Tatimi mbi të ardhurat personale llogaritet mbi të ardhurat e individëve.
Të ardhurat nga marrëdhëniet e punësimit tatohen sipas tabelës së mëposhtme:
Çdo punëdhënës, që paguan për punëmarrësin një pagë a shpërblim, mban tatimin mbi të ardhurat personale, dhe e derdh tatimin e mbajtur në favor të organeve tatimore, jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës të kryerjes së pagesës.
Personat rezidentë në Shqipëri, organet e qeverisjes qëndrore e vendore, organizatat jofitimprurëse dhe çdo subjekt tjetër, i njohur nga legjislacioni në fuqi, janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim nga shuma bruto e pagesave të mëposhtme, që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë, sipas shkallëve të mëposhtme:
a)interesat dhe pagesat e ngjashme me to;
b) pagesat për të drejtat e autorit dhe për pronësinë intelektuale;
c) pagesat për shërbimet teknike, shërbimet e menaxhimit, shërbimet e konsulencës, shërbimet financiare dhe ato të sigurimit;
ç) pagesat për menaxhimin dhe pjesëmarrjen në këshillat drejtues;
d) pagesat për ndërtimin, instalimin, montimin ose për punë mbikëqyrëse që lidhen me to;
dh) pagesat për qiratë;
e) pagesat për shfaqjet e aktorëve, të muzikantëve ose sportistëve, përfshirë pagesa të tilla që u bëhen personave, të cilët punësojnë artistë ose sportistë apo ndërmjetësojnë për shfaqjet e tyre;
ë) të ardhurat e individëve nga lojërat e fatit dhe kazinotë.
a) dividendët:
b) ndarjet e fitimit
Paguesi i shumave është i detyruar të mbajë regjistrime për llogaritjen dhe mbajtjen e tatimit në burim për çdo përfitues të ardhurash dhe t’i vërë ato në dispozicion të organeve tatimore dhe të personit përfitues të të ardhurave, për të cilin është bërë pagesa.
Personi rezident i regjistruar për qëllime tatimore, i cili kryen pagesat e parashikuara në nenin 33 të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar”, deklaron dhe paguan tatimin e mbajtur në burim, deri në datën 20 të muajit që pason muajin e pagesës.
Përjashtim nga ky rregull bën deklarimi dhe pagesa e tatimit në burim për:
Kujdes
Për dividendët, deklarimi dhe pagesa e tatimit të mbajtur në burim bëhet brenda datës 20 gusht të çdo viti, pavarësisht nga koha kur do të kryhet pagesa e dividendëve për përfituesit.
Për faturat e pa likuiduara për shërbime teknike, konsulence dhe të menaxhimit, deklarimi dhe pagesa e tatimit të mbajtur duhet të bëhet në përputhje me afatin e përcaktuar në pikën q) të pikës 3.6 të Udhëzimit Nr. 5 datë 30.01.2006 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar, pavarësisht nga koha kur do të kryhet likuidimi i tyre.
Tatimi në burim nuk do të mbahet kur pagesa sipas faturës së lëshuar i bëhet:
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.
Lini kontaktet tuaja. Ne do t’ju përgjigjemi shumë shpejt.
+355693232349
[email protected]