- Puna e një ekonomisti në Shqipëri ndahet në tri drejtime kryesore, analiza, financa e brendshme dhe këshillimi i jashtëm.
- Në bizneset e vogla dhe të mesme, ekonomisti shpesh mbulon edhe kontabilitetin, pagat dhe raportimin tatimor.
- Titulli kontabilist i miratuar është licencë e veçantë dhe nuk vjen automatikisht me diplomën e ekonomisë.
- Shumë biznese zgjedhin ekonomistin e jashtëm me abonim mujor, në vend të një punonjësi me kohë të plotë.
- Aftësia që ndan ekonomistin e mirë nga mesatarja është leximi i shifrave, jo prodhimi i tyre.
Puna e një ekonomisti në Shqipëri është e ndryshme nga përshkrimi akademik i profesionit. Në praktikë, pak ekonomistë merren me parashikime makroekonomike. Shumica merren me shifrat e një biznesi konkret.
Ky artikull përshkruan çfarë bën vërtet një ekonomist te një biznes shqiptar, cilat aftësi kërkohen dhe cilat janë rrugët e karrierës.
Lexo edhe: Puna e një kontabilisti
Tri drejtimet e profesionit
| Drejtimi | Çfarë përfshin |
|---|---|
| Analizë dhe planifikim | Buxhetimi, parashikimi i shitjeve, analiza e kostos, raportet për drejtimin |
| Financë e brendshme | Fluksi i parasë, marrëdhënia me bankën, kontrolli i arkëtimeve dhe pagesave |
| Këshillim i jashtëm | Kontabiliteti, pagat, deklarimet dhe këshillimi tatimor për disa klientë njëherësh |
Te bizneset e mëdha këto tri drejtime i mbajnë njerëz të ndryshëm. Te bizneset e vogla dhe të mesme, që janë shumica e tregut shqiptar, i mban i njëjti person.
Çfarë bën vërtet gjatë muajit
Puna ndjek kalendarin tatimor më shumë se çdo plan tjetër. Libri i shitjes dhe i blerjes deri më datën 11, deklarata e TVSH-së deri më 14, listëpagesa dhe kontributet deri më 20.
Mes këtyre afateve vjen puna që krijon vlerë, pra rakordimi i llogarive, analiza e marzhit, ndjekja e arkëtimeve dhe përgatitja e vendimeve. Kalendari i plotë është te faqja jonë e kalendarit dhe afateve.
Aftësitë që kërkohen
- Njohja e kuadrit tatimor në fuqi, jo si tekst, por si afat dhe pasojë.
- Puna me tabela dhe me sisteme financiare, përfshirë programet e faturimit dhe të pagave.
- Aftësia për të shpjeguar një shifër me gjuhë të thjeshtë te dikush që nuk është ekonomist.
- Kujdesi për dokumentin, sepse në tatime vlen ajo që provohet, jo ajo që ka ndodhur.
- Ndershmëria profesionale, sepse ekonomisti sheh gjithçka dhe mban shumë besim.
Kualifikimi dhe licencat
Diploma në ekonomi hap derën, por nuk jep titullin profesional. Titulli kontabilist i miratuar është licencë e veçantë me kushtet e veta, dhe jo çdo ekonomist e ka.
Për një pjesë të punës, si auditimi ligjor, kërkohen licenca të tjera. Ndarja mes roleve është shpjeguar te artikulli ynë për punën e një kontabilisti.
Ekonomisti i brendshëm dhe ai i jashtëm
Për një biznes me dhjetë punonjës, një ekonomist me kohë të plotë shpesh nuk justifikohet nga vëllimi i punës, por nevoja mbetet.
Prandaj modeli i ekonomistit të jashtëm me abonim mujor është përhapur. Biznesi merr të njëjtën punë, me kosto të parashikueshme dhe pa varësi nga një person i vetëm. Çfarë përfshin ky model e shpjegon faqja jonë e çmimeve.
Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.
Dërgomë njoftimet falasPyetje të shpeshta
A është e njëjta gjë ekonomisti dhe kontabilisti?
