Përshkrimi i profesionit
Kontabilisti është profesionisti që përgatit, regjistron dhe sistemon të dhënat ekonomike të një personi fizik apo juridik sipas kuadrit ligjor tregtar dhe tatimor, njëkohësisht harton pasqyrat përmbledhëse dhe i paraqit ato në forma të përcaktuara për investitorët, huadhënësit, të punësuarit, furnitorët dhe kreditorët e tyre, por gjithashtu kujdeset drejtpërdrejt edhe për interesat e klientit pranë organeve tatimore, organizmave publikë etj. Kontabilisti pajiset me licencë të posaçme, sipas ligjit shqiptar. Ai mund të punësohet në kompani private apo publike, si dhe mund të ofrojë si i vetëpunësuar shërbime për disa kompani apo individë në të njëjtën kohë.
Për të qenë një kontabilist i mirë, do duhet të keni interes të veçantë për përllogaritjen e financave të një biznesit.
Ju keni për të përgatitur informacionin e duhur financiar, i cili i kalon menaxherëve dhe në bazë të këtij informacioni, merren dhe hapat e mëtejshëm për kompaninë.
Profilizimet
- Kontabilist bashkie
- Kontabilist firme
- Kontabilist i miratuar
- Kontabilist kostoje
- Kontabilist në sektorit publik
- Revizor
- Kontabilist i certifikuar
- Kontabilist për kontroll financiar
- Kontabilist menaxhimi
- Kontabilist tatimore
Aftësitë
- Interes për zhvillimin e bizneseve dhe financave në përgjithësi
- Qasje të plotë, metodike dhe logjike të punës suaj
- Vetëbesim të lartë dhe kompetenca të provuara në fushën e matematikës
- Aftësi të forta komunikuese
- Kuptueshmëri të lartë komerciale
- Aftësi të mira në përdorimin e mjeteve të duhura të punës
- Vetë-motivim
- Aftësi për të punuar si pjesë e një ekipi
- Aftësi për të kuptuar informacionin kompleks dhe zgjidhjen e problemeve
- Aftësi për të punuar siç duhet kur ndodheni nën presionin e përmbushjes së afateve
- Ndershmëri gjatë trajtimit të informacionit konfidencial.
Përgjegjësitë
- Hedhin të dhënat e sakta të transaksioneve të aktivitetit të ndërmarrjes apo organizatës;
- Kontrollojnë saktësinë e faturave dhe dokumentacionit të organizatës;
- Rakordojnë orare me furnitorët dhe kryejnë pagesat në bankë për ta;
- Përditësojnë veprimet me banka dhe arka;
- Përgatitin pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve (mujore ose tre mujore);
- Përgatitin lëvizjen e parasë (cash flovv);
- Përgatitin pasqyrën e lëvizjes së kapitalit;
- Përgatitin pasqyrën e bilancit;
- Bëjnë deklarimet online të taksave dhe tatimeve të subjektit;
- Mbajnë me korrektësi dokumentacionin në dosje;
- Mbajnë përgjegjësi dhe raportojnë për kontrollet e tatimeve;
- Raportojnë dhe vënë në dijeni administratorin e ndërmarrjes apo organizatës për diferencën në veprimet e arkës, për shkeljet dhe për ndryshimet e kuadrit ligjor lidhur me taksat e tatimet;
- Këshillojnë dhe instalojnë sisteme të mbajtjes së llogarive;
- Mbrojnë ose kontestojnë deklaratat tatimore përpara zyrtarëve të taksave;
- Përgatitin dhe raportojnë mbi parashikimet për fitime apo humbje të ndërmarrjes, paaftësive paguese apo falimentit;
- Përgatisin pasqyrën e kapitalit;
- Përgatisin analiza dhe raporte financiare;
- Respektojnë legjislacionin dhe udhëzimet e tij;
- Marrin pjesë në organizime të ndryshme profesionale të cilat zhvillohen në formën e seminareve, leksioneve mbledhjeve për marrjen e informacionit mbi ndryshimet ligjore;
- Rritin dhe zhvillojnë aftësitë e veta përmes kualifikimeve në këtë sektor.
Kualifikimet
Shumë kontabilistë trajnohen gjatë kohës së studimeve, duke iu nënshtruar praktikave të ndryshme ose punëve me kohë të pjesshme që mund t’ju ofrohen nga skemat e mësimit ose që mund të sigurojnë vetë.
