar Vlerësimi i Riskut;
  8. shfaqjes së mundësive të reja të mbrojtjes; në çdo rast: një herë në dy vjet.

8.  Dokumentimi i Vlerësimit të Riskut

Të gjitha proceset e vlerësimit të riskut në të gjitha fazat e tij duhet të dokumentohen. Rekordet dhe dokumentet e mëposhtme mund të jenë të nevojshme:

Faza e përgatitjes:

  • Plani i veprimit të Vlerësimit të Riskut
  • Regjistrimi i trajnimit paraprak të të gjithë punëmarrësve
  • Caktimi i ekipeve të vlerësuesve
  • Listat e burimeve të informacionit dhe dokumenteve

Procedura e Vlerësimit të Riskut:

  • dosja e formularëve të Vlerësimit të Riskut për identifikimin e rreziqeve, vlerësimin e risqeve dhe masat e propozuara– nga të gjithë profesionet dhe/ ose vendet e punës dhe/ ose sipas mjediseve të punës (shih Shtojcën 2 dhe 3;)
  • plani kohor i kryerjes së procedurës së Vlerësimit të Riskut;
  • procesverbalet e takimeve të vlerësimit dhe të dhëna të tjera, nëse është e përshtatshme;
  • lista e masave të propozuara parandaluese dhe korrigjuese.

Faza e zbatimit:

  • Plani i veprimit të zbatimit;
  • Rekordet e trajnimit të punëmarrësve dhe menaxherëve të veçantë;
  • Rekordet për konfirmim e masave të marra;
  • Lista e pajisjeve mbrojtëse individuale të siguruara mbi bazën e vlerësimit të riskut;
  • Sistemi     i  monitorimit  të  risqeve  dhe  ndryshimit  të  Vlerësimit  të  Riskut  i ndërmarrjes;
  • Dokumenti  i  Vlerësimit  të  Riskut  (përmbledhja  në  bazë  të  Rregullores  për Vlerësimin e Riskut).

Rekordet e vlerësimit duhet të hartohen me konsultimin dhe pjesëmarrjen e punonjësve ose përfaqësuesve të tyre ose Këshillit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (sipas rastit) të cilat gjithashtu iu vihen atyre në dispozicion për informim. Punonjësit e interesuar duhet në çdo rast të informohet për rezultatin e çdo vlerësimi që lidhet me vendin e tyre individual të punës, si dhe masat që duhen marrë si rezultat i vlerësimit.

  • Kërkesa specifike për Vlerësimin e Riskut

Ka disa fusha specifike të punës, të cilat mbulohen nga kërkesa specifike ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe për hapa të veçantë të Vlerësimit të Riskut. Në përgjithësi qasja e thjeshtëzuar në pesë hapa e paraqitur është e përdorshme për të gjithë procedurën. Dallimet kryesore mund të jenë plotësisht ose pjesërisht në mënyrën e identifikimit të rreziqeve, si dhe në vlerësimin e risqeve që krijohen prej tyre. Kryerja e vlerësimit specifik të riskut zakonisht ka nevojë për pjesëmarrjen e specialistëve që e njohin këtë fushë.

Kërkesat specifike duhet të vlerësohen në përputhje me rregullat e veçanta si më poshtë:

  • Përdorimi i pajisjeve mbrojtëse individuale

(VKM Nr.563 datë 03.07 2013, Për miratimin e rregullores “Për Kërkesat Minimale të Sigurisë dhe Shëndetit për Përdorimin e Pajisjeve Mbrojtëse Individuale në Vendin e Punës”)

  • Mbajta manuale i ngarkesave

(VKM Nr. 523, datë 6.8.2014 Për miratimin e rregullores “Për Kërkesat Minimale të Sigurisë dhe Shëndetit për Mbrojtjen e Punëmarrësve Lidhur me Punën e Krahut me Ngarkesa”)

  • Puna me pajisje që kanë ekrane

(VKM Nr. 521, datë 6.8.2014 Për miratimin e rregullores “Për Kërkesat Minimale të Sigurisë dhe Shëndetit për Punën me Pajisje me Ekran Shfaqës”)

  • Risqe që kanë lidhje me agjentët kimikë

(VKM Nr.522, datë 6.8.2014 Për Miratimin e Rregullores “Për Mbrojtjen e Sigurisë dhe Shëndetit të Punëmarrësve nga Risqet e Lidhura me Agjentët Kimikë në Punë”)

