TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike (rev. 2) NVE: Seksioni E – Furnizimi me ujë, aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve


SEKSIONI E – FURNIZIMI ME UJË, AKTIVITETET E TRAJTIMIT DHE MENAXHIMIT TË MBETURINAVE, MBETJEVE

Ky seksion përfshin aktivitetet që lidhen me menaxhimin (duke përfshirë grumbullimin, trajtimin dhe heqjen) e formave të ndryshme të mbetjeve, si mbetjet industriale apo shtëpiake, të forta dhe jo të forta, si dhe vendet e papastra. Nxjerrja e mbetjeve apo mbeturinave pas procesit të trajtimit mund të përdoren si hyrje për procese të tjera. Gjithashtu në këtë seksion përfshihen dhe aktivitetet e furnizmit me ujë, edhe ato që shpesh kryhen në lidhje me/ose nga njësi të angazhuara me procesin e trajtimit të mbetjeve.

Kjo ndarje përfshin grumbullimin, trajtimin dhe shpërndarjen e ujit për nevoja shtëpiake apo industriale, grum- bullimin e ujit nga burime të ndryshme, si dhe shpërndarjen sipas mënyrave të ndryshme.

36           Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë

36.0      Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë

Kjo klasë përfshin aktivitetet e grumbullimit, trajtimit dhe shpërndarjes së ujit për nevoja shtëpiake dhe indus- trial, grumbullimin e ujit nga burime të ndryshme, si dhe shpërndarjen sipas mënyrave të ndryshme.

Gjithashtu përfshihet aktiviteti i kanaleve ujitëse, por aktiviteti i vaditjes nëpërmjet spërkatjes (impjante ujitje) që përfshihet në aktivitete të ngjashme mbështetëse për bujqësinë, nuk përfshihet këtu.

36.00     Grumbullimin, trajtimin dhe furnizimin me ujë

Kjo klasë përfshin:

  • grumbullimin e ujit nga lumenjtë, liqenet, puset etj
  • grumbullimin e ujit të shiut
  • pastrimin e ujit për qëllime të furnizimit me ujëtrajtimin e ujit për qëllime industrial apo të tjeraçkripëzimin e ujit të detit apo tokës për të prodhuar ujë si produkt kryesor i dobishëm
  • shpërndarjen e ujit me dorë, me kamion (autobote) ose mënyra të tjera
  • aktivitetin e kanaleve vaditëse

Kjo klasë nuk përfshin:

  • aktivitetin e pajisjeve të ujitjes për qëllime bujqësore, shih 01.61
  • trajtimin e mbetjeve të ujit për parandalimin e ndotjes, shih 37.00
  • transportin e ujit me tubacione, (distancat e gjata), shih 49.50

37           Ujrat e zeza

Kjo ndarje përfshin operacionet e sistemit të ujrave të zeza që lehtësojnë trajtimin e ujrave të zeza ose grum- bullojnë, trajtojnë dhe sistemojnë ujrat e zeza.

37.0      Ujrat e zeza

37.00 Ujrat e zeza

Kjo klasë përfshin:

  • aktivitetin e sistemit të ujrave të zeza ose lehtësitë e trajtimit të ujrave të zeza
  • grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve ujore njerëzore apo industriale nga një ose disa përdorues të ndryshëm, ujrat e shiut si edhe transportimin me anë të mënyrave të ndryshme si rrjetet e ujrave të zeza, kolektorët, depozitat dhe mënyra të tjera transportimi (makinat e ujrave të zeza etj.)
  • boshatisjen dhe pastrimin e gropave të ujrave të zeza dhe depozitat septike nga ujrat e zeza, shërbimin e tualeteve me kimikate
  • trajtimin e mbeturinave ujore (duke përfshirë mbetjet ujore njerëzore dhe industriale, ujin nga pishinat etj.) me anë të proceseve fizike, kimike dhe biologjike si hollimi, shoshitja, filtrimi, sedimentimi etj.
  • mirëmbajtjen dhe pastrimin e kanaleve dhe kanaleve kulluese

Kjo klasë nuk përfshin:

  • dezinfektimin e sipërfaqeve ujore dhe nëntokësore të ndotura, shih 39.00
  • pastrimin dhe çbllokimin e tubave të kullimit në ndërtesa, shih 43.22

38           Aktivitetet e grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve; rikuperimi i materialeve

Kjo ndarje përfshin grumbullimin, trajtimin dhe heqjen e mbetjeve.

