TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Regjistrimi i OJF-ve dhe organizmave të ngjashme

Organizatat jofitimprurëse regjistrohen në administratën tatimore, pasi kanë kryer më parë regjistrimin, në përputhje me legjislacionin e fushës. (Themelimi, Regjistrimi në Gjykatë, Licenca të posaçme nëse nevojitet)

Dokumentacioni që paraqitet për regjistrim në administratën tatimore sipas udhëzimit Nr. 24, datë 02.09.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, është si më poshtë:

  • Vendimin e Gjykatës, Statutin dhe Akt-Themelimin e noterizuar;
  • Fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës së administratorit apo përfaqësuesit ligjor;
  • Të dhënat për pronësinë e selisë (kontratë qiraje ose akt pronësie);
  • Autorizimin për personin e ngarkuar për të kryer regjistrimin (nëse bëhet me autorizim);
  • Formularin e regjistrimit të plotësuar.

Pas marrjes së certifikatës së NIPT-it subjekti pajiset dhe me fjalëkalimin që do të shërbejë për deklarimin online.

Në rastet kur konstatohet se një tatimpagues ushtron aktivitet pa u regjistruar pranë organeve tatimore, ai penalizohet nga administrata tatimore sipas përcaktimeve të ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Ndryshimet në regjistrim

Ndryshimet që kryhen me Vendim Gjykate janë:

  • Adresa e selisë
  • Drejtuesit (bordi/administratori)
  • Emërtimi
  • Forma ligjore


Ndryshimet që kryhen administratën tatimore janë:

  • Pasqyrimi i ndryshimeve të kryera me Vendim Gjykate
  • Hapja/mbyllja e adresave dytësore dhe lëshimi i certifikatave përkatëse
  • Ndryshimi i përgjegjësive tatimore (shtimi/heqja)

Kur një tatimpagues nuk përditëson të dhënat, brenda 15 ditëve nga data e ndryshimit të selisë, administratorit, llojit të aktivitetit etj, ai penalizohet nga administrata tatimore sipas përcaktimeve të ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”

Regjistrimi i Enteve Publike (qendrore e vendore, si dhe njësitë e zbatimit të projekteve)

Entet Publike regjistrohen në administratën tatimore, pasi është marrë më parë vendimi për krijimin e tyre, në përputhje me legjislacionin e fushës.

Dokumentacioni që paraqitet për regjistrim në Administratën Tatimore sipas udhëzimit Nr. 24, datë 02.09.2008 “Për Procedurat Tatimore ne Republikën e Shqipërisë”, është:

  • Kërkesë me shkrim;
  • Baza ligjore e krijimit;
  • Dokumentin e emërimit të administratorit apo përfaqësuesit ligjor dhe fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës së tij;
  • Autorizimin për personin e ngarkuar për të kryer regjistrimin;
  • Formularin e regjistrimit të plotësuar.
  • Të dhënat për pronësinë e selisë (kontratë qiraje ose akt pronësie);

Pas marrjes së certifikatës së NIPT-it subjekti pajiset dhe me fjalëkalimin që do të shërbejë për deklarimin online.

Ndryshimet në regjistrim

Ndryshimet që kryhen me vendime apo akte nënligjore janë:

  • Adresa e selisë
  • Drejtuesit (bordi/administratori)
  • Emërtimi

Ndryshimet që kryhen administratën tatimore janë:

  • Pasqyrimi i ndryshimeve të kryera me vendimet e mësipërme
  • Hapja/mbyllja e adresave dytësore dhe lëshimi i certifikatave përkatëse
  • Ndryshimi i përgjegjësive tatimore (shtimi/heqja)

Kur një tatimpagues nuk përditëson të dhënat në rast ndryshimi selie, administratori, lloj aktiviteti etj, ai penalizohet nga Administrata Tatimore sipas përcaktimeve të ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore ne Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Regjistrimi i organizatave jofitimprurëse, fondacioneve, njësive të zbatimit të projekteve të veçanta, enteve publike kombëtare apo vendore, organizatave politike, organizatave fetare, humanitare, bamirëse, shkencore, arsimore, e të tjera të ngjashme me to, mund të bëhet edhe online nëpërmjet faqes së shërbimeve elektronike e-albania.

Në këtë rast kërkesa e plotësuar dhe dokumentacioni përkatës do të dërgohen në mënyrë elektronike në sistemin elektronik të tatimeve të adresuara për DRT-në përkatëse, e cila do të bëjë shqyrtimin e aplikimit për regjistrim dhe do të vendosë sipas rastit refuzimin ose aprovimin e aplikimit.

Dokumente ndihmëse:

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

Ju duhet ndihmë?

Lini kontaktet tuaja. Ne do t’ju përgjigjemi shumë shpejt.

+355693232349
[email protected]

Kontakto

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online