Pagat dhe kontributet

Kryefaqe | Legjislacioni tatimor | Pagat dhe kontributet
Pagat dhe Kontributet

Përgjigja e shkurtër

Pagat në Shqipëri nuk mund të jenë më të ulëta se paga minimale, 50,000 lekë në muaj nga 1 janari 2026, sipas VKM nr. 776, datë 19.12.2025. Mbi pagën bruto paguhen kontribute gjithsej 27.9%, nga të cilat 16.7% i paguan punëdhënësi dhe 11.2% i mbahen punëmarrësit.

  • Tatimi mbi pagën mbahet me 13% mbi të ardhurën e tatueshme vjetore deri në 2,040,000 lekë dhe me 23% vetëm mbi tepricën, sipas neneve 22 dhe 24 të ligjit nr. 29/2023.
  • Sigurimet shoqërore llogariten deri te paga maksimale prej 186,416 lekësh në muaj, ndërsa sigurimi shëndetësor llogaritet mbi gjithë pagën.
  • Listëpagesa deklarohet dhe paguhet deri më datën 20 të muajit pasues, ndërsa personi fizik dhe i vetëpunësuari jashtë TVSH-së e dorëzojnë pas çdo tremujori, sipas nenit 65, pika 1, të ligjit nr. 29/2023.

Verifikuar më nga Andi Haxhillari, Kontabilist i Miratuar. Krahasuar me VKM nr. 776, datë 19.12.2025, për pagën minimale dhe pagën maksimale, me VKM nr. 77/2015 për normat e kontributeve dhe me nenet 22, 24 dhe 65 të ligjit nr. 29/2023.

Një punonjës nuk kushton sa paga që merr në dorë. Mbi pagën bruto shtohen kontributet e punëdhënësit, ndërsa nga paga e punonjësit mbahen tatimi dhe kontributet e tij. Paga minimale është 50,000 lekë dhe listëpagesa deklarohet deri më datën 20 të muajit pasues, edhe kur punonjësi është i vetmi ortak i shoqërisë.

✓  Paga minimale: 50,000 lekë ✓  Kontributet: 27.9% në total ✓  Punëdhënësi: 16.7% ✓  Punonjësi: 11.2% ✓  Listëpagesa: data 20

Doni t’i ndjekim ne pagat për ju?

AlProfit Consult përgatit listëpagesat, deklarimin mujor te e-Filing dhe llogaritjen e kostos reale për çdo punonjës, si pjesë e abonimit mujor.

✓  Pa detyrim  ·  ✓  Konfidencialitet  ·  ✓  Përgjigje brenda 24 orëve

GDPR