TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Ndihma me pagën minimale 26 mijë lekë, ndryshon sërish vendimi, rritet fondi me 10%, sqarohet kush përfiton dhe kush përjashtohet

Janë botuar në Fletoren zyrtare disa ndryshime “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.254, DATË 27.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE, TË DOKUMENTACIONIT DHE TË MASËS SË PËRFITIMIT TË NDIHMËS FINANCIARE PËR TË PUNËSUARIT NË SUBJEKTET E BIZNESIT ME TË ARDHURA VJETORE DERI 14 MILIONË LEKË, NDIHMËS EKONOMIKE E TË PAGESËS TË SË ARDHURËS NGA PAPUNËSIA GJATË PERIUDHËS SË FATKEQËSISË NATYRORE, TË SHPALLUR SI PASOJË E COVID-19”.

Së pari, fondi total rritet me 10%, nga 5.8 miliardë lekë, në 6.4 miliardë lekë.

Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare bëhet nga subjekti i të vetëpunësuarit/punësuarit. Individët, të cilët janë në më tepër se një listëpagesë, kur të dy aktivitetet janë të mbyllur si pasojë e masave shtrënguese, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale. Në rastin kur vetëm një prej aktiviteteve rezulton i lejuar, individi, i cili është në më tepër se në një listëpagesë, nuk e përfiton ndihmën financiare të pagës minimale.

Përfituesit e ndihmës financiare janë individët e vetëpunësuar/punësuar në subjektet me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, sipas kategorizimit të mëposhtëm:

  1. a) Personat fizikë të vetëpunësuar;
  2. b) Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;
  3. c) Të punësuarit në personat fizikë tregtarë;

ç) Të punësuarit në personat juridikë.”.

Nuk përfitojnë ndihmë financiare individët e vetëpunësuar/punësuar, të cilët kanë realizuar për vitin 2019 të ardhura bruto nga paga mbi 2 000 000 (dy milionë) lekë.”

Burimi: Monitor.

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online