Jo. Kontabiliteti është një pjesë e punës së ekonomistit. Ekonomisti merret edhe me planifikim, analizë dhe vendimmarrje financiare.
A duhet licencë për të punuar si ekonomist?
Jo për punën e brendshme te një biznes. Titulli kontabilist i miratuar dhe auditimi ligjor kërkojnë licenca të veçanta.
Sa kohë duhet për t’u bërë i pavarur në profesion?
Zakonisht dy deri tre vite punë reale me kalendar tatimor dhe me mbyllje vitesh. Teoria mësohet shpejt, afatet jo.
Profesioni nuk matet me numrin e deklaratave të dorëzuara. Matet me vendimet që biznesi merr më mirë sepse dikush ia shpjegoi shifrat në kohë.
Përshkrimi i mëparshëm i profesionit
Përshkrimi i profesionit
Aftësia për të organizuar punë kërkimore, për të kuptuar tregun financiar dhe parashtruar statistika ekonomike janë veçori specifike që duhet t’i posedojë një profesionist që pretendon të punësohet si ekonomist. Ekonomistit i duhet që të përdorë teoritë dhe njohuritë ekonomike për të ofruar këshilla të specializuara. Profesionistit i duhet që të studiojë të dhënat dhe statistikat ekonomike në mënyrë që të zbulojë marrëdhëniet ekonomike dhe tendencat që kompania/organizata ka. Si ekonomistë juve ju duhet që të organizoni punë të shpeshta kërkimore dhe nëpërmjet tyre të grumbulloni informacionin e duhur për t’i dhënë zgjidhjen problemeve të mëvonshme. Zakonisht informacionet mblidhen për të garantuar lehtësi në realizimin e planit ekonomik, njëkohësisht edhe për të prodhuar dhe parashikuar trendet e fundit ekonomikë të kompanisë/ organizatës, të cilat e ndihmojnë ekonomistin të gjejë dhe japë rekomandimet e duhura, në mënyrë që të përmirësohet efiçienca e biznesit. Duke përdoruar aftësitë tuaja në programet kompjuterike për analizën e statistikave, do arrini që të paraqisni gjetjet ekonomike në mënyrën e dëshiruar, me anë të të cilave do të mund të këshilloni institucionet e rëndësishme si organizatat ose agjencitë qeveritare për të marrë vendimin e duhur ekonomik. Ju gjithashtu keni mundësinë jo vetëm të parashikoni, por edhe të këshilloni agjencitë që ofrojnë konsulenca ekonomike, kompanitë e mëdha të natyrave të ndryshme, bankat, institucionet financiare, institucionet e arsimit të lartë dhe grupet e interesuara në investim.Profilizimet
- Analist ekonomie
- Ekonomist bujqësor
- Ekonomist finance dhe banka
- Ekonomist për burimet njerëzore
- Ekonomist për menaxhim
- Ekonomist për marketing
- Ekonomist për pagesë papunësie (trajtimin ekonomik i të papunëve)
- Ekonomist për politikat doganore
- Ekonomist për politikat e çmimeve
- Ekonomist për tatim/taksa
- Ekonomist për tregti ndërkombëtare
- Ekonomist për turizëm
- Ekonomist
- Këshilltar ekonomik
- Ekonomist, vlerësues dëmesh në sigurime
Aftësitë
- Aftësi shumë të mira në zhvillimin e punës kërkimore, gjithashtu edhe aftësi në nxjerrjen e dhe analizimin e të dhënave të rëndësishme
- Aftësi në organizmin e informacionit statistikor
- Aftësi shumë të mira në komunikimin me shkrim dhe të folur
- Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie produktive me kolegët dhe për të punuar në skuadër
- Aftësi të shkëlqyera organizative
- Aftësi për të punuar i vetëm nën presionin e kohës
- Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve
- Aftësi për të manipuluar dhe avantazhuar detyra të ndryshme
- Interes të vërtetë në ekonomi
- Vetëbesim dhe motivim
- Aftësi të mira kompjuterike
Përgjegjësitë
- Krijimin e metodave dhe procedurave të reja për marrjen e të dhënave
- Kuptimin e një shumësie teknikash të marrjes së mostrave për t’u përdorur e për të sjellë tipe të ndryshme planesh ekonomikë
- Krijimin e një sërë teknikash për modelimin ekonomik
- Kuptimin dhe interpretimin e të dhënave
- Analizimin e të dhënave për të provuar efiçiencën e politikave aktuale, produkteve ose shërbimeve
- Shpjegimin e metotologjisë së kërkimit dhe justifikimin e përfundimeve të nxjerra nga të dhënat kërkimore
- Ofrimin e këshillave ekonomike për një sërë grupesh të interesuara
- Vlerësimin e problemeve ekonomikë të ndodhur në të shkuarën ose në të tashmen dhe trendet e zhvillimit të tij
- Evidentimin e një sërë raportesh teknike dhe jo-teknike për trendet ekonomike dhe parashikimet për të informuar median dhe publikun
- Prezantimin e një sërë informacionesh me shkrim ose me gojë përballë audiencave joekonomike, për të kuptuar nëse janë në gjendje të përceptojnë në mënyrën e duhur vendimet e marra nga kompania/organizata.
