TiranëTiranëDurrës E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349 E Hënë – E Shtunë 08 – 18 +355693232349

DPT takim me Tatimpaguesit e Mëdhenj për reformën e Fiskalizimit!

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po vijon fushatën e informimit të bizneseve mbi procesin e Fiskalizimin, faza e parë e të cilit nisi zbatimin nga 1 Janari i këtij viti.

Për këtë arsye Administrata Tatimore zhvilloi ditën e sotme takim me disa nga përfaqësuesit e Tatimpaguesit e Mëdhenj, të pranishëm fizikisht në DPT duke respektuar rregullat e COVID-19 dhe online.

Qëllimi i këtij organizimi ishte informimi dhe sensibilizimi i Kompanive VIP, për lëshimin e faturave përmes zgjidhjeve Softwerike të Certifikuara, përpara detyrimeve ligjore.

Më datë 1 korrik 2021 do të nisë Fiskalizimi për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, ndryshe B2B, ndërsa më datë 1 shtator 2021 do të nisë për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, ose siç njihet ndryshe B2C.

Pavarësisht detyrimit për t’u përfshirë në Fiskalizim sipas afateve të mësipërme, Administrata Tatimore kërkon të sqarojë se të gjithë subjektet kanë mundësi të fiskalizojnë transaksionet e tyre përpara këtyre afateve.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.


Jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe gjejmë gjithmonë kohë për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj. Ndihuni të lirshëm të telefononi ose të shkruani në çdo moment për çështje që ne mund t’ju ndihmojmë  KONTAKTO ME NE

GDPR

A ju duhet ndihme?? Ne jemi online