TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

18 mijë subjekte të kontaktuar në një muaj – Kujdes Deklarimet!

6000 biznese në të gjithë vendin janë sensibilizuar gjatë muajit Maj, për deklarim korrekt të detyrimeve, ndërsa 12 mijë subjekte nga sektori i bar-restoranteve, kanë marrë njoftime të personalizuara mbi faktorët e tyre të riskut.

Punonjës të Shërbimit ndaj Tatimpaguesve dhe studentë të ekselencës tashmë pjesë e Administratës Tatimore, vijojnë këtë fushatë ndërgjegjësuese, në vendet e ushtrimit të aktivitetit të subjekteve, duke tërhequr vëmendjen e tyre për të korigjuar  deklarimet.

Nga vëzhgimet e grupeve të punës, rezultojnë shkelje të legjislacionit tatimor në mos lëshimin e kuponave tatimorë, përdorimin e paisjeve jo fiskale, mosdeklarimin e punonjësve, si edhe subjekte të paregjistruar.

Drejtoritë Rajonale Tatimore po organizojnë ndërkohë takime me përfaqësues të biznesit, të cilët po informohen dhe këshillohen që të korigjojnë sjelljen e tyre në respektim të detyrimeve ligjore.

Secili prej tyre është vënë në dijeni se monitorohet në vazhdimësi nga administrata tatimore, për të konstatuar dhe evidentuar cdo problematike të mundshme lidhur me respektimin e detyrimeve ligjore, në pritje të vetëkorigjimit nga vetë tatimpaguesit.

Kjo qasje e re e Administratës Tatimore synon rritjen e shkallës së informimit dhe të vetë ndërgjegjësimit të tatimpaguesve, për të ndërtuar një praktikë të qëndrueshme të respektimit të ligjit në mënyrë të barabartë nga të gjithë.

Administrata Tatimore është në shërbim të tatimpaguesve për çdo sqarim apo asistencë që mund të kenë nevojë dhe nxit përfshirjen e publikut për të denoncuar çdo rast të konstatuar të shkeljes së ligjeve tatimore, apo parregullsive të ndryshme.

  • Në numrin e telefonit 0800 14 14  ( gjatë orarit zyrtar të punës (08:00 – 16:30, nga e Hëna në të Enjte, dhe 08.00-14:00 ditën e Premte)
  • Në adresën e postës elektronike: [email protected]/
  • Në numrin e vënë në dispozicion për foto dhe video në Whatsapp dhe Viber: +355 69 70 73 733
  • Në rrjetin social facebook Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve https://www.facebook.com/AdministrataTatimore/

Postim i plotë në faqen zyrtare të DPT 

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online