Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nxjerrë Udhëzimin nr.19, datë 9.7.2019. “Për mbikëqyrjen e organizatave jofitimprurëse në funksion të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, i cili rregullon procedurat që ndiqen nga organet tatimore, si organ mbikëqyrës, për kontrollin e veprimtarisë së organizatave jofitimprurëse (OJF), me qëllim shmangien e mundësisë së përdorimit të tyre, për pastrim parash apo financim terrorizmi.
Këtë Udhëzim e gjeni në menunë Legjislacioni / Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë, në faqen e Administratës Tatimore.
Udhëzimi synon unifikimin dhe vendosjen e standardeve bashkëkohore për të garantuar saktësi në dërgimin e informacionit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), me qëllim identifikimin e rasteve të dyshimta për pastrim parash apo financim terrorizmi të OJF-ve.
Udhëzimi përfshin bashkëlidhur në shtojcë edhe indikatorët e riskut të financimit të terrorizmit që lidhen me sektorin e OJF-ve.
Ju mund ta shkarkoni Udhëzimin nga faqja e Administratës Tatimore në linkun: https://www.tatime.gov.al/shkarko.php?id=6345 dhe në Fletoren Zyrtare: https://bit.ly/2ka2f84, ndërsa tatimpaguesit janë lajmëruar edhe përmes llogarisë së tyre në e-filing.
Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.