Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se afati i fundit i aplikimit për përfitimin e ndihmës financiare sipas Paketës nr.1 “VKM nr.254 datë 27.03.2020”, është në oren 12:00 të datës 18.04.2020, Ju informojmë gjithashtu, se në çdo Drejtori Rajonale Tatimore, vijon procesi i trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara në lidhje me refuzimin e aplikimeve, të dërguara nga individët/subjektet në adresat e-mail të Shërbimit për Tatimpaguesit:
Nr | Drejtoria Rajonale | |
1 | Tatimpaguesit e Mëdhenj | [email protected] |
2 | Tirana | [email protected] |
3 | Durrësi | [email protected] |
4 | Vlora | [email protected] |
5 | Berati | [email protected] |
6 | Fieri | [email protected] |
7 | Elbasani | [email protected] |
8 | Korça | [email protected] |
9 | Lezha | [email protected] |
10 | Shkodra | [email protected] |
11 | Dibra | [email protected] |
12 | Gjirokastra | [email protected] |
13 | Kukësi | [email protected] |
14 | Saranda | [email protected] |
Ky proces do të vijojë edhe pas përfundimit të afatit të aplikimit të ndihmës financiare sipas VKM nr.254, datë 27.03.2020, dhe sigurojmë individët/subjektet se çdo ankesë/kërkesë do të trajtohet dhe shqyrtohet me korrektësinë maksimale. Subjektet dhe individët të cilëve u është refuzuar e drejta për të përfituar ndihmën financiare sipas Paketës nr.1, do të njoftohen nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tyre në e-filing, nëse do të jenë përfitues të Paketës nr.2, pa qenë e nevojshme të ndjekin procedurën e ri aplikimit.