  • Risqe që kanë lidhje me ekspozimin ndaj agjentëve biologjikë

(VKM Nr. 550, datë 27.8.2014 Për Miratimin e Rregullores “Për Mbrojtjen e Sigurisë dhe Shëndetit të Punëmarrësve nga Risqet e Lidhura me Ekspozimin ndaj Agjentëve Biologjikë në Punë”)

  • Risqe që kanë lidhje me ekspozimin ndaj kancerogjenëve dhe mutagjenëve

(VKM Nr. 520, datë 6.8.2014 Për miratimin e rregullores “Për mbrojtjen e Sigurisë dhe Shëndetit të Punëmarrësve nga Risqet e Lidhura me Kancerogjenët dhe Mutagjenët në Punë”)

  • Risqe nga atmosfera potencialisht shpërthyese

(VKM  Nr. 384, datë 6.5.2015 Për Miratimin e Rregullores “Për kërkesat minimale për sigurinë dhe shëndetin në punë të punëmarrësve në risk nga atmosferat shpërthyese”)

  • Risqet që krijohen nga dridhjet

(VKM Nr. 841, datë 3.12.2014 “Për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet që lidhen me dridhjen mekanike në vendin e punës”.)

  • Risqet që krijohen nga zhurma
  • (VKM Nr. 842, datë 3.12.2014 “Për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet që lidhen me zhurmën në vendin e punës”)
  • Risqe që krijohen nga fushat elektromagnetike

(VKM Nr. 844, datë 3.12.2014 “Për mbrojtjen e punëmarrësve nga risqet që lidhen me rrezatimin jojonizues në vendin e punës”)

  • Përdorimi i pajisjes së punës

(VKM Nr 562 datë 03.07.2013, Për miratimin e rregullores “Për Kërkesat Minimale të Sigurisë dhe Shëndetit në Përdorimin e Pajisjeve të Punës në Vendin e Punës”)

  • Transporti i substanca të rrezikshme
  • Kontrolli i rreziqeve nga aksidentet madhore që përfshijnë substanca të rrezikshme dhe disa të tjera.

Procedura specifike e Vlerësimit të Riskut duhet të parashikohen për projektimin, ndërtimin dhe prodhimin e makinerive. P.sh. në përputhje me Direktivë 2006/42/KE; EN ISO 14121-1: 2007, Siguria e makinerive – Vlerësimi i Riskut.

Qasje specifike duhet të përdoret gjatë Vlerësimit të Riskut për shëndetin që mbulohet nga legjislacioni specifik për shëndetin, metoda shëndetësore të diagnostikimit dhe kërkesa mjekësore, të tilla si: ngarkesa mendore, stresi, ngarkesës shqisore, higjiena, mikroklima, etj

10.  Gabime të zakonshme

Edhe pse vlerësimi i riskut konsiderohet si një mjet themelor për organizimin e shëndetit dhe sigurisë në punë për më shumë se njëzet vjet në BE, ende ekzistojnë probleme gjatë kryerjes së tij në të gjitha llojet e ndërmarrjeve dhe organizatave. Agjencia Europiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë ka bërë një përmbledhje të gabimeve të zakonshme më të shpeshta gjatë vitit 2008 në botimin e Fakteve të Gabimeve – E-Facts, Nr 32 [7] dhe paraqet rekomandime praktike. Këta shembuj mund të ndihmojnë për të shmangur gabime të ngjashme në praktikë.

Planifikimi i Vlerësimit të Riskut

Mos përfshirja e një ekipi njerëzish në vlerësim ose mos përfshirja e punëmarrësve me njohuri praktike të procesit që po vlerësohet. Vlerësimi i Riskut duhet të përfshijë punëmarrësit ose përfaqësuesit e tyre, jo vetëm punëdhënësin apo përfaqësuesin e punëdhënësit që punon i izoluar. Të gjithë këta njerëz mund të kontribuojnë në fazat e ndryshme të procesit.

Mos caktimi i detyrës së Vlerësimit të Riskut një personi që është kompetent për të kryer të gjithë gamën e detyrave. Prandaj, është thelbësore që ata që kryejnë vlerësimin dhe punëdhënësi të njohin kufijtë e aftësive të tyre vlerësuese. Ekspertiza shtesë ose më e lartë nga specialistë mund të sillet në proces nëse është e nevojshme. Për shembull, një inxhinier elektrik i kualifikuar mund të mos ketë njohuri për vlerësimin e risqeve që krijohen nga një proces kompleks kimik.

