TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Njoftim për shtyrjen e afatit e depozitimit të pasqyrave financiare

AlProfit Consult Zyre Kontabiliteti

Njoftim i Qendrës Kombëtare të Biznesit:

Lidhur me detyrimin ligjor për depozitimin e pasqyrave financiare për vitin 2018,  ju njoftojmë se subjektet të cilët kanë aplikuar online nëpërmjet portalit e-albania deri në datën 31.07.2018, (ora 24:00) dhe rezulton se aplikimi i tyre ka marrë një numër aplikimi (CN…), por për shkak të fluksit të madh të aplikimeve në të njëjtën kohë është bërë e pamundur plotësimi dhe dërgimi në mënyrën e duhur të pasqyrave financiare, nuk do të aplikohet kundërvajtje administrative në bazë të nenit 74, pika 3 e ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për regjistrimin e Biznesit”.

Ndërkaq të gjithë këto subjekte që kanë aplikuar, por që nuk kanë finalizuar me sukses aplikimin për arsyen e lartpërmendur duhet të përfundojnë aplikimin e nisur edhe pas datës 31.07.2019, dhe të dërgojnë në mënyrë përfundimtare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare të vitit 2018 deri më datë 30.09.2019.

Për informacione të mëtejshme lidhur me mënyrën e dorëzimit dhe përdorimit të formatit të ri, lutemi konsultoni Manualin e Përdorimit për aplikimin për depozitimin e pasqyrave financiare dhe raporteve si dhe mund të kontaktoni në adresën elektronike [email protected]  dhe në numrin e Tel: +355 4 2250066

Publikimi i plotë në faqen zyrtare të QKB.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online