TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

Deklarimi i listëpagesës së Kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën Prill 2020

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon të gjithë tatimpaguesit, të cilëve ju është miratuar Kërkesa për Përfitim të Ndihmës Financiare, sipas sipas VKM nr.254 datë 27.03.2020, paketa 1, se për plotësimin e Listëpagesës së Kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe TAP për periudhën Prill 2020, duhet të kenë parasysh:

  1. Nëse gjatë plotësimit të Kërkesës për përfitim të ndihmës financiare, kanë zgjedhur “Jam dakord” në seksionin “Deklarimi dhe pagesa e sigurimeve shoqërore e shëndetësore do të bëhet nga tatimpaguesi për këtë periudhë”, atëherë duhet të vijojnë me deklarimin dhe pagesën e Kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe TAP, sipas të dhënave të muajit Prill 2020.
  2. Nëse gjatë plotësimit të Kërkesës për përfitim të ndihmës financiare, kanë zgjedhur “Nuk jam dakord” në seksionin “Deklarimi dhe pagesa e sigurimeve shoqërore e shëndetësore do të bëhet nga tatimpaguesi për këtë periudhë”, atëherë kanë mundësi, por jo detyrim, që në listëpagesë të plotësojnë kutizën “Pa aktivitet”. Në këtë mënyrë për periudhën Prill 2020, pa larguar punonjësit, mund t’a dorëzojnë Listëpagesën.

Pavarësisht se në Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, ka zgjedhur opsionin “Nuk jam dakord”, nëse tatimpaguesi ka mundësi për të paguar Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe TAP, mund të vijojë me deklarimin dhe pagesën sipas të dhënave të periudhës Prill 2020 (në këtë rast, në listëpagesë nuk duhet plotësuar kutiza “Pa aktivitet”

Sjellim në vëmendje të tatimpaguesve se afati i deklarimit të Listëpagesës dhe pagesës së Kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe TAP, për periudhën Prill 2020, është data 20 maj 2020.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Learn More

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online