Këtu përfshihet gjithashtu transportin lokal të mbetjeve dhe aktivitetet e instalimeve të rikuperimit (si selektimin e materialeve të rikuperueshme nga mbetjet).

38.1        Grumbullimi i mbetjeve

Ky grup përfshin grumbullimin e mbetjeve nga familjet me mjete si kovat e plehrave, kova me rrota, konteiner etj. Këtu përfshihet grumbullimi i mbetjeve të rezikshme dhe jo të rezikshme si psh. mbetjet nga familjet (shtëpitë), bateritë e përdorura, vajrat dhe yndyrnat për gatim të përdorura, mbeturinat e vajit nga anijet, vajrat e përdorur nga garazhet, si edhe mbetjet nga ndërtimet apo shkatërrimet (shembjet)

38.11          Grumbullimi i mbetjeve jo të rrezikshme

Kjo klasë përfshin:

  • grumbullimin e mbetjeve jo të rrezikshme të forta (si plehrat) në një zonë lokale, si grumbullimi i mbetjeve nga shtëpitë apo bizneset me mjete si kovat e plehrave, kovat me rrota, konteiner, etj dhe mund të përfshijë dhe materialet e rikuperueshme
  • grumbullimin e materialeve të riciklueshme
  • grumbullimin e mbeturinave në koshat e plehrave në vendet publike

Kjo klasë gjithashtu përfshin:

  • grumbullimin e mbetjeve nga ndërtimi apo shkatërrimi
  • grumbullimin dhe heqjen e copërave të tilla si furçat dhe çakëll
  • grumbullimin e mbetjeve të nxjerra nga uzinat e tekstilit
  • aktivitetin e paisjeve për transferimin e mbetjeve jo të rrezikshme

Kjo klasë nuk përfshin:

  • grumbullimin e mbetjeve të rrezikshme, shih 38.12
  • aktivitetin e groposjes për heqjen e mbetjeve jo të rrezikshme, shih 38.21
  • aktivitetin e pajisjeve ku seleksionohen në kategori materialet e rikuperueshme si letër, plastik etj, shih 38.32
38.12          Grumbullimi i mbetjeve të rrezikshme

Kjo klasë përfshin grumbullimin e mbetjeve të rrezikshme të forta dhe jo të forta si eksplozive, oksiduese, të djegshme, toksike, rrezatuese, kancerogjene, gërryese, infektuese, dhe substancat e tjera dhe preparatet e dëmshme për shëndetin njerëzor dhe ambjentin. Kjo kupton gjithashtu identifikimin, trajtimin, amballazhimin dhe klasifikimin e mbetjeve për qëllime transporti.

Kjo klasë përfshin:

  • grumbullimin e mbetjeve të rrezikshme, si
  • vajin e përdorur nga anijet dhe garazhet
  • mbetjet bio-të rrezikshme
  • mbetjet nukleare
  • bateritë e përdorura etj .
  • aktivitetin e transferimit në qendrat e mbetjeve të rrezikshme Kjo klasë nuk përfshin:
  • rregullimin dhe pastrimin e ndërtesave të ndotura, vendeve të minuara, tokës, ujrave tokësore, si heqjen e asbestit, shih 39.00
38.2        Trajtimi dhe heqja e mbetjeve

Ky grup përfshin eliminimin dhe trajtimin para eliminimit të formave të ndryshme të mbetjeve sipas mënyrave të ndryshme, si trajtimin e mbetjeve organike me qëllim eliminimin; trajtimin dhe eliminimin e mbetjeve toksike të kafshëve të gjalla ose të ngordhura dhe mbeturinat e tjera të kontaminuara; trajtimin dhe heqjen e mbetjeve radioaktive nga spitalet, etj; heqjen e plehrave nga toka ose nga uji; groposjen ose nën- lërimin e plehrave; heqjen e mallrave të përdorura si frigoriferë për të eliminuar mbetjet e dëmshme; heqjen e mbetjeve nga djegia ose oksidimi. Gjithashtu përfshihet rikuperimi i mbetjeve energjetike nga proceset e djegies.

