TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Premte 08:30 – 17:00 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Individë #2

Individ, konsiderohet çdo person fizik jo tregtar.

Individ tatimpagues, është personi i cili detyrohet të paguajë tatime, taksa ose kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe agjenti i mbajtjes së tatimit në burim.

Tatimi i pagueshëm nga individi, përcaktohet në varësi të: (a) rezidencës tatimore të individit, dhe (b) burimi i të ardhurave; nëse është brenda territorit Shqiptar.

Tatimi përcaktohet si më poshtë:

Tatimi i individëve rezidentTatimi i individëve jorezidentë
Brenda dhe jashtë territorit Shqiptar
(Parimi i rezidencës)
(Me burim brenda territorit Shqiptar
(Parimi i burimit)

Individ tatimpagues rezident

Individ tatimpagues rezident është personi i cili:

  • ka një vendbanim në Republikën e Shqipërisë, në kuptim të nenit 12 të Kodit Civil;
  • ka nënshtetësi shqiptare dhe është funksionar diplomatik ose kryen një funksion të ngjashëm, në emër të Republikës së Shqipërisë, jashtë territorit të saj;
  • në mënyrë të vazhdueshme ose me ndërprerje, qëndron në Republikën e Shqipërisë më tepër se 183 ditë në një periudhë prej 365 ditësh.

Regjistrimi dhe identifikimi i individit rezident, bëhet me një kod fiskal dhe si i tillë, shërben Numri i Identifikimit personal në Letërnjoftimin e individit.

Individ, tatimpagues jo rezident

Individi konsiderohet jorezident, kur nuk plotëson një nga përcaktimet e individit rezident shqiptar, përkufizuar më lart.

Regjistrimi dhe identifikimi i individit jorezident, bëhet me një kod fiskal dhe si i tillë, shërben Numri i Identifikimit personal në Letërnjoftimin e individit jorezident.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online