Koeficienti i zbritjes së TVSH-së te transaksionet e përziera

Pikat kryesore
  • Zbritja lejohet vetëm kur furnizimi përdoret për nevojat e veprimtarisë së tatueshme.
  • Kur një blerje shërben njëkohësisht veprimtari të tatueshme dhe të përjashtuar, zbritja bëhet me koeficient.
  • Koeficienti llogaritet mbi raportin e qarkullimit, sipas rregullave të ligjit.
  • Masa e zbritjes rishikohet kur raporti ndryshon ndjeshëm gjatë vitit.
Verifikuar më 11 tetor 2026. Rregullat u krahasuan me ligjin nr. 92/2014, dispozitat e zbritjes. Përjashtimet, faqja e burimit

Transaksionet e përziera janë aty ku gabohet më shumë. Nëse një pjesë e veprimtarisë është e përjashtuar nga TVSH-ja, atëherë jo e gjithë TVSH-ja e blerjeve zbritet. Mospërdorimi i koeficientit prodhon zbritje të tepërt, e cila në kontroll rikthehet me gjobë.

Rastet tipike janë qiradhënia, shërbimet financiare dhe arsimore përbri një veprimtarie të zakonshme tregtare. Lista e furnizimeve të përjashtuara është te faqja jonë e përjashtimeve nga TVSH-ja.

Kushtet për ushtrimin e të drejtës së zbritjes

Në zbatim të Ligjit Nr. 92/2014, datë 24.07.20014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ushtrimi i të drejtës së zbritjes së TVSH-së për shpenzimet e përballuara nga një person i tatueshëm, varet nga respektimi i njëkohshëm i kushteve që rrjedhin
nga dispozitat e ligjit, sipas të cilave furnizimet /shpenzimet duhet :

a) të përdoren për nevojat e një furnizimi të kryer kundrejt pagesës me të drejtë zbritjeje;

b) të mos përfshihen shprehimisht në furnizimet specifike për të cilat kufizohet të drejta e zbritjes, sipas nenit 74 të ligjit;

c) të justifikohen nga një faturë që përmban tërësinë e informacioneve të parashikuara sipas ligjit.

Tranksasionet e përziera

Nga ana tjetër, ligji përcakton rregullat dhe kushtet sipas të cilave personat e tatueshëm që nukrealizojnë vetëm transaksione brenda fushës dhe me të drejtë zbritje, pra personat pjesërisht të tatueshëm, mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të zbritjes së TVSH-së.

Masa e zbritjes së TVSH-së

Në praktikë masa e zbritjes së TVSH-së që lidhet me një mall apo shërbim mund të ndryshojë nga një mall/shërbim në tjetrin, në funksion të përdorimit të mallit ose shërbimit.

Në funksion të përdorimit të mallit/ shërbimit përcaktohen:

i) koeficienti i tatueshmërisë:

Proporcioni i përdorimit të mallit apo shërbimit për një veprimtari, për të cilën personi konsiderohet si person i tatueshëm dhe përdorimit të mallit/shërbimit nga i njëjti person për qëllime që nuk kanë të bëjnë me veprimtarinë e tij ekonomike;

ii) koeficienti i zbritjes së TVSH-së:

Pjesa e përdorimit të mallit apo shërbimit për furnizime në fushën e zbatimit të TVSH-së, për furnizime që japin të drejtën e zbritjes;

iii) koeficienti i kufizimit:

Furnizimi i mallit apo shërbimit është shprehimisht objekt i kufizimeve të nenit 74 të ligjit. Kështu zbritja e TVSH-së së mallit apo shërbimit është e barabartë me produktin e elementeve të mësipërm.

Lexo më shumë mbi mënyrën e funksionimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar këtu.

Shkarko

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.

Dërgomë njoftimet falas

Kontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.

SHIKO ÇMIMET

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR