Kurse kohë dhe mund – Apliko online

Administrata Tatimore kujton çdo sipërmarrës se ka mundësinë të kryejë online aplikimin për “Listëpagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi (eSig25)”, e cila i mundëson tatimpaguesve pajisjen me listëpagesën e njehsuar me vulë elektronike, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto.

Ky shërbim i ri i është shtuar portofolit me 9 lloje vërtetimesh (7 për subjekte tatimpagues dhe 2 për individë) me vulë dixhitale, që Administrata Tatimore ofron online, përmes portalit e-Albania.

Gjithashtu edhe “Çertifikata e Rezidencës Tatimore”, tashmë mund të merret online përmes platformës elektronike e-Albania, pa kosto e në çdo kohë.

“Çertifikata e Rezidencës Tatimore”, ofron dokumentin me vlerë ligjore, i cili vërteton pagesën e tatimeve për të ardhurat globale në Shqipëri, nga ana e subjektit kërkues. Kjo Çertifikatë me vulë dixhitale, njihet nga të gjitha shtetet me të cilat Shqiperia ka Marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e Evazionit Fiskal”.

Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e këtyre shërbimive mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave, për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto, një shërbim cilësor për të gjithë tatimpaguesit.

Related Posts

Write a comment