Personat e tatueshëm, të regjistruar për TVSH-në, që rezultojnë me tepricë kreditore mbi 400.000 mijë lekë, kanë të drejtë të paraqesin kërkesën për rimbursimin e TVSH-së pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Kjo kërkesë paraqitet sipas formularit të miratuar “Kërkesë për rimbursimin e TVSH-së” (online si dhe zyrtarisht pranë Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve).
Drejtoria e Rimbursimit të TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në bashkëpunim me drejtorinë rajonale tatimore ku është i regjistruar tatimpaguesi, verifikojnë situatën tatimore të tatimpaguesit dhe miratojnë tepricën kreditore si të rimbursueshme.
Nëse pas rezultateve të kontrollit kërkesa për rimbursim refuzohet tërësisht ose pjesërisht, mbi refuzimin e kërkesës për rimbursim edhe nëse është i pjesshëm, personi i tatueshëm njoftohet nga drejtoria rajonale tatimore me një akt njoftim vlerësimi tatimor sipas përcaktimit të Ligjit Nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.
E drejta e tatimpaguesit për të kërkuar rimbursimin e tepricës kreditore parashkruhet kur kanë kaluar 5 vjet nga data e dorëzimit të deklaratës tatimore, të përcaktuar në legjislacionin tatimor përkatës.
A. Rimbursimi për tatimpaguesit jo-eksportues
(kriteri ligjor që duhet plotësuar: TVSH e zbritshme më e madhe se 400.000 lekë, e mbartur për tri periudha të njëpasnjëshme).
Rimbursimi i TVSH-së kryhet brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës nëpërmjet sistemit të Thesarit, në bazë të rregullave të përcaktuara në udhëzimin e Ministrit të Financave. Kërkesa për rimbursim i nënshtrohet procedurës normale të rimbursimit duke iu nënshtruar analizës se riskut për rimbursim.
B. Rimbursimi për tatimpaguesit eksportues
(kriteri ligjor që duhet plotësuar: TVSH e zbritshme më e madhe se 400.000 lekë):
Rimbursohen automatikisht brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për rimbursim të TVSH-së, si persona me risk zero.
Në rast të mosrimbursimit të shumës së miratuar për rimbursim, personit të tatueshëm i lind e drejta e mospagesës së detyrimeve të tjera tatimore në masën e TVSH-së së pretenduar për rimbursim.
Nëse një rimbursim, i cili duhej kryer nga administrata tatimore, nuk kryhet brenda afateve të mësipërme, administrata tatimore paguan kamatëvonesë për shumën e paguar më tepër, si më poshtë:
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.
Lini kontaktet tuaja. Ne do t’ju përgjigjemi shumë shpejt.
+355693232349
[email protected]