Edhe Organizatat Jofitimprurëse duhet të paguajnë tatime dhe kontribute. Kjo pjesë është e rëndësishme, sepse lidhet direkt me përmbushjen e misionit të organizatës. Nëse nuk njihen paraprakisht të gjithë elementët e kostos së një aktiviteti, ju do të keni vështirësi në hartimin e buxheteve por edhe zbatimin e tyre në vazhdim. Do të njiheni hollësisht mbi llojin e tatimeve të pagueshme nga Organizatat Jofitimprurëse dhe Entet Publike
Organizatat Jofitimprurëse përmbushin misionin e tyre pas regjistrimit fillestar dhe ndjekjes së hapave të tjera, pas regjistrimit; ndryshime, kalim në status pasiv, strukturime dhe deri në mbylljen e tyre. Organizatat jofitimprurëse regjistrohen në administratën tatimore, pasi kanë kryer më parë regjistrimin, në përputhje me legjislacionin e fushës. (Themelimi, Regjistrimi në Gjykatë, Licenca të posaçme nëse nevojitet). Kalimi në status pasiv i OJF-ve bëhet me kërkese të subjektit ose nga Administrata Tatimore kur përmbushen kushtet ligjore. Për çregjistrimin e një OJF-je, Tatimpaguesi aplikon në Gjykatë për fillimin e procedurës së çregjistrimit dhe ndjekjen e procedurës ligjore. Në këtë seksion do të gjeni informacion të hollësishëm të hapave që ndiqen në momentin e regjistrimit dhe gjatë gjithë ciklit të jetës së një organizate
Me krijimin e një Organizate Jofitimprurëse lind edhe detyrimi për të plotësuar deklaratat sipas përgjegjësive tatimore për të cilat është regjistruar tatimpaguesi (tatimi mbi fitimin, TVSH, sigurime shoqërore dhe shëndetësore, tatimi mbi të ardhurat nga punësimi si dhe tatime/taksa të tjera në varësi të objektit të aktivitetit të OJF).
Afatet e deklarimeve tatimore janë pjesë e pandarë e planifikimit të organizatës dhe punës së ekonomistit. Pamundësia për të plotësuar në kohë deklaratën tatimore, dhe kryer pagesën e tatimit; shoqërohet me penalitete, mungesë planifikimi dhe pengesa të tjera në kohë. Është e rëndësishme që të kemi informacion për afatet dhe grafikun e tatimeve, jo vetëm si masë për të mos u penalizuar por, shumë më tepër, për të kuptuar afatet kohore, detyrimet dhe ndjekur më pas me korrektësi afatet dhe planin tuaj. Njihuni me kalendarin e deklarimeve tatimore të Organizatave Jofitimprurëse, sipas llojit të përgjegjësisë tatimore ku ju jeni i regjistruar.
Organizatat Jofitimprurëse dhe Entet Publike/Ndërmarrjet Shtetërore kanë detyrimin ligjor të mbajnë dhe dokumentojnë veprimtarinë që ata ushtrojnë sipas kërkesave ligjore në fuqi. Dokumentacioni i kërkuar është në funksion të përgjegjëseve tatimore për të cilat këto subjekte janë regjistruar.
Në këtë link do të gjeni të publikuar Kartën e Tatimpaguesit, e cila është një dokument që shpjegon në mënyrë të përmbledhur të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesve. Qëllimi i Kartës së tatimpaguesit është ndërtimi i urës lidhëse midis Administratës Tatimore dhe tatimpaguesve, që ata u shërbejnë, nëpërmjet besimit të ndërsjellët dhe respektit. Në Kartë shpjegohen të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesve, me qëllim promovimin e marrëdhënieve më të forta midis tatimpaguesve dhe Administratës Tatimore si dhe të frymës së pagesës në mënyrë vullnetarë të tatimeve, brenda afateve ligjore.