Kryerja e vlerësimit të riskut, Hapi 1: Identifikimi i rreziqeve

Referimi vetëm tek manuali i punimeve duke mos përfshirë punonjësit. Praktika reale mund të ndryshojnë nga ajo që parashtrohet në manualin e punimeve. Prandaj, është e nevojshme që ne të shikojmë se çfarë ndodh në të vërtetë në punë. Në përgjithësi, punonjësit me përvojë e njohin vendin e tyre të punës dhe veprimtaritë më mirë se kushdo tjetër. Kështu që është e rëndësishme të vëzhgojmë dhe pyesim punonjësit.

 Ndjekja në mënyrë strikte e listës së kontrollit. Lista e kontrollit nuk ka për synim të mbulojë të gjitha risqet për çdo vend pune, por thjesht t’ju ndihmojë të vini në praktikë metodën. Lista e kontrollit është vetëm një hap i parë për kryerjen e Vlerësimit të Riskut. Më shumë informacion mund të jetë i nevojshëm për të vlerësuar risqe më komplekse dhe në disa rrethana ju mund të keni nevojë për ndihmën e një eksperti.

Mos marrja në konsideratë e rreziqeve me efekte afatgjata për shëndetin. Në rrjedhën e kryerjes së vlerësimeve sipërfaqësore të riskut fokusi vihet në risqet më të dukshme. Efektet afatgjata të tilla si faktorët psikologjikë, si dhe risqet që nuk vërehen lehtësisht ose neglizhohen të tilla si ato të shkaktuara nga substancat kimike apo nivelet e larta të ekspozimeve ndaj zhurmës mund të injorohen.

Hapi 2: Vlerësimi i riskut që krijohet nga rreziqet

 Mos vlerësimi i riskut në mënyrë të plotë. Përshkruani çdo pasojë që vjen nga ngjarjet e rrezikshme. Merrni në konsideratë si pasojat e menjëhershme ashtu edhe ato që mund të vijnë pasi kaluar një farë kohe. Jini realist lidhur me gjënë më të keqe që mund të ndodhë dhe punoni kundër risqeve të papërfillshme. Çdo gjë tjetër në proces rrjedh nga ky vlerësim kështu që është e rëndësishme të mos anashkalojmë asgjë.

Vlerësimi i çdo kushti real të punës gjatë vlerësimit të risqeve. Për shembull, nëse punonjësit ngrenë kuti të rënda shpesh, kjo do të rrisë riskun për ta për zhvillimin e çrregullimeve muskulore dhe te skeletit (MSDs).

Skenari 1 përfshinte një punonjës që ngrinte vetëm kuti të rënda gjatë punës së tij në zonën e prodhimit. Skenari 2 përfshinte një punonjës prodhimi i cili gjithashtu ngrinte kuti të rënda gjatë punës së tij në zona të tjera.

Shpeshtësia e ekspozimit është më e lartë për skenarin 2 sesa 1. Probabiliteti që ai/ajo do të zhvillojë sëmundjen e çrregullimeve muskulore dhe të skeletit është edhe më i lartë. Pra, në varësi të situatës reale, vlerësuesi duhet të zgjedhë një skenar të qëndrueshëm për të llogaritur si ekspozimin ashtu edhe shifrat e probabilitetit.

Hapi 3 dhe 4: Vendim-marrja lidhur me marrjen e masave parandaluese

Hapi 3: Mos marrja parasysh e hierarkisë parandaluese.

Gjatë zbatimit të masave parandaluese dhe mbrojtëse, parimet e përgjithshme të parandalimit duhet të ndiqen sipas kësaj hierarkie: shmangia e rrezikut; zëvendësimi i rrezikut, masat mbrojtëse, mbrojtja individuale; masat organizative, trajnimi dhe informimi.

Mos konsultimi ose mos përfshirja e punonjësve në vendimet për veprimet parandaluese

Vendimet për veprimet parandalues duhet të merren me përfshirjen e punonjësve ose përfaqësuesve të tyre. Punonjësit duhet të inkurajohen që të kontribuojnë në këtë proces vendim-marrje dhe të ndajnë përvojën e tyre. Ata, për shembull mund të jenë në gjendje të vënë në dukje se ku një masë parandaluese është e vështirë që të përdoret në praktikë, ose të sugjerojnë se si projektimi i një mjeti ose makinerie mund të përmirësohet.