Kualifikimet janë shumë të rëndësishme, ku pas përfundimit të programit të studimit “Kontabilitet”, mund të vazhdojnë kurse ose trajnime të ndryshme. Madje ka shumë punëdhënës që aftësojnë punëmarrësit e tyre me anë të kurseve të ndryshme trajnuese.
Si student që sapo keni lënë bankat e shkollës, ju keni për të mësuar nga puna dhe njëkohësisht keni për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë tuaja, si dhe keni për të fituar një kualifikim shumë të mirë, i cili mund të jetë frytdhënës në të ardhmen.
Praktika ka për t’ju mësuar dhe njëkohësisht ka për t’ju ndihmuar shumë në menaxhimin e punës dhe situatave që mund të hasni.
Pritshmëritë e profesionit
- Profesionisti në këtë fushë zakonisht punon në zyrë dhe pjesën më të madhe të punës e kryen në kompjuter, duke përdorur paketat softuerike financiare ose aplikacione të ndryshme që kanë lidhje me kontabilitetin.
- Vetëpunësimi është një opsion gjithnjë e më i popullarizuar në këtë profesion. Ajo që duhet të theksohet është që vetëpunësimi ka edhe vështirësitë e veta, duke përfshirë mungesën e klientëve, mungesën e sigurisë në vendin e punës etj.
- Mundësitë e punësimit janë të disponueshme në të gjithë vendin, por edhe jashtë territorit shqiptar.
Oraret e punës
Kontabilistët zakonisht punojnë me orë standarde, por ka edhe momente kur iu duhet të zbardhin pasqyrën financiare të biznesit dhe në këtë rast orët zgjaten. Periudha më e vështirë është në fillim dhe në fund të vitit, pasi duhet të realizohet bilanci financiar vjetor.
Zakonisht në këtë profesion janë të lejueshme punët me kohë të pjesshme dhe pushimet e gjata të karrierës.
Sa mund të paguheni ?
Kontabilisti është specialisti që merret drejtpërdrejt me financat e ndërmarrjeve, ndaj dhe roli i tij është shumë i rëndësishëm. Si i tillë edhe pagesën e ka të kënaqshme, ku një profesionist i ri arrin të marrë 55.088 lekë në muaj, ndërsa ekspertët e fushës arrijnë deri në 62.600 lek në muaj.
Pagat ndryshojnë nga punëdhënësi në punëdhënës dhe nga sektori në të cilin jeni duke punuar, ndaj dhe pagesat e mësipërme janë marrë thjesht si referencë.
Zhvillimi profesional
Shumë prej kontabilistëve në fillimet e karrierës duhet të marrin trajnime për të përmirësuar aftësitë e tyre. Një tjetër element shumë i rëndësishëm që duhet ta mësojë secili kontabilist i ri janë edhe programet kompjuterike dhe paketat softuerike të cilat ndryshojnë në varësi të sektorit që janë specializuar si dhe kompanisë e zonës në të cilën janë duke punuar.
Shumë prej punëdhënësve janë të përgatitur për t’i ofruar një formë mbështetjeje punonjësve që t’u mundësojnë atyre përmirësimin e aftësive dhe njohurive përmes zhvillimit të vazhdueshëm profesional.
Eksperienca e punës
Eksperienca e punës në këtë profesion është elementi më i rëndësishëm që ka për t’ju ndihmuar të avanconi në karrierë. Ju mund të merrni eksperiencë nëpërmjet praktikave, intershipeve ose punëve me kohë të pjesshme në firmat e kontabilitetit.
Karriera/Perspektiva
- Revizor
- Drejtor financash
- Kontrollues financash
- Auditor i brendshëm
- Menaxher i pagave
- Analist tatimor etj.
Kush janë punëdhënësit
Ju si kontabilist mund të gjeni punë në:
- Firmat e kontabilitetit
- Bankat dhe shoqëritë e ndërtimit
- Shoqatat e bamirësisë
- Institucionet arsimore
- Autoritetet shëndetësore
- Kompanitë e sigurimeve
- Pushteti vendor
- Media
- Shërbimet publike
- Kompanitë me pakicë
- Industritë e shërbimit
- Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme etj.
Burimi: Edukativ.