Ky grup nuk përfshin:

  • trajtimin dhe heqjen e mbetjeve ujore, shih 37.00
  • rikuperimin e materialeve, shih 38.3
38.21     Trajtimi dhe heqja e mbetjeve jo të rrezikshme

Kjo klasë përfshin heqjen dhe trajtimin paraprak deri tek heqja e mbetjeve, të ngurta ose jo të ngurta, jo të rrezikshme:

  • aktivitetin e pellgjeve për heqjen e mbetjeve jo të rrezikshme
  • heqjen e mbetjeve jo të rrezikshme me djegie ose kombustim ose metoda të tjera, me apo jo prodhim energjie ose avulli, përzierje plehërash, lëndë djegëse zevëndësuese, biogas, hi ose nën-

produkte

të tjera për përdorim të mëtejshëm etj.

  • trajtimin për heqjen e mbetjeve organike

Kjo klasë nuk përfshin:

  • djegien apo oksidimin e mbetjeve të rrezikshme, shih 38.22
  • aktivitetin e pajisjeve ku përzihen materialet e rikuperueshme si letër, plastik, kanaçet dhe metalet e pijeve të përdorura, të klasifikuara në kategori të veçanta, shih 38.32
  • dezinfektimin, pastrimin e tokës, ujit; rëniet e materialeve toksike, shih 39.00
38.22     Trajtimi dhe heqja e mbetjeve të rrezikshme

Kjo klasë përfshin heqjen dhe trajtimin paraprak të mbetjeve, të ngurta dhe jo të ngurta, të rrezikshme për shëndetin njerëzor dhe ambientin, duke përfshirë mbetjet nga eksplozivët, oksidimi, djegie, toksike, irritu- eshme, kancerogjene, gërryese, infektuese dhe substanca të tjera.

Kjo klasë përfshin:

  • aktivitetin e pajisjeve për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme
  • trajtimin dhe heqjen e mbetjeve toksike nga kafshë e gjalla ose të ngordhura dhe mbetje të tjera të kontaminuara
  • djegien e mbetjeve të rrezikshmeheqjen e malllrave të përdorura si frigoriferët për të eliminuar mbetjet e rrezikshme
  • trajtimin, heqjen dhe magazinimin e mbetjeve radioaktive, duke përfshirë:
    • trajtimin dhe heqjen e mbetjeve radioaktive tranzite, si shkatërrimin në periudhë e transportit nga spitalet
    • kampimin, përgatitjen dhe trajtime të tjera të mbetjeve bërthamore përpara magazinimit të tyre.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • ripërpunimin e lëndëve djegëse nukleare, shih 20.13
  • djegien e mbetjeve jo të rrezikshme, shih 38.21
  • dezinfektimin, pastrimin e tokës, ujit, heqjen e materialeve toksike, shih 39.00
38.3      Rikuperimi i materialeve
38.31 Çmontimi i pjesëve të shkatërruara

Kjo klasë përfshin:

  • çmontimin e materialeve të shkatërruara të çdo tipi (automjete, anije, kompjuter, television dhe pajisje të tjera) për rikuperim.

Kjo klasë nuk përfshin:

  • heqjen e malllrave të përdorura si frigoriferët për të eliminuar mbetjet e rrezikshme, shih 38.22
  • çmontimin e pjesëve të përdorura për rishitje të automjeteve, anijeve, kompjuterave, televizioneve dhe pajisje të tjera, shih seksionin G
38.32     Rikuperimi i materialeve

Kjo klasë përfshin përpunimin e mbetjeve metalike dhe jo metalike, skrapi dhe artikuj të tjerë në materiale sekondare, zakonisht pas proceseve të transformimeve mekanike dhe kimike.

Këtu përfshihen gjithashtu materialet nga mbetjet e derdhura në forma (1) materialet e rikuperueshme të ndara dhe klasifikuara nga mbetjet jo të rrezikshme (si plehrat) apo (2) materialet e rikuperueshme të përziera dhe klasifikuara nga mbetjet jo të rrezikshme, si letër, plastik, kanaçe të përdorura të pijeve dhe metalike, në kate- gori të përcaktuara.

