Deklarimi i vendndodhjes së aktivitetit në e-Filing. Pronësia ose kontrata e qirasë

Pikat kryesore
  • Deklarimi i vendndodhjes së aktivitetit në e-Filing bëhet nga çdo NIPT, për adresën kryesore dhe për çdo adresë sekondare.
  • Ngarkohet dokumenti i pronësisë ose kontrata e qirasë për ambientin ku ushtrohet aktiviteti.
  • Të dhënat shërbejnë për llogaritjen e tatimit në burim dhe për parambushjen e deklaratës individuale.
  • Mosdeklarimi i adresës trajtohet si kundërvajtje administrative sipas ligjit nr. 9920/2008.
Verifikuar më 11 tetor 2026. Baza ligjore e rikontrolluar, ligji nr. 9920/2008 për procedurat tatimore dhe ligji nr. 87/2019 për faturën. Deklarimi në e-Filing, faqja e burimit

Afati 20 tetor i përmendur më poshtë i përket njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të vitit 2024. Detyrimi vetë nuk është njëherësh. Të dhënat e vendndodhjes mbahen të përditësuara në çdo kohë, prandaj kur ndërroni ambient ose hapni një njësi të re, përditësimi bëhet menjëherë, pa pritur një njoftim të ri.

“Mosdeklarimi i adresës së ambjentit ku ushtroni aktivitet konsiderohet kundërvajtje administrative me ligj”

Administrata Tatimore fton të gjithë tatimpaguesit, që brenda datës 20 Tetor, të deklarojnë ne e-Filing informacionin mbi statusin e pronësinë ose jo, të vendit/vendeve të ushtrimit të aktivitetit të tyre ekonomik, si dhe të dorëzojnë dokumentacionin përkatës që e vërteton ata (dokumentin e pronësisë, kontrate qeraje etj.).

Ky informacion shërben për përllogaritjen e saktë të Tatimit në Burim si dhe krijimin e mundësisë për parambushjen e Deklaratës së të ardhurave personale, për individët subjekt deklarimi.

Depozitimi apo përditësimi i këtyre të dhënave, nga llogaria personale ne e-filing, duhet të plotësohet nga çdo tatimpagues, pra nga çdo NIPT, si për adresen kryesore ashtu edhe për ato sekondare,  duke ndjekur 5 hapat, si më poshtë vijon:

  • Klikoni në seksionin e-Filing Im
  • Klikoni Profili Im në listën e shfaqur
  • Në seksionin në të majtë, “Detajet e Tatimpaguesit”, klikoni tek Adresa
  • Në seksionin Adresa Kryesore që do të shfaqet klikoni në logon e shtëpizës
  • Në tabelën që shfaqet do të plotësoni të dhënat që kërkohen te “Detajet e objektit ku ushtrohet aktiviteti” dhe ngarkoni vërtetimin e pronësisë ose kontratën e qirasë

 Informacionin e detajuar për mënyrën dhe hapat që duhet të ndiqni e gjeni në dokumentin “Manual i Plotësimit të Detajeve” (ilustruar si bashkëlidhur).   

Kujdes!

Ky informacion duhet plotësuar për çdo njesi biznesi, qoftë NIPT kryesor apo sekondar.

Baza ligjore dhe pasojat e mosdeklarimit

Depozitimi i të dhënave të mësipërme bazohet në kërkesat e Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH” i ndryshuar, neni 23, pika 1, si dhe të Ligjit nr. 87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, i ndryshuar.

Mosdhënia e këtij informacioni trajtohet si kundërvajtje administrative. Mosdeklarimi në afat i detyrimeve tatimore kushton 10,000 lekë për tatimpaguesit e TVSH-së dhe të tatimit mbi fitimin, dhe 5,000 lekë për të tjerët, sipas nenit 113 të ligjit nr. 9920/2008. Masa konkrete për këtë rast verifikohet te drejtoria rajonale, sepse varet nga kualifikimi i kundërvajtjes.

Shkarko më poshtë udhëzuesin e plotë për tatimpaguesit

Çdo herë që ka një ndryshim tatimor ose financiar që prek biznesin tuaj, ju njoftojmë direkt në email me shpjegim praktik.

Dërgomë njoftimet falas

Kontabiliteti, deklarimet dhe këshillimi tatimor për biznesin tuaj, në një paketë mujore. Konsulta e parë është falas dhe pa detyrim.

SHIKO ÇMIMET

Nëse nuk jeni i sigurt nëse adresat tuaja janë të plotësuara, kontrolli zgjat pak minuta te profili juaj në e-Filing. Ne e bëjmë këtë kontroll për klientët tanë sa herë ndryshon ambienti ose hapet një njësi e re. Na shkruani nëse doni ta kalojmë ne.

Rreth autorit

Andi Haxhillari është ekonomist dhe themelues i AlProfit Consult, zyrë kontabiliteti, këshillimi tatimor dhe menaxhimi financiar në Tiranë, e themeluar në 2015. Mban titullin profesional Kontabilist i Miratuar, çertifikata nr. 359, lëshuar nga Autoriteti i Çertifikimit pranë Ministrisë së Financave më 4 korrik 2012. Është diplomuar Master i Nivelit të Dytë në Kontabilitet dhe Ekonomist i Përgjithshëm në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si ekonomist i jashtëm për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri.

GDPR