Ndihma me pagën minimale 26 mijë lekë, ndryshon sërish vendimi, rritet fondi me 10%, sqarohet kush përfiton dhe kush përjashtohet

Postim historik, 14 prill 2020. Ky postim ishte një masë e përkohshme e qeverisë gjatë pandemisë COVID-19 të vitit 2020 dhe sot nuk zbatohet më. Për çështje aktuale tatimore apo financiare të biznesit tuaj na kontaktoni këtu.
Janë botuar në Fletoren zyrtare disa ndryshime “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.254, DATË 27.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE, TË DOKUMENTACIONIT DHE TË MASËS SË PËRFITIMIT TË NDIHMËS FINANCIARE PËR TË PUNËSUARIT NË SUBJEKTET E BIZNESIT ME TË ARDHURA VJETORE DERI 14 MILIONË LEKË, NDIHMËS EKONOMIKE E TË PAGESËS TË SË ARDHURËS NGA PAPUNËSIA GJATË PERIUDHËS SË FATKEQËSISË NATYRORE, TË SHPALLUR SI PASOJË E COVID-19”. Së pari, fondi total rritet me 10%, nga 5.8 miliardë lekë, në 6.4 miliardë lekë. Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare bëhet nga subjekti i të vetëpunësuarit/punësuarit. Individët, të cilët janë në më tepër se një listëpagesë, kur të dy aktivitetet janë të mbyllur si pasojë e masave shtrënguese, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale. Në rastin kur vetëm një prej aktiviteteve rezulton i lejuar, individi, i cili është në më tepër se në një listëpagesë, nuk e përfiton ndihmën financiare të pagës minimale. Përfituesit e ndihmës financiare janë individët e vetëpunësuar/punësuar në subjektet me të ardhura vjetore deri në 14,000,000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, sipas kategorizimit të mëposhtëm:

Kategoritë e përfituesve sipas vendimit

  1. a) Personat fizikë të vetëpunësuar;
  2. b) Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;
  3. c) Të punësuarit në personat fizikë tregtarë;
ç) Të punësuarit në personat juridikë.”. Nuk përfitojnë ndihmë financiare individët e vetëpunësuar/punësuar, të cilët kanë realizuar për vitin 2019 të ardhura bruto nga paga mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë.” Burimi: Monitor.

Kontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.

SHIKO ÇMIMET

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR