Informacioni vjetor

Organizatat Jofitimprurëse dhe Entet Publike
Shënim mbi bazën ligjore, shtator 2026. Kjo faqe i referohet ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, për tatimin mbi të ardhurat, i cili nuk është më në fuqi. Ai është zëvendësuar nga ligji nr. 29/2023. Përmbajtja më poshtë ruhet për referencë, por para se të veproni verifikoni rregullin aktual.

Informacion i përgjithshëm

Organizatat jofitimprurëse (OJF) dhe Entet Publike/Ndërmarrjet Shtetërore, pavarësisht natyrës jofitimprurëse përgjithësisht të aktivitetit të tyre, kanë për detyrim mbajtjen e llogarive dhe raportimin e informacioneve të tyre sipas legjislacionit në fuqi.

Këto informacione janë objekt i vetëdeklarimit, janë të rëndësishme sidomos kur rrjedhin nga një aktivitet fitimprurës i një organizate fitimprurëse.

Në këtë rast, Organizata jofitimprurëse, në cilësinë e tatimpaguesit, duhet të bëjë vetëdeklarim të të ardhurave, të shumës së detyrimit tatimor apo të kontributit, pa pritur vlerësimin, njoftimin ose kërkesën nga Administrata Tatimore dhe e paguan tatimin në llogarinë e organeve tatimore.

Informacioni i përfshirë në deklaratën vjetore të të ardhurave të tatueshme përmban të dhëna për efekt të llogaritjes së të ardhurave të tatueshme (pasqyrat financiare):

  • Bilanci është një nga pasqyrat financiare që tregon pozicionin financiar (aktivet, pasivet dhe kapitalin) e një njësie ekonomike raportuese në një datë të caktuar.
  • Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve është një tjetër pasqyrë financiare që tregon performancën ekonomike (të ardhurat, shpenzimet dhe fitimin/humbjen) e një njësie ekonomike raportuese gjatë një periudhe kontabël.
  • Pasqyra e fluksit monetar tregon fluksin e parave (arkëtimet dhe pagesat në para dhe ekuivalentet e saj) të një njësie ekonomike raportuese gjatë një periudhe kontabël.

Kërkesa për informacion është e gjerë dhe përmban çdo informacion të mundshëm dhe të nevojshëm për të bërë një vlerësim tatimor të tatimpaguesit, çka do të shërbejë në llogaritjen e të ardhurave të tatueshme për qëllime tatimore.

Rëndësia mbi korrektësinë e raportimit

Për shkak të rolit shumë të rëndësishëm që informacioni i raportuar ka për tatimpaguesin, por që sjell efekte edhe për palët e treta, është e rëndësishme që të gjitha informatat vjetore të raportohen saktë dhe në kohë.

Edhe nëse OJF-të dhe Entet Publike, në parim përjashtohen nga tatimi mbi fitimin, sipas Ligjit Nr. 8438, Datë 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat” – i ndryshuar, neni 18, parashikohet:

Detyrimi i tyre që të dorëzojnë në organet tatimore deklaratën tatimore dhe bilancin vjetor, në të njëjtat modalitete si tatimpaguesit, që i nënshtrohen Tatimit mbi Fitimin.

Afati i fundit i dorëzimit të deklaratës së Tatimit mbi Fitimin është data 31 Mars e vitit pasardhës, bashkë me pasqyrat financiare që përbëjnë bilancin.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Keni një Pyetje?

Mos hezitoni të kontaktoni me ne. Ne jemi një skuadër ekspertësh dhe do të jemi të lumtur që të flasim me ju.

GDPR

ALPROFIT CONSULT
Ekonomisti iJashtëm iBiznesit Tuaj.

Ne kujdesemi për kontabilitetin dhe taksat, në mënyrë që ju të kurseni kohë, para dhe të fokusoheni në rritjen e biznesit.

Kërko Ofertë
Kontabilitet

Ju mund të keni informacionin e plotë financiar në çdo kohë.

Taksa

Profesionistë në fushën e administrimit të taksave.

Këshillim Financiar

Ne mbështesim klientët tanë me shërbime të ndryshme të konsulencës financiare për biznesin e tyre.