Më poshtë janë dhënë shembuj të proceseve të transformimeve kimike ose mekanike:

  • thyerja mekanike e mbetjeve metalike si automjete të përdorur, makina larëse, biçikleta
  • copëtimi mekanik i pjesëve të mëdha prej hekuri si vagonat e hekurudhave
  • copëtimi i mbetjeve, automjeteve jashtë përdorimit etj.
  • metoda të tjera të trajtimit mekanik si prerja, presimi, për të reduktuar volumin
  • rikuperimi i metaleve nga mbetjet fotografike si solucionet e fiksimit ose filmat fotografik dhe letrat
  • rikuperimi i kauçukut si gomat e përdorura për të prodhuar materiale sekondare
  • seleksionimi dhe përgatitja e toptheve plastike për të prodhuar materiale sekondare si tuba, vazo lule, palete etj
  • përpunimi (pastrimi, shkrirja, bluarja) i mbetjeve plastike dhe kauçuku për tu granuluar
  • thyerja, pastrimi dhe seleksionimi i qelqeve
  • thyerja, pastrimi dhe seleksionimi i mbetjeve të tjera si shkatërrimi i mbetjeve për të përftuar lëndë materiale sekondare
  • përpunimi i vajrave dhe yndyrnave ushqimore të përdorur në materiale sekondare
  • përpunimi i mbetjeve të ushqimeve të tjera, pijeve dhe duhanit dhe mbetje të substancave në materiale sekondare

Kjo klasë nuk përfshin:

  • prodhimin e produkteve përfundimtare nga materialet sekondare (të vetpërpunuara ose jo),

si endja e fijeve nga tekstilet e riciklueshme, prodhimi brumit nga mbeturinat e letrës, ripunimi i gomave ose prodhimi i metaleve nga skrapi metalik, shih klasat koresponduese në seksionin C (Përpunimi).

  • ripërpunimin e lëndëve djegëse nukleare, shih 20.13
  • rishkrirjen e mbetjeve të hekurit dhe skrapit, shih 24.10
  • rikuperimin e materialeve gjatë procesit të djegies ose shkrumbimit, shih 38.2
  • trajtimin dhe asgjësimin e mbetjeve jo te rrezikshme, shih 38.21
  • trajtimin e mbetjeve organike për asgjësim, duke përfshirë edhe prodhimin e kompostos, shih 38.21
  • rikuperimin e energjisë gjatë procesit të djegies së mbetjeve jo të rrezikshme, shih 38.21
  • trajtimin dhe asgjësimin e mbetjeve radioaktive kalimtare nga spitalet etj., shih 38.22
  • trajtimin dhe asgjësimin e mbetjeve toksike, te fëlliqura, shih 38.22
  • shitjen me shumicë të materialeve të rikuperuara, shih 46.77

39           Shërbime të tjera të pastrimit e të menaxhimit të mbetjeve

Kjo ndarje përfshin shërbimet e kanalizimeve dhe të pastrimit të ndërtesave dhe vendeve të ndotura, toka, sipërfaqe ose ujrat tokësore.

39.0      Shërbime të tjera të pastrimit e të menaxhimit të mbetjeve

39.00     Shërbime të tjera të pastrimit e të menaxhimit të mbetjeve

Kjo klasë përfshin:

  • dezinfektimin e tokës dhe ujrave nënujore të ndotura, në vendndodhje ose ish vendndodhje, duke përdorur metoda mekanike, kimike ose biologjike
  • dezifenktimin e impianteve ose vendndodhjeve industriale, duke përfshirë impiantet nukleare
  • dezinfektimin dhe pastrimin e sipërfaqeve ujore nga ndotjet aksidentale, si nëpërmjet grumbullimit të ndotjeve ose nëpërmjet përdorimit të kimikatevepastrimin e vajrave të derdhur dhe ndotje të tjera në tokë, në sipërfaqe ujore, në oqeane dhe dete, duke përfshirë hapësirat bregdetarepakësimin e materialeve të asbestit, bojrat grafite ose toksike të tjera
  • aktivitete të tjera të specializuara kundër ndotjeve

Kjo klasë nuk përfshin:

  • kontrollin e insekteve në bujqësi, shih 01.61
  • pastrimin e ujit për qëllime të furnizimit me ujë, 36.00
  • trajtimin dhe asgjësimin e mbetjeve jo të rrezikshme, shih 38.21
  • trajtimin dhe asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme, shih 38.22
  • pastrimin dhe vaditjen e rrugëve etj., shih 81.29

Burimi: Instituti i Statistikave (INSTAT)

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online