Detyrat në projekte specifike
- Vlerësimin e ndikimit ekonomik në ngjarje kombëtare, siç mund të jenë ndeshjet sportive
- Analizën e potencialeve për krijimin e vendeve të punës për projektet dhe investimet e brendshme
- Analizën e efiçiencës së burimeve të pakta që organizatat e mëdha kanë
- Analizën e performancës së kompanisë, në lidhje me këshillimin e menaxherëve të fondeve ose klientëve potenciale për investime
- Analizën e impaktit ekonomik të zhvillimit e infrastrukturës
- Këshillimin e qeverisë, punëdhënësve ose sindikatave për implikimet ekonomike që kanë realizuar
- Realizmin e kërkimeve mbi ekonominë globale, për të ndikuar kështu në organizata dhe forume ndërkombëtare ekonomike
- Studimin e ndikimit të kurseve të këmbimit në produktivitetin e Shqipërisë dhe tregtisë ndërkombëtare.
Kualifikimet
Përfshirja në këtë profesion është e mundur kur ju keni një diplomë në ekonomi ( Bachelor ose Master), ose një diplomë që përfshin kombinimet e mëposhtme: Ekonominë me financën Ekonominë me ligjin Ekonominë me menaxhimin Ekonominë me matematikën Ekonominë me politikën Të gjithë ata që dëshirojnë të vazhdojnë karrierën në këtë profesion duhet që të kenë përfunduar të paktën një program studimi të njëjtë me ekonominë dhe të kenë siguruar përgatitje shumë të mirë në module të tilla si mikroekonomia dhe makroekonomia. Do të përbënte avantazh për ju nëse keni “diplomë nderi” pra keni qenë ekselentë, pasi kjo ka për t’ju lejuar hyrjen në këtë profesion për një kohë më të shkurtër, sigurisht pasi keni përfunduar praktikat dhe kualifikimet postdiplomuese. Mbajeni mend, notat tuaja mund të ndikojnë tek disa punëdhënës edhe pasi keni fituar eksperiencë, kështu që vëmendje.Pritshmëritë e profesionit
Do të punoni kryesisht në zyrë dhe me një kod veshjeje të përcaktuar, (kjo lloj pune kërkon një veshje konservatore: këmishë, kostum zyrtar dhe këpucë serioze për meshkuj, ndërsa për femra kryesisht fund serioz, këpucë me pak takë dhe këmishë). Vetëpunësimi ose puna e pavarur ndonjëherë është opsion, por vetëm pasi të keni fituar eksperiencën dhe përvojën e duhur në vite. Zakonisht kjo punë konsiston në rekomandime, kështu që para se të ndërmerrni hapin duhet të keni ndërtuar disa kontakte dhe një reputacion të mirë. Tirana është qendra më e madhe financiare dhe ekonomike në vend dhe si e tillë të ofron mundësi të shumta në këtë fushë, por postet e ekonomistit ju vihen në dispozicion edhe në qytete të tjera të vendit. Mundësitë për të punuar jashtë shtetit përfshijnë edhe postet në shërbimet diplomatike. Puna mund të jetë shumë stresuese në disa periudha, pasi do ju duhet që në një afat të shkurtër të përfundoni disa projekte. Nuk do të jenë të pakta rastet kur do ju duhet të udhëtoni jashtë vendit për të takuar klientë ose kolegë në të mirë të biznesit tuaj. Në këto udhëtime përfshihen edhe konferencat ose trajnimet brenda dhe jashtë vendit, të cilat janë shumë të zakonshme.Oraret e punës
Orët e punës zakonisht janë stabël, pra nga ora 09:00 deri në 17:00, nga e hëna në të premte. Duhet ta dini që nuk përjashtohen kurrsesi as orët e zgjatura pas pune kur ngarkesa mund të jetë e madhe dhe afati për ta përfunduar është i shkurtër. Megjithatë orët jashtë orarit zyrtar paguhen më shumë, kështu që në shumicën e rasteve mund t’ia vlejë sakrifica. Të punuarit me kohë të pjesshme, ose me orë fleksible është gjithashtu diçka e mundur, veçanërisht kur jeni duke punuar në shërbimet civile.Sa mund të paguheni ?
