TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Mbi përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton tatimpaguesit se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në datë 26.12.2018 u miratua vendimi për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi 26,000 lekë.

Bazuar në nenin 10 te ligjit nr 7703, date 11.05.1993 “ Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, nga data e hyrjes në fuqi e vendimit, kontributi i sigurimeve shoqërore llogaritet dhe paguhet mbi pagën bruto në kufijtë e pagës minimale në shkallë vendi.

Paga maksimale pёr efekt tё kontributeve shoqёrore indeksohet nё tё njёjtёn kohё dhe nё atё masё qё indeksohet edhe paga minimale nё shkallё vendi. Paga minimale është rritur me rreth 8.3% (nga 24,000 në 26,000 lekë), kjo nënkupton që edhe paga maksimale do të rritet me rreth 8.3%, duke shkuar në 114,670 lekë, nga 105,850 lekë që ishte më parë, me një rritje prej 8,820 lekë.

Paga bruto mujore, pёr efekt tё llogaritjes sё kontributeve tё sigurimeve shoqёrore, do tё jetё si mё poshtё vijon:

  • jo mё pak sesa paga minimale mujore, e barabartё me 26,000 lekё dhe deri nё 114,670 lekё, pёr personat e punёsuar.
  • jo mё pak sesa paga minimale mujore, e barabartё me 26,000 lekё dhe sipas pёrcaktimit tё vetё personit, deri nё 114,670  lekё, pёr personat e vetёpunёsuar.
  • e barabartё me pagёn minimale mujore prej 26,000 lekё, pёr punonjёsit e papaguar tё familjes me tё cilёt i vetёpunёsuari punon dhe bashkёjeton ligjёrisht.

Paga minimale nё shkallё vendi prej 26,000  lekё e lart shёrben edhe pёr llogaritjen dhe pagimin e kontributeve tё detyrueshme tё sigurimit shёndetёsor.

Kontributi i sigurimeve shoqërore llogaritet dhe paguhet mbi pagën bruto në kufijtë e pagës minimale në shkallë vendi dhe paga maksimale indeksohet  në të njëjtën kohë dhe në atë masë që indeksohet paga minimale në shkallë vendi.

Njoftim i publikuar në faqen zyrtare të DPT https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/844/mbi-percaktimin-e-pages-minimale-ne-shkalle-vendi

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online