Si mund të pajisem me nënshkrim elektronik?
Për t’u pajisur me nënshkrim elektronik çdo aplikant duhet të identifikohet me llogarinë e tij si qytetar në portalin qeveritar e-Albania. Në seksionin “CERTIFIKATA ELEKTRONIKE” ndodhet shërbimi “Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për qytetar/biznese”.
Sa kushton nënshkrimi elektronik?
Pagesa e nënshkrimit elektronik kryhet mbas plotësimin të të dhënave të kërkuara sipas profilit të aplikimit. Pagesa është 4,800 LEK për një afat vlefshmërie një vjeçar. Pagesa bëhet vetëm online nëpërmjet shërbimit të Credins Bank pavarësisht bankës që ju keni llogarinë tuaj bankare.
Si përdoret nënshkrimi?
Shiko më poshtë videon udhëzuese për përdorimin e shërbimit të nënshkrimit elektronik
Kam harruar password! Si duhet të veproj?
Për të bërë rivendosur fjalëkalimin e Platformës së Nënshkrimit Elektronik mund të klikoni këtu.
Ka mbaruar afati i nënshkrimit tim elektronik, si duhet të veproj?
Për të kryer rinovimin e nënshkrimit elektronik, do të rikujtoheni automatikisht ne periudha të ndryshme në këtë rast mbas 6 dhe 3 muajsh gjithashtu 4, 2 dhe 1 jave nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë ku do të drejtoheni në shërbimin e rinovimit ku do kryeni vetëm pagesën online pa pasur nevojë për verifikime të mëtejshme.
Çfarë dokumentesh duhet të dorëzoj për tu pajisur me nënshkrim elektronik shtetasit e huaj?
Për tu pajisur me nënshkrim elektronik shtetasit e huaj duhet të paraqitet vetë personi pranë AKSHI për të plotësuar këto dokumente:
- Kërkese zyrtare drejtuar AKSHI-t
- Formular aplikimi
- Fotokopje ID/Pasaporte
- Fotokopje Liçencës/NIPT
Gjithashtu pranë AKSHI-t do të marrë dhe mandat pagesën për të cilën do të kryejë pagesën në një nga bankat e nivelit të dytë.
Ky shërbimi ofrohet vetëm për shtetasit e huaj.
Për më shume informacione mund të shikoni faqen: Nënshkrimi Elektronik.
Burimi: Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).