Zhvillimi profesinal
Eksperienca e punës
Provoni që të bëheni pjesë e shoqërive të ndryshme industriale për të demonstruar interesin tuaj në ekonomi dhe njëkohësisht të krijoni kontaktet e duhura në profesion. Përfitimi i përvojave të punës, veçanërisht në departamentet ekonomike, ka për të përmirësuar perspektivën tuaj të të punuarit, dhe mund t’ju ndihmojë të ngjisni shkallët e karrierës.Karriera/Perspektiva
Zhvillimi i karrierës për ekonomistët varion nga organizata në organizatë, asnjëherë nuk janë dy ekonomistë me përgatitje profesionale të njëjtë, ndaj edhe ndahen me nivele, ku në nivelin e parë janë ekspertët e fushës dhe niveli i tretë ekonomistët e rinj. Kryesisht janë ekonomistët e nivelit të parë ata që kanë më shumë përparësi për të aplikuar e për t’u bashkuar me programe të zhvillimit të shpejtë, të cilat ndihmojnë drejtpërdrejtë në avancimin e aftësive të tyre ekonomike, menaxheriale dhe komunikuese. Nëse ti je një profesionist i ri me aftësi shumë të mira mund të përfitosh nga këto programe, kështu që mos u dekurajo, e gjitha varet nga dëshira dhe vullneti i gjithsecilit. Madje edhe rritja në detyrë është e lidhur drejtpërdrejtë me aftësitë tuaja. Nëse ju e meritoni, shumë shpejt mund të kaloni në rolin e këshilltarit të ekonomisë, i cili aktualisht njihet si pozicioni më i lartë në këtë profesion. Nga ana tjetër, ju keni mundësinë që ta zhvilloni vetë ekspertizën tuaj profesionale, rrjetin e kontakteve dhe shkathtësitë duke ndryshuar ndonjëherë sektorët në të cilët punoni, ose duke punuar i pavarur nga askush, kjo jo vetëm që hap mundësi të reja dhe shton CV-në tuaj, por gjithashtu mund të çojë në një rrugë më të larmishme dhe karrierë interesante. Kush janë punëdhënësitPraktikat në ministri dhe Bankën e Shqipërisë
Punëdhënës të tjerë janë:
- Departamentet e ndryshme në institucionet shtetërore
- Ndërmarrjet e privatizuara
- Agjencitë e zhvillimit rural
- Institucionet e larta të edukimit
- Konsulencat ekonomike
- Bankat
- Firmat e sigurimeve dhe kontabilitetit
- Sindikatat
- Partitë politike
- Organizatat ndërkombëtare si: Komisioni Evropian, USAID etj
- Revista dhe gazeta financiare
Po kërkoni punë si ekonomist? AlProfit ka sot dy vende të lira, Accountant dhe Senior Accountant. Pozicionet e hapura dhe mënyra e aplikimit i gjeni te faqja e karrierës.
Lexo edhe: Financë & Kontabilitet.

