TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Deklarimi dhe pagesat e tatimeve

Organizatat Jofitimprurëse dhe Entet Publike

Për Organizatat Jofitimprurëse

Dorëzimi i deklaratave tatimore bëhet vetëm në mënyrë elektronike.

Për pajisjen me fjalëkalim, si dhe për rivendosje të tij (në rast harrese) subjekti duhet t’i drejtohet sporteleve të shërbimit të tatimpaguesve pranë DRT-së së juridiksionit, ose mund ta ndryshojë online nëpërmjet e-filing ose e-albania.duke përdorur shërbimin “Rivendosje fjalëkalimi për tatimpagues të regjistruar”.

Tatimpaguesi, organizatë jofitimprurëse, dorëzon deklarata vetëm për llojet e tatimeve për të cilët është përgjegjës.

Llojet e deklaratave dhe afatet e dorëzimit të tyre janë:

i) E-SIG 027 është formulari që shërben për deklarimin e punonjësve për herë të parë pas regjistrimit, për marrjen në punë dhe për largimin e tyre. Pas regjistrimit fillestar, çdo tatimpagues duhet të bëjë deklarimin e administratorit dhe të punonjësve duke dorëzuar elektronikisht formularin E-SIG 027.

■ Dorëzimi i E-SIG 027 për herë të parë (fillimi i aktivitetit)- jo më vonë se 48 orë nga data e regjistrimit në organet tatimore.
■ Dorëzimi i E-SIG 027në vijim (marrje ose largim nga puna)- të paktë 1 ditë kalendarike përpara marrjes në punë dhe jo më vonë se 10 ditë nga data e largimit nga puna të punonjësit.
■ E-SIG 025 është listëpagesa e tatimpaguesit. Ky formular shërben për deklarimin e tre lloje tatimesh: të Sigurimeve Shoqërore, të Sigurimeve Shëndetësore dhe të Ardhurave nga Punësimi për të punësuarit.


Në rastin e OJF-ve, listëpagesa është e përmuajshme.
Dorëzimi i E-SIG 025 – nga data 1-20 të muajit pasardhës.

ii) Formulari i Deklarimit dhe Pagesës së TVSH (nëse OJF është e regjistruar për këtë përgjegjësi tatimore). Ai plotësohet çdo muaj pasi janë plotësuar më parë librat e shitjes dhe të blerjes, për të gjitha shitjet dhe blerjet e kryera gjatë periudhës tatimore, muajit kalendarik. Dorëzimi i deklaratës së TVSH-së – nga data 1-14 të muajit pasardhës.

iii) Deklarata e Tatimit mbi Fitimin (nëse OJF është e regjistruar për këtë përgjegjësi tatimore). Dorëzimi i deklaratës vjetore e tatimit mbi fitimin bëhet deri në 31 Mars te vitit pasardhës.

iv) Deklarata e Tatimit në Burim (nëse OJF është e regjistruar për këtë përgjegjësi tatimore) shërben për deklarimin e mbajtjes në burim të tatimit për pagesat e kryera. Dorëzimi i deklaratës së tatimit në burim – nga data 1-20 të muajit pasardhës, të muajit të kryerjes së pagesës.

Mosrespektimi i afateve ligjore të deklarimit dhe pagesës së tatimeve për të cilat subjekti është përgjegjës, gjeneron penalitete sipas përcaktimeve të ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Për Entet Publike

Dorëzimi i deklaratave tatimore bëhet vetëm në mënyre elektronike. Për pajisjen me fjalëkalim, si dhe për rivendosje të tij (në rast harrese) subjekti duhet t’i drejtohet sporteleve të shërbimit të tatimpaguesve pranë DRT-së juridiksionit, ose mund ta ndryshojë online nëpërmjet e-filing ose e-albania, duke përdorur shërbimin “Rivendosje fjalëkalimi për tatimpagues të regjistruar”.

Subjekti dorëzon deklarata vetëm për llojet e tatimeve për të cilët është përgjegjës.

Llojet e deklaratave dhe afatet e dorëzimit të tyre janë:

A. E-SIG 027 është formulari që shërben për deklarimin e punonjësve për herë të parë pas regjistrimit, për marrjen në punë dhe për largimin e tyre. Pas regjistrimit fillestar, çdo tatimpagues duhet të bëjë deklarimin e administratorit dhe të punonjësve duke dorëzuar elektronikisht formularin E-SIG 027.

■ Dorëzimi i E-SIG 027 për herë të parë (fillimi i aktivitetit) – jo më vonë se 48 orë nga data e regjistrimit në organet tatimore.
■ Dorëzimi i E-SIG 027 në vijim (marrje ose largim nga puna) – jo më vonë se 24 orë nga marrja në punë dhe jo më vonë se 10 ditë nga data e largimit nga puna të punonjësit.
■ E- SIG 025 është listëpagesa e tatimpaguesit. Ky formular shërben për deklarimin e tre llojeve të detyrimeve tatimore :
Të Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore,
Të Kontributeve të Sigurimeve Shëndetësore dhe
Të Ardhurave nga Punësimi për punëmarrësit.

Në rastin e Enteve Publike, listëpagesa është e përmuajshme.
Dorëzimi i E-SIG 025 – nga data 1-20 të muajit pasardhës

B. Deklarata e Tatimit në Burim (nëse tatimpaguesi është i regjistruar për këtë përgjegjësi tatimore) shërben për deklarimin e mbajtjes në burim të tatimit për pagesat e realizuara

■ Dorëzimi i deklaratës së tatimit në burim – nga data 1-20 të muajit pasardhës të muajit të kryerjes së pagesës.

Mosrespektimi i afateve ligjore të deklarimit dhe pagesës së tatimeve për të cilat subjekti është përgjegjës, gjeneron penalitete sipas përcaktimeve të ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar

Pagesat dhe afatet për kryerjen e tyre (Për OJF dhe Entet Publike)

Pas deklarimit elektronik në e-filing, për llojet e tatimeve për të cilët është përgjegjës, tatimpaguesi (në rast se ka kryer aktivitet) duhet të bëjë pagesën për detyrimet tatimore të deklaruara.

  • Pagesa kryhet duke gjeneruar urdhër pagesat, menjëherë pas deklarimit.
  • Tatimpaguesi mund t’i paguajë detyrimet tatimore në mënyrë elektronike, nëpërmjet bankave, institucioneve të tjera financiare ose të autorizuara, që kanë lidhur marrëveshje me administratën tatimore, për të pranuar këto pagesa
  • Afatet e pagesës janë të njëjta me ato të deklarimit.
  • Kur afati i fundit për pagesën e detyrimit tatimor bie në ditë pushimi, data e pagesës së tatimit është dita e parë e punës, pas ditës së pushimit.
  • Të gjitha pagesat tatimore kryhen në lekë

Mospagesa në afat e detyrimit tatimor penalizohet sipas përcaktimeve të ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

Ju duhet ndihmë?

Lini kontaktet tuaja. Ne do t’ju përgjigjemi shumë shpejt.

+355693232349
[email protected]

Kontakto

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online