Hapi 5: Monitorimi dhe ndryshimi

Konsiderimi i Vlerësimit të Riskut si një detyrim për vetëm një herë

Vlerësimi i Riskut në punë duhet të rishikohet sa herë që ka një ndryshim në vendin e punës i cili mund të ndryshojë perceptimin e riskut. Shembuj të ndryshimeve të tilla përfshijnë: prezantimin e një procesi të ri pune, pajisjeve ose materiale të reja; një ndryshim në organizimin e punës dhe krijimin e punishteve të reja.

 Mos mbikëqyrja e mjaftueshme e efikasitet të masave

Pasi janë paraqitur masat parandaluese është e rëndësishme që të matim efikasitetin e tyre. Zbatimin efektiv i masave mbrojtëse gjithashtu duhet të monitorohet nëpërmjet një rishikimi të Vlerësimit të Riskut.

Dokumentimi i Vlerësimit të Riskut

Mos regjistrimi i vlerësimit

Vlerësimi i riskut duhet të regjistrohet. Ky regjistrim mund të përdoret si një bazë për:

  • Informacionin që duhet t’i kalohet personave të interesuar,
  • monitorimin për të vlerësuar nëse janë parashikuar masat e nevojshme,
  • provat që nevojiten për autoritetet mbikëqyrëse,
  • çdo ndryshim nëse ndryshojnë rrethanat.

Përmbledhje praktike:

Për të kryer Vlerësimin e Riskut në mënyrë të efektshme mund të përdoren hapat e mëposhtëm.

Faza e përgatitjes

  • Filloni procedurën e Vlerësimit të Riskut (eksperti i SSHP),
  • Organizoni takime me menaxherët  e lartë: tregoni rëndësinë e Vlerësimit  të Riskut, prezantoni hapat e Vlerësimit të Riskut (organizuar nga eksperti për SSHP ose një ndërmarrje e jashtme e licencuar),
  • Bëni një Plan të Veprimit të Vlerësimit të Riskut (eksperti për SSHP me ekspert dhe menaxhim të jashtëm) (shih shembullin në Shtojcën 4),
  • Caktoni ekipin e vlerësuesve (nga jashtë + anëtarë të brendshëm, një ose më shumë ekipe në varësi të përmasave të ndërmarrjes dhe kompleksitetit të procesit teknologjik, koordinon eksperti për SSHP),
  • Organizoni trajnimin fillestar për të informuar punonjësit dhe për të prezantuar procedurën e Vlerësimit të Riskut (eksperti për  SSHP me ekspertë të jashtëm  dhe anëtare të ekipit të brendshëm),
  • Mblidhni informacionin e nevojshëm për Vlerësimin e Riskut:
    • bëni një listë me dokumentet e nevojshme për Vlerësimin e Riskut dhe mblidhni ato,
    • mblidhni informacion nga vëzhgimi juaj në vendin e punës,
    • mblidhni informacion nëpërmjet intervistimit të punëmarrësve dhe menaxherëve (shih shembullin në Shtojcën 5).

Procedura e Vlerësimit të Riskut

  • Përdorini formularët në Shtojcën 2 dhe Shtojcën 3;
  • Identifikoni rreziqet (përdorni listën e rreziqeve – Shtojca 1) dhe situatat e rrezikshme bazuar në:
    • informacionin e mbledhur duke vizituar vendet e punës,
    • informacionin e mbledhur nëpërmjet intervistave të punëmarrësve,
    • informacionin rreth aksidenteve dhe sëmundjeve të lidhura me punën,
    • informacionin nga burime të tjera,
    • njohuritë dhe përvojën personale.
  • Regjistroni masat e zbatuara tashmë;
  • Vlerësoni probabilitetin dhe seriozitetin e pasojave (përdorni matricën);
  • Përcaktoni paraprakisht riskun (përdorni matricën) (shih shembullin);
  • Propozoni masa korrigjuese dhe parandaluese dhe bëni Planin e Veprimit të Zbatimit;
  • Përgatisni dokumentin e Vlerësimit të Riskut;
  • Përgatisni një dokument të veçantë për detyrimet e punëdhënësit (propozohet);
  • Përgatisni  grafikun  me  rezultatet  e  Vlerësimit  të  Riskut  për  çdo  punëmarrës  (shih shembullin);
  • Informoni Këshillin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë dhe përfaqësuesin e punonjësve lidhur me Dokumentin e Vlerësimit të Riskut përfshirë të gjitha detyrimet sa i takon zbatimit të masave të nevojshme.

