Kryeministri Edi Rama prezantoi paketën e zgjeruar të masave. Rama tha se ndihma financiare e paketës të zgjeruar është me vlerë 70 milionë dollarë për 176 mijë përfitues. Pagesat për përfituesit do të fillojnë të lëvrohen nga 20 prilli.
Sipas Ramës do të përfitojnë 10 mijë të punësuar në turizëm ndihmë 40 mijë lekë, 66 mijë të punësuar te biznesi i madh 40 mijë lekë ndihmë dhe 100 mijë të punësuar te biznesi i vogël. Kjo ndihmë do jepet vetëm një herë.
“Paketa e parë ndihmoi në zbutjen e dhimbjeve të atyre që u goditën menjëherë. 123 mijë familje me ndihmë ekonomike që u dyfishua, biznesve të vogla u akordua ndihmë që vazhdon të jepet çdo ditë nga tatimet dhe pensionistë ve iu indeksua pensioni.
Sot pasi e kemi ndjekur dinamikën e ndihmës është momenti ta zgjerojmë , pasi plot të tjerë janë goditur drepërdrejtë dhe kërkojnë ndihmë. Sot që flasim kjo paketë e zgjeruar do të mbë shtesë 176 mijë të tjerë individë dhe familje. Të gjithë ve do t’u japim mjetin financiar për ta përballuar këtë 40 ditësh deri në fund të muajit maj. Pasi presim që deri në fund të muajit maj kurba të bjerë, duke mundësuar edhe kthimin në punë në kushte strikte. Në datat 20 dhe 25 maj do të jemi gati për paketën e tretë, për t’u ardhur në ndihmë atyre që nuk do të kenë të ardhura nga puna. Pra mbë shtetja do të jetë deri në fund të muajit maj.
Kategoritë që përfitojnë:
- 10 mijë të punësuar në turizëm do të marrin 40 mijë lekë
- 66 mijë punonjës që janë larguar nga biznesi i madh, do të jetë ndihma 2,64 miliard lekë dhe të punësuarit do të marrin direkt 40 mijë lekë
- 100 mijë punonjës në biznese të vogla që kanë punuar, por me xhiro minimale dhe nuk kanë përfituar nga paketa e parë do të marrin 40 mijë lekë
Për bizneset që iu refuzua ndihma dua të sqaroj që nuk mund të miratoheshin pasi nuk ishin në paketën e parë, por do të përfshiheshin në paketën e zgjeruar. Sot jemi të gatshëm për t’i trajtuar ndërshmërisht të gjithë.
Në total paketa është 70 milionë dollarë dhe përfitues do të jenë 176 mijë familje dhe individë.
Instrumenti tjetër është garancia sovrane prej 150 milionë dollarë për turizmin, fason dhe prodhuesit e tjerë, por me ndarje risku mes qeverisë dhe bankave. Në instrumentin e parë të garancisë qeveria do të marrë përsipër koston e interesit te kreditë.
Paketa e zgjeruar përcakton se të gjitha sipërmarrjet, përjashto sistemin bankar, telekomunikacionet pagesat e kësteve të tatim -fitimit mund t’i bëjnë pas 30 shtatorit.”
Pagesat e kësteve të tatim fitimit do të behen pas 30 shtatorit. Ndërsa për turizmin, fasonët, call-center-at dhe bizneset e vogla me xhiro deri ne 14 milionë lekë pagesat e kësteve do të shtyhet deri pas 31 dhjetorit të këtij viti. Dhe natyrisht shtyerja e këtyre pagesave bëhen në mënyrë proporcionale. Kjo paketë e zgjeruar do të miratohet në 48 orët në vijim, ndërsa shumat përkatëse do të fillojnë të lëvrohen për të gjithë nga data 20 prill.
Burimi: Monitor.