TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Rama: Aministia fiskale, këtë javë e çojmë në Parlament, kategoritë që përjashtohen

Amnistia fiskale do të çohet këtë javë në parlament, ndërsa brenda muajit maj pritet të miratohet nga parlamenti, deklaroi kryeministri Rama. Amnistia mund të zgjasë 1 vit, e ndarë në 3 fasha 4 mujore.

“Dua të deklaroj sot se nismën për amnistinë fiskale do ta çojmë këtë javë në parlament. Urojmë që brenda majit Parlamenti ta miratojë.

Amnistia ndalon qartësisht riciklimin e të ardhurave nga aktivitetet kriminale. Përjashtohen të ardhurat nga aktivitetet kriminale dhe korrupsioni. Përjashtohen nga amnistia të gjithë ata që janë të dënuar për aktivitete të caktuara që hyjnë në veprimtarinë kriminale që është edhe subjekt i ligjit special dhe OFL.

Përjashtohen nga kjo amnisti të gjithë politikanët, të gjithë zyrtarët e lartë së bashku me familjet e tyre. Zyrtarët e lartë përfshijnë edhe radhët e policëve, oficerëve, gjykatësve.

Të gjithë të tjerët përfitojnë nga kjo amnisti, pasi të miratohet në Kuvendin e Shqipërisë. Çdo qytetar që ka në pasaportë shqiptare mund të përfitojë nga amnistia, nëse nuk është në kategoritë përjashtuese.

Amnistia mund të zgjasë 1 vit, e ndarë në 3 fasha 4 mujore.

Në fashën e parë detyrimi për të depozituar paratë do të jetë 5%, në fashën  e dytë 7 dhe në fashën e tretë 10. Këto janë shifra që do të diskutohen dhe kolaudohen  më tutje gjatë diskutimeve dhe me grupet e interesit por edhe komisionet parlamentare.

Aministia për të qenë e besueshme dhe përgjithmonë e qëndrueshme do të jetë fiskale dhe penale”, deklaroi Rama.

Burimi: Monitor.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online