Zbatimi i Vlerësimit të Riskut

  • Organizoni trajnime ose takime për punonjësit për t’i informuar ata për gjetjet e Vlerësimit të Riskut;
  • Zbatoni masat në përpurthje me Planin e Veprimit të Zbatimit;
  • Monitoronin risqet në vendin e punës çdo ditë;
  • Ndryshoni procedurën e Vlerësimit të Riskut në rastin e përcaktuar në Urdhër.

Shënim:

Bashkëlidhur këtij Manuali do te gjeni dhe shtojcat e përmendura në të, të cilat do të jenë ndihmesë si për subjektet me aktivitete të ndryshme ashtu edhe për inspektorët e punës në kontrollin e Dokumentit të Vlerësimit të Riskut.

Shtojca 1:

Shtojca 2:

Shtojca 3:

Shtojca 4: Shembull fiktiv i Planit të Veprimit të Vlerësimit të Riskut

1.  Deklaratë për Vlerësimin e Riskut

Mbi bazën e vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm nga data 2 maj 2013, me synimin për të përmirësuar SSHP dhe për të përmbushur detyrimet ligjore është vendosur që të kryhet Vlerësimi i Riskut i cili përfshin të gjitha profesionet,  makineritë, pajisjet, materiale, instalimet, vendet e punës dhe hapësirat në ndërmarrjen tonë. Procesi i vlerësimit të riskut, procedura e përdorur dhe mënyra e vlerësimit do të bazohen në rregullat e Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, dhe në Udhëzuesin Praktik për Vlerësimin e Riskut në Punë (Projekti i BE IPA 2010 i vitit 2013).

2.  Plani kohor

Nisja e procesit: 6 Maj 2013.

Fundi i pritshëm i procesit: fundi i Gushtit.

Tabela e panit kohor për hapa të veçantë ndodhet në Shtojcën .:

3.  Personat përgjegjës për procesin:

Menaxherët:          Z.            – Zëvendës Drejtor.

Drejtuesi ekzekutiv: Znj.              – menaxhere e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Grupi i punës për Vlerësimin e Riskut: Znj.                                                                      – menaxhere e sigurisë dhe shëndeti  në  punë,  Z.                                      –  specialist  për  sigurinë  dhe

shëndetin    në    punë,                   Znj  

–   specialiste    e   shëndetit,

Z._           – ekspert i jashtëm i caktuar, Znj.    

– eksperte e jashtme e caktuar.

4.  Faza përgatitore e Vlerësimit të Riskut

Trajnimi fillestar: Trajnimi fillestar duhet të organizohet për të gjithë punëmarrësit e ndërmarrjes sonë, me synimin për të shpjeguar procesin e Vlerësimit të Riskut, përfitimet e pritshme dhe detyrat e secilit punëmarrësve për identifikimin e rreziqeve.

· Grupi 1rë: 11. 5. 2013, 13.00 – 13.30 (drejtuar nga Znj. , pjesëmarrës – staf  administrativ dhe teknik, stafi i divizionit 3, menaxherë të lartë, DP).

· Grupi i 2të: 12. 5. 2013, 13.00 – 13.30 (drejtuar nga Z._ , pjesëmarrës – stafi i divizionit 1, 2 dhe 4, Z.                                        , DP).

  • Trajnimi i grupit të punës– Strategji dhe procedura të Vlerësimit të Riskut, drejtuar nga Znj._                                        .

Mbledhja e informacionit për risqet nga dokumentet: 16 – 20. 5. 2013 Grupi i punës.

Mbledhja e informacionit nga provat e aksidenteve, librave të kontrollit, dokumentacionin teknik, rekordet/ regjistrimet e operacioneve, sëmundjet e muskujve dhe skeletit, dhe dokumente të tjera. Mbajtja e rekordeve të strukturuara – rreziqet e identifikuara i caktohen profesioneve të veçantë ose formularët shtesë të mjedisit të punës, pajisjeve dhe materialeve.

Drejtuesi ekzekutiv do të sigurojë disponueshmërinë e dokumenteve të veçanta.

Krijimi i ekipeve të vlerësimit: Drejtuesi ekzekutiv do të caktojë ekipet e vlerësimit, që përbëhen nga dy anëtarë të Grupit të Punës së Vlerësimit të Riskut, menaxherët e veçantë të vendit të punës (të vendit të vlerësuar të punës), përfaqësuesit e SSHP të punonjësve, nëse është e nevojshme– specialistët e duhur).

5.  Procedura e Vlerësimit të Riskut

Vizitat në vendin e punës: ekipet vlerësuese do të vizitojnë të gjitha kantieret e ndërmarrjes nga data 1 deri më 24 Qershor, në përputhje me planin e hartuar nga drejtuesi ekzekutiv. Objektivi i vizitave është mbledhja e informacionit për rreziqet dhe situatat e rrezikshme ndaj të cilave punonjësit janë potencialisht të ekspozuar.

Kjo do të kryhet nëpërmjet:

  • vëzhgimit të rreziqeve në vendet e punës, lidhur me profesione të veçanta,
  • intervistimit të punëmarrësve, menaxherëve dhe profesionistëve të caktuar,
  • regjistrimit të gjetjeve në formularët specifikë (për profesionet dhe ato shtesë),
  • nëse është e mundur përcaktimi paraprak i risqeve (probabiliteti dhe pasoja), si dhe masat aktuale dhe masat e propozuara parandaluese dhe korrigjuese mund të shënohen.

Vlerësimi i risqeve, propozimet për masa parandaluese dhe korrigjuese:

Ekipet e veçanta të  punës do të vlerësojnë risqet nga rreziqet dhe situatat e rrezikshme të identifikuara. Metoda e përdorur – sipas Udhëzuesit Praktik për Vlerësimin e Riskut në Punë 2013.

Propozohet që takimet e vlerësimit të ekipit të punës të organizohen në të njëjtën ditë me vizitat dhe intervistat.

Masat parandaluese dhe korrigjuese duhet të propozohen në diskutimin e ekipit të punës, me pjesëmarrjen e menaxherëve të vendeve të veçanta të punës; parimet parandaluese dhe hierarkia e masave të sigurisë duhet të merren parasysh.

Afati: 24 korrik, 2013

6.  Dokumente produkte të Vlerësimit të Riskut

Grupi i punës për vlerësimin e riskut duhet të përgatisë:

Tabelat e të dhënave të risqeve në punë: Për secilin profesion duhet të përgatitet një listë e strukturuar e risqeve më të rëndësishme; në bazë të peshës ndaj të cilës ekspozohet një punëmarrës (sipas profesioneve); si dhe masat e nevojshme parandaluese për riskun përkatës dhe udhëzime për punonjësit se si të mbrojnë veten e tyre. Bëjeni atë të disponueshëm për punonjësit dhe menaxherët.

Afati 15 korrik, 2013 Plani i Veprimit për Zbatimin: duhet të përgatitet në përputhje me Urdhrin për

Vlerësimin e Riskut, që përmban një listë me detyrat për zbatimin e masave parandaluese dhe pro korrigjuese, identifikimin e personave përgjegjës, programin për veprimtari të tjera zbatuese, të tilla si trajnimi, sigurimi i informacionit, vendosja e shenjave të sigurisë, hartimi i planeve të emergjencës, etj. Plani duhet të diskutohen me përfaqësuesit e punonjësve.

Afati 15 korrik, 2013

Dokumenti i Vlerësimit të Riskut: duhet të përgatitet mbi bazën e Urdhrit për Vlerësimin e Riskut dhe t’i dërgohet institucioneve përgjegjëse. Personi përgjegjës: Drejtuesi ekzekutiv.

Afati: 15 Gusht 2013

7.  Veprime të monitorimit:

Informimi punonjësve: Organizoni trajnime për punëmarrësit (në bazë të grupeve të profesioneve). Duke i informuar ata mbi rezultatet e vlerësimit të riskut, rreziqet e zbuluara, riskun ndaj të cilit punëmarrësit janë të ekspozuar, masat mbrojtëse, dhe si ata mund të shmangin risqet. Motivoni punëmarrësit që të marrë pjesë në vëzhgimin e vazhdueshëm – monitorimin e risqeve, si dhe raportimin e pothuajse aksidenteve.

Grupet e të trajnuarve: nga 15 – deri 30 persona. Tabelat e të Dhënave të Risqeve në Punë: do ti ofrohen punëmarrësve të veçantë.

Plani kohor do të hartohet nga Drejtuesi ekzekutiv në periudhën nga 1 – 30 korrik 2013.

Ekzekutimi i Planit të Veprimit për Zbatimin: Ekzekutimi i Planit të Veprimit për Zbatimin duhet të monitorohet. Afati për detyrat afat të shkurtra: 31. Gusht.

Personi përgjegjës për monitorimin: udhëheqësi i caktuar Ekzekutiv. Raporti në fazën e ekzekutimit të Planit të Veprimit për Zbatimin është e nevojshme: 31. 9. dhe 15. 12. 2013

7.  Monitorimi dhe rishikimi

Monitorimi: për rrjedhojë sistemi i vazhdueshëm i monitorimit i vëzhgimeve të rrezikut duhet të sigurohet sipas urdhrit të brendshëm nga data 24 prill 2013.

Rishikimi i radhës i Vlerësimit të Riskut: shtator 2015

Vlerësimi i Vlerësimi të riskut: vlerësimi përfundimtar i procesit të vlerësimit të riskut, sfidat e tij, fitimet, të mësuarit nga përvoja do të zhvillohet më

12 shtator 2013. Punëmarrësit më aktivë në monitorimin dhe në pjesëmarrjen në identifikimin e rreziqeve, do të shpërblehen.

Kryer në Tiranë, datë 6 Maj 2013                                                                         Drejtori i Përgjithshëm

Plani i Veprimit të Vlerësimit të Riskut– Plani kohor 2013

Shtojca 5: Shembull i tabelës së Vlerësimit të Riskut

Shtojca 6 Shembull i intervistës së punonjësit

Udhëzime për intervistimin e punëmarrësve në identifikimin e rrezikut

Identifikimi i rrezikut është një pjesë e rëndësishme e Vlerësimit të Riskut. Grupi i punës i caktuar dhe ekipet e vlerësimit duhet të mbledhin informacion rreth rrezikut dhe situatave të rrezikshme, që lidhen me profesione, veprimtari, pajisje të veçanta dhe objekte të tjera të vlerësuara. Punëmarrësit janë një nga burimet më të rëndësishme të informacionit mbi rreziqet. Duke pasur parasysh që trajnimi fillestar (informacioni) për Vlerësimin e Riskut i është siguruar të gjithë punëmarrësve dhe ata janë informuar mbi rolin e tyre në Vlerësimin e Riskut dhe mbi nevojën për të ofruar informacion mbi rrezikun, situatat e rrezikshme, pothuajse aksidentet dhe të gjitha problemet tjera që lidhen SSHP që kanë lidhje me punën e tyre dhe në vendin e punës.

Vlerësuesit që qëndrojnë në vende pune të veçanta duhet të intervistojnë punonjës të përzgjedhur për të marrë informacionin e kërkuar, të nevojshëm për Vlerësimin e Riskut.

Qasja e propozuar për intervistimin

Vlerësuesi duhet të shpjegojë rolin e tij dhe qëllimin e marrjes së informacionit mbi të gjitha objektet të cilat mund të shkaktojnë dëm ose dëmtim, dhe mund të shkaktojnë humbjen e jetës së punonjësit ose dëmtimin e shëndetit të tij, nga të cilat punëmarrësit kanë frikë, dhe të mund të shkaktojnë parehati, stres, ose ndikime të tjera negative tek ai.

Pyetje të propozuara

  1. Cilën konsideroni si veprimtarinë më të rrezikshme të detyrave tuaja? Çfarë mund të ndodhë?
  2. Çfarë konsideroni si rreziqe, situata të rrezikshme ose risqe të tjera? (A keni frikë nga ndonjë gjë tjetër?)
  3. A ka ndonjë gjë në vendin e punës që mund t’ju shkaktojë lodhje?
  4. Çfarë konsideroni si faktor stresi në vendin tuaj të punës?
  5. A keni qenë ndonjëherë ju dëshmitar i ndonjë pothuajse aksidenti? Nëse po, çfarë ndodhi?
  6. A keni ndonjë sugjerim për përmirësimin e sigurisë në punë?
  7. A keni një mbështetje të mjaftueshme nga eprori juaj për të përmirësuar sigurinë dhe shëndetin në punë?

Rekordet

Vlerësuesit mund të përdorin Formularët 2 dhe 3 për Identifikimin e Rreziqeve si dhe të bëjnë shënime shtesë.

Në Tiranë 24 prill, 2013                                                         Specialisti i SSHP

Shtojca 7: Shembull i sistemit të monitorimit

Urdhër i brendshëm

për Sistemin e Monitorimit të Vazhdueshëm të Vlerësimit të Riskut

24 prill, 2013

Vlerësimi i Riskut konsiderohet si një nga mjetet më të rëndësishme për parandalimin në ndërmarrjen tonë. Procedura do të ndryshohet çdo dy vjet. Duke pasur parasysh që procedura e Vlerësimit të Riskut nuk është në gjendje të zbulojë të gjitha rreziqet ekzistuese duhet të krijohet sistemi i monitorimit të vazhdueshëm. Për këtë qëllim:

Zbulimi i rreziqeve:

  1. Të gjithë punëmarrësit (punonjësit si dhe menaxherët) duhet ë marrin pjesë në monitorimin e vazhdueshëm të rreziqeve dhe të situatave të rrezikshme dhe të raportojnë problemet e zbuluara. Kjo do të thotë të jesh perceptues dhe i ndjeshëm për çdo gjë që mund të dëmtojë njerëzit ose mund të shkaktojnë pasoja të pafavorshme dhe ta raportosh atë në bazë të rregullave të këtij Urdhri. Kjo do të thotë gjithashtu të vërejmë çdo mos respektim dhe shkelje të rregullave të sigurisë dhe t’i raportojnë ato sipas këtij Urdhri.
  2. Të gjithë punonjësit janë të detyruar të paraqesin çdo sugjerim për përmirësimin e shëndetit dhe sigurisë në punë, uljen ose shmangien e risqeve në punë, ose përmirësimin e kushteve të punës.
  3. Të gjithë punonjësit janë të detyruar të raportojnë pothuajse aksidentet që kanë ndodhur në vendin e punës ose në lidhje me punën. Pothuajse aksident do të thotë ngjarja kur ndodhi incidenti pa ndonjë lëndim apo ndonjë dëm të konsiderueshëm. Pothuajse aksidenti tregon se një rrezik mund të shkaktojë një lëndim ose dëm. Raportimi vullnetar i pothuajse aksidenteve nuk do të shuajë ndëshkimin e atyre që shkaktuan ngjarjen. Shkelja e rregullave të sigurisë në rast të raportimit vullnetar ai do të anulohet.

Raportimi

  • Kur do që zbulohet një rrezik ose situate e re e rrezikshme, punëmarrësi mund ta raportojë atë me shkrim ose me gojë tek përfaqësuesi i punonjësve për SSHP, tek eprori i tij ose direkt tek specialisti përkatës i SSHP të Departamentit së SSHP.
  • Menaxheri ose përfaqësuesi i punonjësve për SSHP që marrin informacion për rreziqe të reja të zbuluara, pothuajse aksidentet ose sugjerime për përmirësimin SSHP duhet t’i regjistrojnë ato me shkrim dhe t’i depozitojnë në Bazën Qendrore të të Dhënave të Riskut – në Departamentin e SSHP.
  • Departamenti SSHP mban regjistër të paraqitjeve dhe të personave që i kanë paraqitur. Punëmarrësit më aktive që kanë paraqitur probleme do të shpërblehen sipas rregullave të brendshme.

Vlerësimi i Riskut dhe marrja e masave parandaluese dhe korrigjuese

  1. Specialisti përgjegjës për SSHP ngarkohet si Administrator i një Baze Qendrore të Dhënash të Riskut (CRDA). Ai është përgjegjës për organizimin e grupit të punës për vlerësimin e risqeve që krijohen nga rreziqet e zbuluara të raportuara dhe për miratimin e masave të duhura parandaluese dhe korrigjuese. Masat duhet të zbatohen në të gjitha vendet ose veprimtaritë e ngjashme të punës ku mund të ekzistojnë rreziqet.
  2. CRDA është përgjegjës për të dhënë reagime tek punëmarrësit të cilët paraqesin gjetjen e një rreziku, duke informuar ata se është trajtuar ky informacion.
  3. CRDA është përgjegjës për të mbledhur informacion mbi rreziqet, situatat e rrezikshme dhe risqet nga dokumentacioni teknik i makinerive, pajisjeve, materialeve, teknologjive të reja, etj.
  4. CRDA është përgjegjës që të mbledhë informacion mbi rreziqet pas aksidenteve në punë, sëmundjeve profesionale, inspektimeve të brendshme dhe të jashtme si dhe për gjetje të tjera.
  5. CRDA është përgjegjës që të mbledhë informacion në lidhje me rreziqet i cili merret në përputhje me pikat 9 dhe 10, për të vlerësuar risqet, të miratojë masa të përshtatshme dhe t’i zbatojë ato për të gjitha rastet e ngjashme.
  6. Informacioni i punonjësve duhet të ofrohet për të gjitha rreziqet dhe risqet përkatëse, si dhe informacioni për masat e marra në kohë të përshtatshme – në përputhje me urgjencën së informacionit ose veprimet e nevojshme.

Mbajtur në Tiranë                                                                         Drejtori i Përgjithshëm

24 prill, 2013

Shkarko

Burimi: Inspektoriati Shtetëror i Punës.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online